Çuditem me katër persona që janë të pavëmendshëm në këto (katër) raste:
1. Çuditem me atë që është sprovuar me brengë, se si është i
pavëmendshëm nga fjala e Allahut të Lartëmadhëruar: “Nuk ka Zot përveç
Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtet jam kriminel”, ndërsa Allahu i
Lartëmadhëruar thotë: “Iu përgjigjëm dhe e shpëtuam nga ajo që e
brengoste.” (Enbija, 87-88)
2. Çuditem me atë që është sprovuar
me fatkeqësi, se si është i pavëmendshëm nga fjala e Allahut të
Lartëmadhëruar: “Zoti im më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i
mëshirshmi nga të mëshirshmit”, ndërsa Allahu I Lartëmadhëruar thotë:
“Iu përgjigjëm dhe ia hoqëm fatkeqësinë që e mundonte…” (Enbija, 83-84)
3. Çuditem me atë që është sprovuar me frikë, se si është i
pavëmendshëm nga fjala e Allahu të Lartmadhëruar: “Na mjafton neve
Allahu, eh sa mbrojtës i mirë është Ai”, ndërsa Allahu i Lartëmadhëruar
thotë: “Dhe u kthyen të mbuluar me plot mirësi të Allahut. Nuk i goditi
kurrfarë e keqe…” (Ali Imran, 173-174)
4. Çuditem me atë që
është sprovuar nga kurthet e njerëzve se si është i pavëmendshëm nga
fjala e Allahut të Lartmadhëruar: “Unë çështjen time ia lë Allahut,
Allahu me të vërtetë i sheh njerëzit”, ndërsa Allahu i Lartëmadhëruar
thotë: “Dhe Allahu e ruajti nga të këqijat dhe kurthat e tyre…” (Gafir,
44-45)
O Allah na bëj nga ata që të kujtojnë dhe falënderojnë, e jo nga ata që të harrojnë.
Përktheu: Valdet Kamberi
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Feja Islame
Labels:
Feja Islame
- Get link
- Other Apps