Skip to main content

Si të mbrohemi nga magjia



Disa njerëz e kanë imanin shumë të dobët, saqë ndodh që gruaja të bjerë në atë nivel aq të ulët dhe t'i bëjë burrit të saj magji për interesat më të ulëta.

Çfarë të pengon o vëlla që të mos bësh një mburojë e mos të të godasë magjia? Ndër shkaqet më efikase pa dyshim se është përmendja e Allahut, siç ka thënë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem në një hadith: "Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Pejgamberin Jahja alejhi selam me pesë fjalë" deri në fundin e këtij hadithi të gjatë, ku në fund të tij Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem thotë: "Kurse unë po ju urdhëroj me përmendjen e Allahut, një të vetmit". Ngase shembulli i përmendjes së Allahut të Lartësuar është sikurse një njeri që është armiku duke e ndjekur shpejt derisa të arrijë e të hyjë në një kështjellë të fortifikuar. Kjo kështjellë është përmendja e Allahut. Besimtari përderisa e përmend Allahun e Lartësuar, është nën mbrojtjen e Allahut nga magjia dhe shejtani e mësysh si dhe çdo e keqe.

Më kujtohet se një hoxhë që bën rukje më ka rrëfyer njëherë se si ai i kishte kënduar Kuran njërit që kishte sulm nga xhinët dhe tha se xhini, i cili ishte në trupin e të sëmurit, u qetësua dhe filloi të flas. Unë e pyeta se si ne kemi mundësi të mbrohemi prej jush më së miri dhe m'u përgjigj duke më thënë se mbrojtja më e mirë për ju prej nesh është që të këndoni përherë të këndoni "edhkaru sabah ve-l mesa" (dhikrin e mëngjesit e të mbrëmjes).

Kur Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem i thoshte Abdullah ibën Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur me të, thuaj "kulhuvallahu Ehad" si dhe kaptinën Felek dhe Nas nga tri herë në mëngjes e në mbrëmje, të mjaftojnë nga çdo e keqe".

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem donte t'ia humbte kohën kot Abdullah Ibën Mesudit e ta angazhonte katër apo pesë minuta kot, por për një qëllim dhe për një dobi shumë të madhe.

Duhet ditur se Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, nuk flet sipas qejfit të vet por fjalët e tij janë shpallje nga Allahu i Lartësuar, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an: "Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij." (Suretru Nexhm: 3-4)

Përktheu dhe e përshtati: Hevzi Kadriu
Nga fjalimi i dijetarit Muhamed Arifi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more