Skip to main content

MBRËMJA FAMËKEQE E MATURËS!



Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetëvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton askush tjetër të adhurohet përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi alejhi selam është rob dhe i Dërguar i Tij.
MBRËMJA E MATURËS DHE HARAMET E SAJ
Në këto ditë pranvere, kur toka ka zbuluar bukuritë dhe çdo gjë është zbukuruar, mirëpo zemrat tona të ndryshkura nga injoranca e thellë na kanë mjegulluar mendjet tona. Tani gjatë këtyre ditëve motrat apo vajzat tona, vëllezërit apo djemt tanë kanë përfunduar shkollën e mesme dhe duan që përfundimisht t’i festojnë në mënyrën “më të mire” të mundshme gjithë ato vite të kaluara në një natë që nuk ka asgjë tjetër përveçse hidhërim të Allahut xh.sh. Me këto fjalë dua t’u drejtohem të gjithëve e në veçanti atyre që këto ditë janë pjesë e festimeve dhe pjesë e mbrëmjeve të ndryshme, e në veçanti pjesë e mbrëmjes së maturës. Nuk ka asgjë në këtë botë e që nuk është cekur në Kur’an dhe duhet ta besojmë se Kur’ani është fjala më e mirë, më e besueshme dhe plotësisht e vërtetë sepse është nga Allahu xh.sh. Gjithë ato vite të shkollimit sigurisht kanë qenë të gjata, por ja përfunduan shumë shpejtë. Këtë temë e titullova “Mbrëmja famëkeqe e maturës” me qëllim që të njohim çartë se për çfarë bëhët fjalë, pasi në essence mbrëmja e maturës është njëra nder netët më famëkeqe të vitit.
1. Shpenzimet ;
2. Përzierja mes dy gjinive dhe Amoraliteti ;
3. Lakuriqësia ;
4. Muzika ;
5. Alkooli , etj.
SHPENZIMET
Prej dukurive negative dhe ndër të këqijat kryesore të mbrëmjes së maturës është shpenzimi i pasurisë në diçka të humbur (haram) dhe aty ku nuk është i kënaqur Allahu xh.sh. Duhet pasur frikë-respekt ndaj Allahut, i Cili na furnizon , e ne me vetëdije i shkelim ligjet e Tij. Muhammedi alejhi selam ka thënë: “ Nuk levizin këmbët e birit të Ademit Ditën e Kijametit derisa nuk pyetet për pesë gjëra: “ Për jetën, ku dhe si e ka jetuar; për rininë ku e ka kaluar; për pasurinë ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe çka ka vepruar me diturinë e tij.” (Tirmidhiu). Kur të pyeteni nga Allahu i Lartësuar për pasurinë nga e keni fituar dhe ku e keni shpenzuar, si do të përgjigjëni vallë?. Shpenzimet e mbrëmjes së matures janë më se paku 50 euro deri në shpenzime marramendëse 300 e 500 euro. Për çfarë? Për ta hidhëruar Allahun dhe për ta mbushur koston tuaj me gjynahe dhe kështu t’a kënaqni komandantin tuaj suprem , shejtanin e mallkuar. Allahu në Kur’ani thotë: “ Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e Allahut. Ata do të shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhët dëshprim i tyre , e madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmbledhen vetëm në Xhehnnem.” (El-Enfal: 36). Sigurisht dhe pa pikë diskutimi shpënzimet e mbrëmjes së maturës do të jenë dëshprim për ju në Ditën e Gjykimit. O maturantë, mos shpenzoni pasurinë në rrugën e shejtanit, mos e hidhëroni Allahun dhe kini shumë kujdes që most a meritoni dënimin e Tij.
PËRZIERJA E DY GJINIVE , AMORALITETI
S’ka dyshim se prej harameve të maturës është përzierja e dy gjinive , qëndrimi së bashku në një vend , vallëzimi , këndimi, etj. Allahu i Lartësuar e ka ndaluar përzierjen në një vend të medhkujve dhe femrave. Allahu në Kur’an na tregon çartazi që nuk duhet të vetmohemi me gjininë e kundërt përmes ajetit : “ Dhe mos iu arfoni amoralitetit (zinasë), sepse vërtetë ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe.” (Isra: 32). Allahu i Lartësuar e ka ndaluar afrimin tek çdo rrugë që na shpie në zina e rruga kryesore për te zinaja është përzierja e gjinive. Transmetohet nga Usame ibn Zejd se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “ Nuk kam lënë pas meje fitne (sprovë) më të madhe sesa fitneja (sprova) e grave.” Kështu që besoj është e qartë për të gjithë se bashkimi dhe përzierja e meshkujve dhe femrave çon në lajthitje (humbje), në devijimin e rrugës së xhennetit, dhe në hidhërimin e Allahut.
