Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh'arij radijAllahu anhu përcillet se I Dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush krejt në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur'ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron".
Transmeton Muslimi
loading...
Lexo edhe: