Skip to main content

Serbët martohen me shqiptare të Shqipërisë



Të rinjtë nga komuna e Rahovecit kanë pasur probleme me martesa, në veçanti pas vitit 1999. Vajzat kanë ikur në Serbi, ndërsa meshkujt nuk janë martuar madje deri në moshën 50 vjeç. Duket se është gjetur një zgjidhje, shkruan INA.

„Quhem Trëndafile Kishi, nga rrethi i Krujës, në Shqipërinë Qendrore. Në Hoçë të Madhe jam martuar me Sllavisha Pavlloviqin dhe para gjashtë muajsh na ka lindur djali Nebojsha. Jam shumë e kënaqur me jetën time këtu. Vjehrra më ka pritur shumë mirë, ndërsa me burrin kuptohem mirë edhe pse ai nuk di shumë shqip e unë di pak serbisht." Kështu flet kjo grua e re e cila ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë dhe është martuar me një serb. Martesat me femra nga Shqipëria nuk janë të rralla, sepse ajo është vetëm një nga dhjetë shqiptaret e Shqipërisë, të cilat së fundi janë martuar këtu me serbë të komunës së Rahovecit. Djalin e saj të paqetë në krah, përpiqet ta qetësojë duke i folur në gjuhën serbe.

„Zoti më ka bekuar me një nuse nga Shqipëria"

Vjehrra e saj Zhivana nuk e fsheh kënaqësinë me martesën e djalit të saj, sepse ai këto ditë i ka mbushur 40 vjet. Për të renë 26 vjeçare thotë: "Zoti më ka uruar me këtë të re(nuse). Ajo më respekton, më pyet nëse jam mirë dhe nëse më duhet diçka. Vajzat tona me siguri që nuk do t'më pyesnin. Një herë kam qenë edhe në Shqipëri dhe ata njerëz më kanë lënë përshtypjen e njerëzve shumë të mirë. Nuk mund ta marrësh me mend sa të mirë janë. Jam shumë e kënaqur. Më ka lindur edhe një nip, të cilit ia kam vënë emrin e djalit, Nebojsha, të vrarë në vitin 1999. Këtu ka mjaft gra shqiptare të ardhura nga Shqipëria, por kjo e jona është më e mira“, thotë Zhivana.

Të gjitha gratë nga Hoqa e Madhe, pra edhe ato që kanë ardhur këtu nga Shqipëria, shkojnë për ti lindur fëmijët në Serbi. Por Trëndafilja ma lindi këtu në spitalin e Rahovecit. "Më kanë pritur shumë mirë. Ne nuk i paguajmë kontrollet për fëmijë dhe shpresojmë se do të jetojnë mirë.“

„Asgjë s'kam paguar“

Sllavisha Pavlloviq shpjegon se si e ka njohur gruan e tij në Shqipëri: „Sa i përket njohjes, mua më ka njoftuar me të ndrikulla jonë, po ashtu nga Shqipëria. E kemi pëlqyer njëri-tjetrin dhe kemi rënë dakord. Kam pritur një javë dhe më pas i kam blerë një unazë, një orë... por nuk kam paguar asgjë për martesë, si disa të tjerë të cilët përmes agjencive kanë paguar nga 500 apo 1000 euro. Unë s'kam dhënë asnjë cent."

Sllavisha thotë se është tepër i lumtur. Ka pritur gjatë për martesë por tani është shumë i lumtur. "Tani për tani gjendja është super. Sinqerisht, këto gra janë shumë të vyeshme dhe të ndershme. Ato t'i respektojnë edhe prindërit, fëmijët, janë të pastërta. S'ka shansa që ajo të shkojë diku pa të pyetur. Janë shumë të ndershme“, pohon Sllavisha.

Burrat e martuar me shqiptare nga Shqipëria në këtë fshat janë shumë të kënaqur. Hoça ka 500 banorë, shumë prej tyre të pamartuar. Vajzat zakonisht martohen me ndonjë jashtë Rahovecit, ndërsa burrat gjenden para një problemi të pazgjidhshëm. Ndaj Sllavisha sugjeron: "Ata duhet të martohen me femra nga Shqipëria. Çka na mungon neve? Djali po më rritet. Ndryshe me siguri që ende do të isha i pamartuar."

Burimi:portalb.mk
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more