Skip to main content

Ishim në një anije dhe era na dërgoi në një ishull...

Ibën Kuddame, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Abdul-Uahid ibën Zejd thotë:

“Ishim në një anije dhe era na dërgoi në një ishull, zbarkuam në të dhe aty e pamë një njeri duke adhuruar një idhull!

Ecëm në drejtim të tij dhe i thamë: O njeri kënd po adhuron?

Bëri me shenjë kah idhulli.

I thamë: Me neve në anije është një njeri që punon ngjashëm me këtë idhull, andaj, ky nuk është Zot që duhet adhuruar.

Na tha: Po ju kënd e adhuroni?

I thamë: Ne, e adhurojmë Allahun.

Na tha: Kush është Allahu?

I thamë: Ai, i Cili në qiell e ka Arshin e Vet, në tokë pushtetin dhe në të gjallët dhe të vdekurit caktimin e Tij.

Na tha: Si keni mësuar për Të?

I thamë: Na dërgoi tek ne ky Mbret i Madh, Krijuesi i Lartë një të Dërguar fisnik dhe na informoi me këtë çështje
.
Na tha: Çfarë bëri ky i Dërguar?

I thamë: E përmbushi misionin e tij, pastaj, Allahu e mori tek vetja.

Na tha: A nuk la ndonjë shenjë tek ju?

I thamë: Po, gjithsesi.

Na tha: Çfarë la?

I thamë: Ka lenë tek ne një libër nga Mbreti (Allahu).

Na tha: Ma sillni ta shoh librin e Mbretit, ai, libër, duhet te jetë nga librat e mira të mbretërve. Ja sollëm Mus’hafin.

Na tha: Nuk kam njohuri për këtë.

Pastaj, i lexuam disa ajete nga Kur ’ani, vazhdimisht lexonim, e ai qante, ne lexonim e ai qante, deri sa e përfunduam suren.

Na tha: Duhet që Zoti i kësaj fjale mos të kundërshtohet, pasta e pranoi Islamin dhe ia mësuam dispozitat e tij dhe disa sure nga Kur ’ani, dhe e morëm me veti në anije.

Pasi që udhëtuam, na arriti nata dhe shkuam për të fjetur, na tha: O njerëz! Ky i adhuruari i juaj për të Cilin me udhëzuat, kur të behët nata, a flenë?

I thamë: O robi i Allahut! Ai është i Gjallë i Përjetshëm i Madh dhe nuk flenë.

Na tha: Sa rob të këqij jeni ju! Ju fleni e Zoti juaj nuk flenë. Pastaj, filloj të bëj adhurim dhe na la neve.

Pasi që arritëm në vendin tonë, i thamë disave nga shokët tone: Ky është fillestarë në Islam, i huaj në vend, kështu që tubuam një shumë dërhem dhe ia dhamë atij.

Na tha: Çfarë është kjo?

I thamë: Shpenzoj për nevojat tuaja.

Na tha: La ilahe il-lAllah! Kam jetuar në ishull duke e adhuruar dike tjetër pos Allahut, dhe Allahu nuk me la në humbje, e si ka mundësi të me le në humbje dhe unë tani e njoh (e adhuroj Atë)?!

Pastaj shkoi për të fituar rriskun vet, pas kësaj u bë prej njerëzve të mirë të dalluar deri sa vdiq.

(Kitabu Teuabine, f.179)
(Huazuar nga Muhamed Seih etTemimi)
Përktheu: Besim Gjelaj
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more