Skip to main content

Keshilla e imam Shafiut rahimehullah



Ki frikë Allahun dhe përfytyro ahiretin në zemrën tënde. Bëje vdekjen pjesë të asaj që sheh me sytë e tu dhe mos harro kurrë se pozita jote është në duart e Allahut. Qëndro larg harameve. Përmbushi obligimet. Bëhu me të vërtetën kudo që ajo të jetë. Mos i nënvlerëso favoret e Allahut mbi ty sado të vogla qofshin ato, por falendero. Dhe bëje heshtjen tënde të jetë një kohë për reflektim dhe të folurën tënde një kohë për përkujtim dhe mendimet e tua shembull. Fali ata që tejkalojnë ndaj teje, tregohu i mirë me ata që tregohen të këqinj me ty, bëj durim ndaj fatkeqësive, kërko strehim tek Allahu nga zjarri me takwah.

Bëje vërtetësinë gjuhën tënde, besnikërinë bëje jastëkun tënd, mëshirën frutet e tua, falenderimi yt të jetë pastërtia jote, biznesi yt të jetë vërtetësia, zbukurimi yt të jetë dashuria vllazërore, Libri të jetë urtësia jote, bindja të jetë jeta jote, gëzimi të jetë amaneti yt, të kuptuarit të jetë zgjuarsia jote, shpresa të jetë qëndrueshmëria jote, frika të jetë mbulesa jote, sadakaja të jetë kështjella jote, zekata të jetë nga veprat e tua të mira, modestia të jetë udhëheqësi yt, mbështetja jote tek Allahu të jenë armët e tua dhe dynjaja të jetë burgu yt. Varfëria të jetë shoku yt, vërtetësia të jetë emiri yt, haxhi dhe xhihadi të jenë dëshirat e tua, bëje Kur’anin atë me të cilën ti flet, merr si mbrojtës dhe aleat Allahun, kushdo që i ka këto cilësi, xheneti bëhet vendi i tij.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more