Në thelb, udhëzimi i të Dërguarit është orientuar në drejtim të
shërimit të kësaj sëmundjeje dhe siguron metoda të ndryshme shërimi.
Lidhur me këtë temë, imam Ebu Davudi, në Sunen e vet, ka shënuar se
Sahil bin Hanifi ka thënë:
“Njëherë me një grup njerëzish kaloja pranë ujëvarës. Shkova dhe u lava, por kur dola (nga uji) më kapën ethe të forta”.
Kur këtë rast ia treguan të Dërguart të All-llahut , s.a.v.s.,
ai e komentoi kështu: “Thuani Ebu Sabitit 160 që t’i lexojë versetet që
flasin për mbrojtjen nga ana e All-llahut (ta’viza)”. Dikush e pyeti:
“Çka do të bëhej nga leximi i zakonshëm i rukjes - a do ta ndihmonte
ajo?” I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., u përgjigj: “Leximi i rukjes
vlen vetëm për sëmundjet psikike, ethet dhe për kafshimet helmuese”.161
Syri magjepsës njihet në gjuhën arabe si nefs, prandaj kjo do të thotë vënie e syrit magjepsës në lidhje me natyrën e keqe të lindur të dikujt ose “të vetes”, ndërsa kafshimi helmues nënkupton thumbimin e akrepit (lat. Euscorpius flavicaudus) ose diçka të ngjashme. Ndër lutjet e rregullta për mbrojtje të vazhdueshme lejohet të lexohen dy kaptina (sure) mbrojtëse (ar. El-Mu’avizatejn). Këto janë surja El Felek e Kur'anit, e cituar më sipër, dhe surja En Nas,
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Feja Islame
Labels:
Feja Islame
- Get link
- Other Apps