Lakuriqësia – ndër dëmët dhe të këqijat më të mëdha të mbrëmjes së maturës është zhveshja ekstreme, lakuriqësia, e cila shpie direct në amoralitet, e Allahu nuk i do mizorët dhe ata që i përbuzin fjalët e Tij. Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “ O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë mbulesat e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe), e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” (Ahzab: 59). Oj motra të nderuara ju që zhvisheni atë natë dhe netët tjera pse veproni kështu? Pse po bëhëni pjesë e hidhërimit të Allahut ato ditë apo natë të kobshme, kujtoni fjalët e Allahut dhe tërhiqni hidhërimin e Tij pasi Ai ju urdhëron që të mbuloheni në mënyrë që të jeni të devotshme dhe stolitë tuaja t’ia zbuloni vetëm burrit tuaj nëse doni kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “ Ata të cilët dëshirojnë që tek besimtarët të përhapet amoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër.” (En-Nur: 19). Pra, sot në këto ditë të përfundimit të shkollës së mesme, njerëzit me një mëndje të tillë ka shumë, ndër ta janë prindërit , drejtorët, profesorët dhe bashkë me ta edhe nxënësit të cilët urdhërojnë, shkojnë dhe i afrohen me dëshirë rrugës së amoralitetit. Ka thënë Allahu i Lartësuar : “ Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij…” (El-Ahzab: 33). E ju motra a mendoni ndonjëherë për Allahun , për mirësitë që ua ka dhënë, për begatitë që ju furnizon apo vetëm keni vendosur ta hidhëroni Krijuesin tonë dhe të çdo gjëje. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se Pejgamberi alejhi selam ka thënë :” Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është prekja, dhe zinaja e këmbës janë hapat.” (Buhariu dhe Muslimi). O vëlla i dashur dhe motër e respektuar, ke frikë Allahun kudo që të jesh, lergoje veten nga shikimi haram, dëgjimi haram, të folurit haram, të prekurit haram dhe të ecurit në haram. A dëshironi që mbrëmja e maturës të bëhët shkak që të mos mund ta shikoni Allahun në xhennet?
MUZIKA
Ndër haramet e mbrëmjes së maturës është edhe muzika , pjesë përbërse e asaj mbrëmje famëkeqe. I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “ Nga umeti im me siguri do të ketë prej atyre që do t’i bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore.” Kështu që dijeni se muzika është haram, është tingull i shejtanit, ndërsa instrumentet muzikore janë vegla të shejtanit. Allahu xh.sh thotë: “ Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qellim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur denim i turpshëm.” (Lukman: 6). Në një ajet tjetër Allahu i Lartësuar thotë : “ Dhe me alarmin e zërit tend, mashtroje atë mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësoret e tu thirri ata, përziju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër , përveç mashtrim. Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tend është e mjaftueshme (për ata).” (Isra: 64-65). Një gjë dijeni vëllezër dhe motra se muzika është kënaqësi momentale për trurin ndërsa është shkatrruese e përjetshme për zemrën. Në atë zemër që e ka zënë vendin muzika aty nuk ka vend për Kur’an, ndërsa zemra pa Kur’an është e vdekur.
