Shalqiri duhet ta hamë vetëm të freskët, sepse ngrënia e shalqirit i
cili ka filluar të shkatërrohet (prishet) shkakton sëmundje të ndryshme.
Nëse sëmuremi nga sëmundja e `nxehtë`, ngase kemi ngrënë shalqir të
papjekur, ose shalqir të kalbur, ilaçi më i mirë është shurupi nga
mjalti dhe uthulla, e nëse sëmuremi nga sëmundja e `ftohtë`, ilaçi më i
mirë është xhenxhefili (zingiben officale).
Transmetohet se
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ka ngrënë shalqirin me
hurma të freskëta, ka thënë: “Njëra e largon nxehtësinë nga trupi, e
tjetra ftohtësinë”. Transmeton Tirmidhiu.
Ebu Davudi ka thënë: “Nga frutat që i ka dashur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kanë qenë shalqiri dhe rushi.”
El-Masgani ka thënë: “Kur babi im blente shalqir thonte: `Numëroi sa
`brinjë` ka në të, sepse nëse numri i tyre është tek atëherë shalqiri do
të jetë i pjekur dhe i ëmbël”
Është edhe hadithi të cilin e
transmeton Ibn Abbasi ku thuhet se shalqiri është ushqim, pije dhe
aromë. Pastron lukthin dhe barkun, e rritë sasinë e lëngut spinal
(Likorin cerebrospinal), ndihmon në marrëdhëniet seksuale, forcon të
pamurit dhe ndërpren ftohtësinë.
Burimi:Mjekesia Islame
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Feja Islame Mjekësi Shëndetësi
Labels:
Feja Islame
Mjekësi
Shëndetësi
- Get link
- Other Apps