Keto janë tri arsyet pse mjekësia sot ka rënë në nivelin më të ulët dhe nuk respektohet autoriteti i mjekut:
1.Amoraliteti që zhvillohet në përmasa të mëdha brenda qendrave spitalore(kryesisht gjatë ndërrimit të natës).
2.Korrupsioni nga ana e personelit shëndetësor,mjekët pa fije turpi kërkojnë para nga pacientët dhe qytetarët në përgjithësi.
3.Sjellja arrogante dhe nënçmuese e shumë mjekëve përballë pacientëve dhe qytetarëve.
Jo të gjithë mjekët janë të tillë,por fatkeqësisht shumë prej tyre .
Idenë dhe propozimin e Ministrit të Shëndetêsisë Prof.Dr.Ferid Agani "se mjeku nuk bën të punoj në dy vende të punës (publik dhe privat) e kundërshtuan pikërisht kjo kategori e mjekëve,ngase u preken interesat materiale të tyre.
Fatkeqësisht në mbrojtje të këtyre mjekëve dolën edhe disa deputet.
Megjithatë edhe unë si mjek,edhe të gjithë ju qytetar të Republikës së Kosovës duhet ta luftojmë korrupsionin dhe amoralitetin që ka zënë vend ne shëndetësinë tonë.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi.
loading...
Lexo edhe: