Një grua rrëfen: - Më vdiq burri e unë isha në moshën 30 vjeçare, më la pesë fëmijë dhe vërtet m’u errësua bota para syve.
U mërzita shumë, pikëllimi sa vinte e shtohej, fëmijët ishin të vegjël.
Nuk kishim nga të ushqeheshim përveç pasurisë që na kishte lënë babai
ynë.
Mundohesha të harxhoj sa më pak që mundet. Një ditë hapa radion dhe një dijetar thoshte:
Ka thënë Pejgamberi slejhi selam.: „Kush bën shpesh istigfar -
Estagfirullah (kërkon falje dhe mëshirë nga All-llahu.xh. sh.) All-llahu
xh.sh. do t’ia zëvendësoje çdo pikëllim me gëzim dhe çdo ngushtësi me
rrugëdalje“. Kur dëgjova këtë këshillë të Profetit alejhi selam, fillova
ta zbatoj me fëmijët e mi.
Vetëm pas gjashtë muajsh u hap një
projekt mbi tokën tonë të vjetër dhe u pagua me shumë të mira, kështu që
fëmija im i madh u bë më i pari në rrethin ku jetonim, mësoi Kur’anin
përmendësh dhe u bë kujdestari i parë për mbrojtjen e njerëzve. Në këtë
mënyrë shtëpia jonë u begatua dhe filluam të jetojmë me shumë të mira,
kurse të gjithë fëmijët e mi All-llahu xh.sh. i udhëzoi në rrugë të
drejtë dhe asnjëherë më në shtëpinë time nuk ka pasur mërzi dhe
pikëllim.
Në këtë mënyrë u bëra gruaja më e lumtur.
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Tregime Tregime Islame
Labels:
Tregime
Tregime Islame
- Get link
- Other Apps