Skip to main content

Dy këshilla...


Dy këshilla...

Dy këshilla të cilat nuk dëshirova ti ruaj për vete, sepse vetja ime nuk është e përhershme.
Këshilla e pare: mos lejo që dita të kalojë pa e bërë këtë lutje:

" اللهم اني اعوذ بك من الهم والحزن والعجز والكسل والبخل والجبن وغلبة الدين وقهر الرجال "

“O Allah! Kërkoj strehim te Ti nga brenga, mërzia, paaftësia, dembelia, koprracia, frika, të më mundin borxhet dhe të mposhtem prej burrave”.
Kjo lutje, me lejen e Allahut Fisnik, Syri i të cilit aspak nuk flen, të mbron nga çdo të cilën nuk e duron shpirti yt.

Këshilla e dytë: kur të ndiesh paaftësi, dështim, se je i pavlerë para ndonjë krijese, kur gabon ndaj ndonjërit që e respekton dhe në një çast nuk ke në dorë asgjë që mund të bësh dhe ndjenë paaftësi të plotë në të gjitha rastet dhe situatat, ajo që duhet ta bësh është kjo:

1. Mërzinë dhe dëshpërimin tënd luftoje me istigfar, i cili sigurisht se e sjell rrugëdaljen, duke thënë:
استغفر الله العظيم الذي لا اله الا هو الحي القيوم وأتوب اليه
Kërkoj falje te Allahu i Madh, përveç të Cilit s’ka hyjni tjetër, i Cili është i Gjallë, Mbikëqyrës dhe te Ai pendohem.

2. Të japësh sadaka, lëmoshë i bindur se me këtë lëmoshë Allahu do ta largon mërzinë dhe brengën.
Të jesh i sigurt se në fund të ditës do të jesh i kënaqur me Allahun dhe Ai do të jetë i kënaqur me ty:
“Do të jep Allahu dhe do të kënaqesh”.

Kërko ndihmë tek Allahu Fisnik, kërko ndihmë tek i Mëshirshmi, kërko ndihmë tek i Madhi dhe mos lejo që njerëzit prej teje të kuptojnë asgjë tjetër veç lumturisë tënde! Vetëm buzëqeshjen tënde lejo që të shohin!

Nëse të ngushton ndonjë gjë në Kuran e ke Xhenetin tënd!

Nëse të dhemb vetmia, drejtohu qiellit me lutjet tuaja!

Nëse të pyesin për gjendjen tënde, vazhdimisht falëndero Allahun!

Edhe këtë fjalë kur e vendos ta përhapësh, vendos që të bësh vepër të mirë me këtë, e ndoshta Allahu ta largon ndonjë vështirësi nga vështirësitë e dynjasë e ahiretit.

Mbaje mend: bë vepra të mira dhe mos i nënçmo ato, sepse nuk e di se cila vepër e irë do të bëhet shkak për të hyrë në Xhennet!

Shejh Salih el-Megamisi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more