Ndonëse nga ata u zhvillua edhe evoloi bota në të gjitha kuptimet,ngase edhe shkenctarët, politikanët, faza nëpër të cilën kaluan,ishte edhe fëmijëria.Letra e bardhë e pashkruar, e emërtuar me emrin ''fëmijë'' ka përshkuar një rrugë jo edhe aq të lehtë,nëse i qasemi historisë së zhvillimit të të drejtave të fëmijëve.Ata kaluan kohëra të vështira,duke u persekutuar,duke u torturuar dhe duke iu mohuar të drejtat e tyre të pamohuara,e drejta e fëmijërisë.Dhe nga ky kënd,duket sikur ata lëshuan një zë qortues:''Hej,edhe ju keni qenë sikur ne.Mos na torturoni!.
Ky zë e zgjoi nga gjumi botën e civilizuar, e cila hartoi një konventë për rregullimin e të drejtave të fëmijëve.
Drejtuesit politikë shpeshherë e përsërisin shprehjen e njohur:''Fëmijët janë ardhmëria jonë''.
Fëmijëve nuk u përket vetëm e ardhmja,por edhe e tashmja.Në emër të së ardhmes nuk mund të lihet pasdore e tashmja.
Të drejtat e fëmijëve kanë për qëllim që fëmijëve t'u mundësohet të jetojnë të tashmen me gjithë të mirat e saj, e po ashtu të garantohet edhe e ardhmja.
Sot gjendja e tyre është përmirësuar.Janë të lirë në veprimet e tyre,bëjnë atë që u pëlqen,nuk bëjnë atë që nuk e dëshirojnë dhe zgjedhin atë që duan.
Të tjerët thonë se jemi në epokën e teknologjisë,disa përmendin ngrohjen globale,por ne themi se jemi në epokën tonë...epokën e fëmijëve.
Shkruar nga Rreze Rudi - Kaçanik
ese per femijet,hartime per femijet,hartime per femijet,hartim per femijet,ese femijet,ese femije,hartim femija,epoka e femijeve,epoke e femijeve
loading...
Lexo edhe: