Skip to main content

“Skandali” i hoxhës Irfan!



Së pari:

Fjalën “skandal” mu duk që për herë të parë e dëgjova, dhe besa dëshirova ta konsultoj fjalorin t’ia mësoj mananë që e ka (po mos pritofshi lexoni edhe ju):
SKANDAL m. sh.
1. Ngjarje e pahijshme, shkelje e turpshme e ligjeve, e rregullave, e moralit shoqëror etj.,
2. Zhurmë e madhe që bëhet në lidhje me një ngjarje të papëlqyer, që vete në kundërshtim me normat e moralin e shoqërisë.
3. Sjellje e pahijshme në shoqëri, zënie me britma e rrëmujë;

- Pra hoxha ka denoncuar dukuritë negative duke filluar nga rezilhonet, kurvnitë, faqezellëket etj..
- Tani këtu çka po bohet hesap për skandal a hoxha qo po e ngre këtë shqetësim?! Apo dukuritë negative?!
- Hajt medet kush kë po e akuzon për “skandale”!

Së dyti:

Lexova edhe disa shkrime, komente, sugjerime, këshilla, vërejtje, qortime, e filozofira që i adresohen hoxhës të nderuar Irfan S.

Së treti:

U ndala dhe mendova për këto “skandale”!
- Kush po e akuzon hoxhën për “skandal”?
- Vërtetë çka është dhe mundë të jetë skandal?
- Në të vërtetë kush po bën skandale?
- Etj...

Së katërti:

Mesazh-porosi për fetarët!
Askush prej neve nuk është i pagabueshëm as unë (Ulviu) e as hoxha Irfan e as xhemati. Por nuk është momenti me i shitë mendë hoxhës Irfan Salihut kështu apo ashtu duke e parë fushatën e egër të “mendërmethonëve” kundër islamit dhe myslimanëve.

Së pesti:

Hoxhë Irfan, personalisht unë mendoj se ke një dert dhe shqetësim të dinit dhe këtu shumë të dhembë dhe ky reagim të ka dalë nga loçka e zemrës. Këtë e personalisht e vlerësoj.
- Allahu të forcoftë në rrugën e Tij
- Allahu ta boftë të mundur me thonë vetëm të vërtetën

Selamu alejkum

Hoxhë Ulvi Fejzullahu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more