Skip to main content

O bij të popullit tim !

O bij të popullit tim !

Mbahuni fort për fjalën e bukur, mos e kundërshtoni pse ajo epshit e lakmisë suaj s’i përgjigjet! Se kjo ju bën që nesër fort veten edhe veten tuaj ta urreni. Mos e injoroni argumentin, kur qartësisht para se të zemrës e mendjes ju shfaqet!

Nëse me gjuhë të vrazhdët ju flasin, mëshirojeni e durojeni; ajo gjuhë o prapa saj ka një zemër të thyer e të rënduar, o dinjitet të nëpërkëmbur, o ndërgjegje të pagdhendur! Ndihmojeni.

Mos përfitoni zemra për t’i nënshtruar, por për t’i çliruar! Jemi të gjithë në një rrugë, ajo është rruga e jetës! Një zanafillë. Një fillim! E s’jetoi kush përjetësisht në këtë jetë, as me vete nuk mori. Gjithçka pas vetes braktisi, përveç njeriut që gjurmë të bukura la! Këto i mbetën. Për këto gjurmë përpiquni!

Forcat tuaja mos i vdisni në gjëra që s’ju sjellin dobi duke i shkapërderdhur, mbani ato, shfrytëzojini për dobinë tuaj, të familjes suaj, të shoqërisë suaj!

Jini të dhembshëm ndaj të tjerëve, siç keni nevojë për dhembshurinë e të tjerëve, kur nga dobësia kaploheni! Mos u kapni për gabimet e njerëzve, sepse vetë ju jeni njerëz, por kapuni për thirrjen në pendim, falje, ndryshim e përmirësim!

Bëni jetë të gjallë! Dhe gjallëria e jetës s’është duke i bërë buzëqeshjet të vdesin, fytyrat të vrenjtten, zemrat të tkurren, mendimet të ngatërrohen, kraharorët të ftohen, e këmbët të shtangen. Gjallëri, të gjallërosh me dashurinë e butësinë tënde, me urtësinë e maturinë tënde, me durimin e përkushtimin tënd.

Bëhuni shembuj, kur shembujt pakësohen; bëhuni shembuj kur shembuj s’gjeni; bëhuni litari që tërheq paqësisht drejt shpëtimit, jo që rrok në fyt e zë frymën! Ti je nevojtar siç janë të gjithë njerëzit, kumtoje udhëzimin e drejtë me dashuri, jo me urrejtje; me butësi, jo me vrazhdësi.

Ne dhe ju, vetëm në paqe mund të jemi bashkë, të jetojmë bashkë, të veprojmë bashkë, të ndërtojmë bashkë!

Prapë, e kush vallë përjetësisht mbi tokë jetoi!

Një Zot të gjitha krijesat kanë, Ai është Një përveç Tij tjetër s’ka, njihuni me Të, ndriçohuni, ndriçojeni rrugën tuaj drejt lumturisë së vërtetë! Paqja e gjithëmbarshme dhe e pambarueshme.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more