Ndjehemi të turpëruara nga fjalët e ‘deputetëve femra’ !
Tendenca për të qenë në qendër të vëmendjes kanë tejkaluar kufijtë e rrugës që duhet ndjekur.
Buj sot bëhet përmes propagandës AntiIslame e protagonistet e tyre janë
servil të pacipë. Më vjen trupë që femrat nuk janë unike , përkrahin
antivlera dhe mohojnë e vlerat.
Dua ti rikujtoj Alma Lames për atë që tha mbrëmë në Rrokum TV , se
femra është shtylla e shoqërisë edhe pikërisht nga ajo varet e ardhmja e
një vendi, nëse femra promovon vlera dhe i kultivojnë ato në shoqëri
padyshim se ajo shoqëri do të prodhojë kuadro që do ti shërbejnë të
mirës në vende.
Çdo herë e më shumë po bindem se propaganda që
femrat tona “Intelektuale” po bëjnë kinse për të drejtën e integrimin e
femrës në shoqëri e në procese vendimmarrëse , janë vetëm biznese të
tyre ngase po të ishte e vërtetë gjithë ajo që thuhet nga to edhe po të
punohej sinqerisht të arrihen objektivat edhe qëllimet e propagandave të
tyre , sigurisht se gjendja në shoqërinë tonë do të ishte më e mirë .
Në rrethana tjera femrat tona, moshataret e mia do të ishin në gjendje më të mirë emocionale, ekonomike.
Deputete tona janë të obliguara në bazë të pozitës që kanë të mos bëjnë
politika përjashtuese ndaj një kategori të vajzave me bindje ndryshe
nga ato .
Dëmi më madh që mund të i vije femrës është kurë dëmtohet , paragjykohet nga vetë femra.
Dëshiroj që Vlora Citaku edhe Alama Lames e Teuta Sahatqiut ta marrin
këtë mesazh që për të folur për një gjë edhe diskutuar rreth saj duhet
ta bëjnë pa paragjykime dhe duke marrë edhe opinion e palës që
apostrofojnë .
Ju ftojmë për debate të përbashkëta të shihni se
gjykimet e juaja për ne janë jo të kohës sonë, dhe të na njihni më mirë
të njiheni me synimet tona të sinqerta dhe inkurajuese për një shoqëri
me vlera.
Ne jemi të gatshme për bashkëpunim dhe të ua falim
paragjykimet dhe ‘deklarimet e vrazhda’ atëherë kur ju të jeni të
gatshme të lëni mbrapa këtë mendësi.
Autor: Merita Boroci ,
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Opinione
Labels:
Opinione
- Get link
- Other Apps