Nëse bjen shi a duhet ti bashkojmë namazet apo jo ?!
Pyetje-
Çfarë duhet të veprojmë nëse bjen shi, un kam qenë duke falur namazin e
akshamit dhe filloj të bjerë paksa shi dhe xhemati dhe imami ishin të
mendimit të bashkonin namazin e akshamit dhe jacisë, mirëpo un dola dhe
nuk i bashkova, a kam hyrë në gjunah apo jo ?!
Përgjigje-
Së
pari duhet të dish që nëse bjen shi i cili nuk ndalon se reshuri dhe si
rrjedhoj e kësaj muslimanit i bëhet e pamundur dalja në xhami, atëherë
në këtë rast lejohet bashkimi i namazeve.
Edhe nëse ka rënë shi më herët , por prej të rreshurave të mëdha toka
është bërë me lloq apo e lagur e bërë puse dhe muslimanit i
vështirësohet dalja për namaz edhe pse të reshurat janë ndalur etj, edhe
në këtë rast lejohet bashkimi i namazeve.
Mirëpo subhanallah ! Disa njerëz të epsheve por edhe xhahila në kuptimin e Fesë.
Disa prej tyre nëse sheh se ka shenja të rënies së shiut ata bashkojn
namazet, apo edhe nëse nuk bie shi i madh dhe mundësohet dalja dhe ecja
nëpër rrugë ata bashkojn namazet , e kjo gjë nuk është në rregullë aspak
dhe namazi i bashkuar është i rrezikuar andaj duhet të kenë kujdes.
Por, kemi edhe të atillë që dëshirojn lehtësime dhe arsyetime sepse
kanë për të dalur nëpër pushimore dhe kafene, si rrjedhojë e kësaj i
bashkojn namazet pa arsye apo edhe me disa pika të rënies s ë shiut.
Muslimani duhet të ketë kujdes dhe të vlerësoj vlerën e namazit ashtu
si duhet e jo ti jep përparësi epsheve e të anashkaloj dhe veproj me
namazit ashtu si i teket dhe ia dëshiron epshi i tij.
Keni kujdes me Namazin, Po.
Fetava Nurun Alad Derb ( Në radio Zëri i Kuranit).
Shejh Dr.Salih el Feuzan,- Allahu e ruajtë!
Përshtati- Suad Shabani.
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Feja Islame
Labels:
Feja Islame
- Get link
- Other Apps