Prej Abdullah bin Abbasit Allahu qoftë i kënaqur prej tij transmetohet se ka thënë:
Isha një ditë (duke ecur) pas Pejgamberit lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më tha: O djalosh, unë do t'i mësoj ty disa fjalë: Ruaje All-llahun (d.m.th. zbatoi urdhërat e Tij, dhe largohu nga ndalimet e Tij) të ruan Ai ty (nga çdo e keqe), ruaje All-llahun nëse dëshiron ta kesh gjithmon pranë vetes.
Kur të lypish lyp prej All-llahut, kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Tij. Dije se gjithë njerëzit sikur të tubohen që të bëjnë ty një të mirë nuk do të bëjnë përpos atë që All-llahu ka caktuar për ty, po nëse gjithë njerëzit tubohen, pajtohen që ty të të bëjnë një të keqe, nuk do të mund të bëjnë përpos asaj që All-llahu për ty ka caktuar.
Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletushkat. (don të thotë, se atë që All-llahu ka shkruar në kader, askush nuk mund ta ndryshojë).
----------------------------------------------------------------------
Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë dhe i vërtetë
loading...
Lexo edhe: