Skip to main content

Disa nga dobitë e dërgimit të salavateve:



1. Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu xh.sh. - thotë P.a.s.: "Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate" (Buhariu)

2. Kthimi i salavatit prej Pejgamberit a.s. - "Nuk ka asnjë musliman që më përshëndetë me selam e që All-llahu të ma kthen shpirtin për t'ia kthyer selamin". (Imam Ahmed,Ebu Davud).

3. Afërsia me Pejgamberin a.s. - "Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat".

4. Kushtëzohet pranimi i lutjes pas salavatit - Transmeton Aliu r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ka asnjë lutje që në mes saj e Qiellit nuk ka hixhab (pengesë) përderisa nuk dërgohet salavat mbi mua dhe vetëm pasi të dërgohet salavati ngrihet ajo pengesë". (Tirmidhiu).

5. Melaiket luten për ata që dërgojnë salavat - Muhamedi a.s. ka thënë: "Allahu ka krijuar një grup melaikesh të cilët i urdhëron të kërkojnë vendtubime aty ku përmendet Allahu. Nëse gjejnë vende të tilla, ndalen pranë tyre, ku bëjnë amin në lutjet e besimtarëve të pranishëm, nëse ata dërgojnë salavat, melaiket së bashku me ta dërgojnë salavat, derisa besimtarët të shpërndahen, pastaj melaiket i thonë njëri tjetrit, lum për këta që po kthehen të falur prej Allahut".

6. Të fituarit e shefa'atit (ndërmjetësimit) të Muhamedit a.s. - "Kur të dëgjoni muezinin përsëritni ato që i thotë ai gjatë ezanit, pastaj dërgoni salavat në mua, pastaj prej Allahut kërkoni Vesilen për mua, pozitë që i jepet vetëm robit të Allahut, shpresoj jam unë, prandaj kush kërkon vesilen për mua, më është lejuar t'i bëj shefa'at atij".

7. Përkujtimi për Pejgamberin a.s. - "Prej ditëve më të mira tuajat është dita e Xhumasë, në të cilën ditë u krijua Ademi a.s., në atë ditë edhe vdiq, atë ditë fryhet në sur dhe atë ditë ngjan kiameti, prandaj shumë dërgoni salavate atë ditë, sepse vërtet salavatet tuaja arrijnë tek une". Sahabet e pyetën: "O i Derguar si të vijnë salavatet nëse atëherë nuk do të jesh më?" Pejgamberi a.s. iu pergjijg: "All-llahu ia ka ndaluar Tokës t'i gëlltisë trupat e Pejgambereve". (Ebu Davud, Ibni Maxhe, Nesaiu, Ahmedi).

8. Dërgimi i salavateve gjatë hyrjes në Xhami - Transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur dikush të hyjë në xhami le të më përshendesë me selam dhe le të thotë: "O Allah më hap dyert e mëshirës Sate". (Ibni Hibbani)

9. Salavati shkak i shpëtimit nga vështirësitë - Nga Sehl ibn Sad transmetohet të ketë thënë: "Erdhi një njeri tek Pejgamberi a.s. duke iu ankuar për problemet e shumta jetësore, varfërinë e madhe dhe vështirësitë e ndryshme, atëherë Muhammedi a.s. i tha: "Kur të hysh në shtëpinë tënde iu jep selam është dikush aty apo jo, pastaj më dërgo salavat mua dhe lexo Kul Huvallahu Ehad". Ky njeri filloi të vepronte në ketë mënyrë derisa gradualisht filloi t'i përmirësohet gjendja. Zoti ia shtoi pasurinë aq shumë saqë ai u shpërndante të afërmëve dhe fqinjëve të tij (Xhelaul Efham fi fadli essalat ala Muhamed-Ibnul Kajjim El Xhevzij)

10. Salavati në vend të dhënies së Sadakasë - Nga Ebi Seid r.a. transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: "Kur dikush nuk ka mundësi të japë sadaka, në lutjen e tij le të thotë: "Allahumme Sali ala Muhammedin abdike ve Resulike ve Sali alel Muminine vel Muminat vel Muslimine vel Muslimat". (O All-llah derdh bekimet mbi robin dhe të dërguarin Tënd - Muhammedin a.s., dhe mbi besimtarët dhe të nënshtruarit e Tu).

11. Përfitimi i mëshirës Hyjnore - Nga Umer ibni Hattabi transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: "Kushdo që ka marrë abdes le të thotë më pas: "Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve enne Muhameden abduhu ve Resuluhu", pastaj le të më dërgon salavat, sepse këtij besimtari do t'i hapen dyert e mëshirës së Zotit (Xhelaul Efham fi fadli essalat ala Muhamed-Ibnul Kajjim El Xhevzij).

12. Të paraqiturit e salavatit tek Pejgamberi a.s. - Nga Ebu Hurejra, Muhamedi a.s. ka thënë: "Kush më dërgon salavate pranë varrit tim e dëgjoj atë, ndërsa kush më dërgon salavat nga larg, unë e di atë. (po aty fq 15)

13. Salavati mundëson të pamurit e Resulit a.s. - Imam Eshsharaniu thotë se Muhamedi a.s ka thenë: "Ai që thotë këtë salavat do të më sheh në ëndërr, dhe kush më sheh në ëndërr, do të me shoh në Ahiret, ku do të pijë nga uji i Keutherit dhe nuk do ta djeg zjarri". Ky salavat ka këtë përmbajtje: "Allahume Sali ala ruhi Muhamedin fil ervah ve ala xhesedihi fil exhsad ve ala kabrihi fil kubur ve ala alihi ve sahbihi exhmein".
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more