ALKOOLI
Nëna e të gjitha të këqijave është alkooli. Allahu në Ditën e Gjykimit nuk do ta shikojë atë njeri që konsumon alkool. Mjerë për ata të cilët marrin pjesë në një vendtubim në të cilin harxhohet pasuria pa kufijë, aty ku bëhët përzierja e dy gjinive, në të cilin femrat janë të zhveshura gjysmëlakuriq. Pra vëllezër dhe motra pasi kuptuat se çfarë thotë Allahu në Kur’an , nëse doni të jeni të shpetuar, largohuni nga vendet ku pihet alkooli dhe ku bëhën vepra të ndyta. Në një hadith , Ibën Umeri transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “ Gjithçka që deh është alkool, ndërsa çdo lloj alkooli është haram.” Po ashtu në një transmetim tjetër vërtetohet edhe më shumë hadithi paraprak nga : Kajs b. Sa’d b. Ubade që ka thënë: “ E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut alejhi selam se ka thënë: “ Gjithçka që deh është alkool (haram), ndërsa çdo lloj alkooli është haram dhe largohuni nga vera prej misri.” Prej shenjave të vogla të kiametit është edhe kjo që ka thënë Muhamedi alejhi selam : “ Njerëzit e ummetit tim di të pine verë, ndërsa do ta quajnë më emra të ndryshëm.” E kur mbrëmjes së maturës i bashkangjitet edhe alkooli, aty nuk mbetet e zezë pa u bërë. Mendohuni mirë se për ku do të nisëni o maturantë, mos harroni se rruga juaj mund të jetë e pa kthim, ndërsa takimi me Allahun veç është afruar. A keni guxim të takoheni me Allahun e Lartësuar të mbushur me gjynahe ku asnjëherë balli juaj s’ka rënë në sexhde dhe zëmrat tuaja kurrë nuk i janë nënshtruar Allahut të Lartësuar?
O MATURANT.!
A shihni ju o maturantë apo në sytë tuaj gjenden perdet e shejtanit (djallit)? Për çfarë po zbukuroheni o maturantë? Për çfarë po festoni ju? Mendohuni mire para se ta hidhëroni Allahun dhe dijeni që pas hidhërimit të Allahut zbret dënimi i Tij.. Ti o maturantë sot po nisesh për të festuar përfundimin e disa viteve shkollimi, po nisesh për të shfryrë epshet dhe të plotësosh dëshirat tua dhe të shoqërisë tënde. A ke menduar se në të njëjtën kohë po e hidhëron Allahun xh.sh. Mendohu mire para se të nisësh për në atë vend të mallkuar. Kujtoni vdekjen ,sepse ajo ju vjen në befasi. E me çfarë fytyre do të dilni para Allahut?! O ju vajza që sot jeni bërë maturante dhe keni vendosur të shkoni në mbrëmjen famëkeqe të matures. A jeni ju ato të cilat deri dje patët turp? E çka po ndodh sot me ju? Pse kështu, ç’ka ndodhur me ju? Pse po zhvisheni para qindra njerëzve të huaj? Kini frikë Zotin tuaj, i Cili po ju lejon që ta shihni dritën e Tij dhe të merrni frymë në ajrin e Tij. Kini frikë Allahun, i Cili po u lejon të ecni lirshëm mbi token e Tij, e sa mizorë që jeni dhe kurrë nuk e kujtoni as që e falënderoni Allahun dhe nuk tregoni aspak frikërespekt për Të. Sa mizorë që jemi ! Ne e njohim Allahun vetëm në vështërsi. Kthejuni Zotit tuaj të pastër si loti të pastruar nga mëkatët duke bërë vepra të mira. Kthejuni Zotit tuaj me fytyra të ndritura, me fytyra të përulura, me fytyra të gëzuara dhe kini frikërespekt ndaj Tij. Mendo çfarë ke përgatitur dhe çfarë po përgatit për të ardhmen tënde, për ahiretin tënd , por dije që me mbrëmjen e maturës nuk mund t’i fitosh xhennetet e Allahut. Ktheju Allahut faqebardhë ashtu siç i ka hije robit të Tij, vazhdoni kokëulur në dunja që ta ngrisni kokën në ahiret dhe mos shkoni kokëlartë në dunja , pasi në ahiret do të jeni të përbuzur, të përulur dhe të dënuar me zjarrin e Xhehnnemit. Allahu udhëzoftë, Allahu na drejtoftë, Allahu na i faltë gjynahet tona! Allahu na bëftë prej banorve të Firdevsit. E lusim Allahun e Lartësuar që most ë jeni pjesë e mbrëmjes famëkeqe të maturës, që të jeni robër të Allahut e jo të shejtanit të mallkuar. Allahu na ruajtë dhe na faltë gabimet e kaluara! Gjithashtu lus Allahun e Lartësuar që ashtu siç e bën shiun ta ringjall token, t’i bëjë edhe zemrat tona të ringjallen dhe të forcohën me përkujtimin e Tij dhe Kur’anin Famëlartë ta bëjë udhëzues dhe shërues për ne.
‘O Allahu ynë na mbroj nga zemra që s’të ka frikë, syri që s’loton, veshi që s’dëgjon dhe shpirti që nuk ngoper’ AMIN.

Autor : Berat Shatri
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more