Skip to main content

MËSO SE SI RESPEKTOHET FQINJI ?!


I nderuari vëlla Musliman !

Nëse i përmbushë këto rregulla dhe cilësi të cilat do ti cekim më poshtë, atëherë dije se je njëri prej respektuesve të fqinjit.

E, ato rregulla apo cilësi janë:

1: Duhet vëlla ta nderosh atë (fqinjin), e kjo bëhet duke i mësuar atij çështjet e Fesë Islame, nëse ai është xhahil (I paditur) rreth tyre, por edhe ti duhet të mësosh nga ai nëse nuk ke njohuri për Dinin Islam

Po ashtu, mundohu që ta urdhërosh për të mirë dhe ta ndalosh nga e keqja, si dhe ta thërrasësh në rrugën e mirësisë dhe anasjelltas mundohu të pranosh edhe ti një gjë të tillë prej tij.

2: Bëhu prej atyre që ia ruajnë nderin , pasurinë dhe gjakun e tij. Qoftë kur ai është i pranishëm apo kur nuk është i pranishëm. E mundohu të gjitha këto ti veprosh me sinqeritet, vetëm e vetëm duke kërkuar Fytyrën dhe kënaqësinë e Allahut.

3: Mundohu ti parandalosh të gjitha rrugët të cilat mund ti sjellin dëm apo bezdi fqinjit dhe familjes së tij. Sidomos në pikat si, shtyrja për pjesë të tokës (megjes), nëse e sheh se këmbëngulë fqinji dhe me këtë lëvizje megjeje ti nuk dëmtohesh shumë, atëherë bën sabër dhe lute Allahun që ta kompensojë këtë gjë me diçka më të mirë, në mënyrë që ti ruani marrëdhëniet dhe lidhjet e juaj, Sepse ky është një problem aktual dhe prezent në mesin tonë.

4: Nderoje atë duke i blerë dhurata të ndryshme kohë pas kohe. Sepse dhurimi i dhuratave i largon urrejtjet,ofendimet,dyshimet nga gjokset e juaja, gjithashtu zemrave tuaja u sjellë dashuri dhe respekt të ndërsjellë.

5: Bashkëngjitu gëzimeve të fqinjit për sa kohë që ato janë të lejuara ne Fe dhe në këto raste ji pranë tij duke i ofruar ndihmë, sidomos në momentet kur atij i vështirësohen punët, qofshin ato gjatë mundimeve apo edhe dëshpërimeve.

6: Nëse ndonjëherë i shkakton dëm apo edhe i hyn në hak diçka, qoftë ti apo edhe ndonjë person tjetër i familjes tënde, atëherë shpejto nisu tek ai e kërkoi ndjesë(falje), dhe vendos drejtësi e harmoni mes jush. Në këtë mënyrë do të bësh fqinjin të ndiej se ai ka vlerë dhe pozitë tek ti dhe prej atij momenti ai do të jetë i kënaqur me ty dhe tek ai do të llogaritesh si njeri i besueshëm dhe me vlerë.

7: Mirëpo ai mund të jetë i cili ndonjëherë të shkakton ndonjë dëm apo bezdi, në këtë rast mundohu të durosh sa më shumë, dhe nëse përmbahesh për hir të Allahut, do ta shohësh edhe vet se si Allahu do të bëj rrugëdalje për ty (nga problemet që ti shkakton fqinji).

8: Nëse është i varfër dhe ke mundësi që ti ndihmosh qoftë aspekte ushqimore ose të holla (para), atëherë mos e anashkalo, por kujdesu për të dhe ndihmojë po aq sa ke mundësi, sigurisht duke mos lënë anash familjen tënde.

9: Mos u bënë prej atyre të cilët i kanë shtëpitë ngjitur me fqinjin e tyre, dhe ruana Zot aq rrallë shkëmbehen vizitat mes tyre, vetëm se në raste vdekje, kjo është për të ardhur keq dhe realisht jemi prezent dhe e përjetojmë këtë veprim të ligë dhe në kundërshtim të plotë me rregullat islame.

10: Kudo që të jesh dhe e ke fqinjin afër vete, atëherë mundësoja atij të kuptoj se e respekton dhe nuk e anashkalon, se për fat të keq kemi të atillë që vetëm në nevoja vështirësie apo gjatë qëndrimit nëpër shtëpitë e tyre sillen mirë, ndërsa kur i bashkëngjiten ndonjë rrugëtimi me shoqëri të ndryshme e sheh se e harron fqinjin e tij, e ky veprim e lëndon dhe largon fqinjësinë tënde me të.

Përzgjodhi dhe përshtati: Suad Shabani


respektimi i kojshise,kojshia respektimi,nderimi i kojshise,kojshia nderimi i tij si ta respektoj kojshine
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more