Skip to main content

Shkrim për Ballkanin- e vërteta në Ballkan

Gazetari Amerikan shkruan
ne ''New York Times''


Në Ballkan është një vend i cili kufizohet me vetveten.Ku jetojnë gratë më të bukura dhe natalitetin e kanë në rënie e sipër.Ku të papunësuarit më tepër punojnë, ku në tokën më pjellore jetojnë më skamnorët dhe më të uriturit.Ku treni c’do herë vonohet nga koha e caktuar.Ku të gjithë luajnë futboll ndërkaq fitojnë në vaterpolo,hendboll dhe basketboll.Ku të gjithë shpejtojnë për punë ndërsa asnjë nuk arrin me kohë.Ku orari tetë orësh i punës zgjat dymbëdhjetë orë.Ku shëndetësia është falas kurse shërimi është i shtrenjtë.Ku një pjesë e gazetarëve janë të lirë të shkruajnë vetëm atë që iu rekomandohet.Ku kriza botërore ka fituar shtetësinë,ku shërbimet publike janë fshehtësi ndërkaq fshehtësitë shtetërore publike.Ku luftërat asnjëherë nuk përfundojnë,ndërkaq historia u përsëritet c’do ditë.Ku më të pasur janë ata që asnjëherë nuk kanë punuar.Ku valuta e huaj është pranuar si e tyre.Ku njerëzit kremtojnë festa fetare dhe shajnë zotin.Ku të menqurit i shpallin për të marrë ndërkaq të marrët për të aftë.Ku ligji është illegal e anarkia normale.Ku pushteti përbuz popullin si dëshmitar i padëshiruar.Ku jetohet për ardhmërinë pa të drejta për të sotmen.Ku gjithkush përqesh tjetrin dhe askush-askujt nuk ia do të mirën.Ku proceset gjyqësore zgjasin më gjatë se jeta e njeriut.Ku vërshimet janë mundësi e vetme për ujitjen e tokës.Ku thirret në diktaturë të maskuar e demokracinë e trajtojnë tatim për budallët.Ku vlerësojnë se shteti më tepër përparon në prapambeturi.Ku nuk je normal nëse nuk shkallon nga mendja.Ku jeton vetëm që ta presësh vdekjen,ku koha është amshim e budallëku pambarim…
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more