Bazat e Patologjisë |
Çka studion Patologjia ?
Patologjia studion sëmundjen dhe merret me etiologjinë, patogjenezën, ndryshimet morfologjike dhe rëndësinë klinike të sëmundjeve të ndryshme.
Çka përfshihet në ekzaminimin e përgjithshëm të organeve në Patologji ?
Në egzaminimin e përgjithshëm të organeve përfshihet identifikimi i lezioneve patologjike me anë të vlerësimit të anomalive në madhësi, formë, konsistencë dhe ngjyrë.
Me çka ngjyrosen preparatet indore në patologji dhe për çka përdoren ?
Preparatet indore të ngjyrosura me hematoksilinë dhe eozinë përdoren për egzaminimin rutinor me mikroskop të dritës.
Kush përfshihet në teknikat tjera plotësuese të cilat përdoren në mjete të veqanta në Patologji ?
Në teknikat tjera plotësuese të cilat përdoren në mjete të veqanta përfshihen ngjyrimet histokimike, ngjyrimet imunohistokimike, mikroskopia fluoreshente, mikroskopia elektron transmisive dhe teknika molekulare.
loading...
Lexo edhe: