Shkolla fillore “Emin Duraku” - Kaçanik zuri vendin e parё nё olimpiadёn e diturisё qё u organizua nga kolegji „American school of Kosova”.
Treshja e artё, e pёrbёrё nga Lorik Loku, Lirona Bela dhe Alush Bujupi, nxёnёs tё klasёs sё VII-3 dolёn fitues nё njё konkurrencё tё denjё, ku pjesёmarrёs ishin pothuaj shkollat fillore mё elite tё Republikёs sё Kosovёs. S’do mend se ky sukses i nxёnёsve nderon jo vetёm emrin e secilit nga fituesit e kёsaj olimpiade, por edhe shkollёn, edhe komunёn nё pёrgjithёsi.
Kёtu po radhisim edhe sukseset tjera tё arritura nga shkolla jonё. Qershorin dhe shtatorin e vitit 2011 nxёnёsit e kёsaj vatre arsimore ishin finalistё tё garave, njёra lidhur me ambientin, e tjetra me temёn “Ta gjurmojmё Evropёn”, tё mbёshtetura financiarisht nga Komisioni evropian.
Nuk duhet harruar pa pёrmendur se pёrurimin e fushёs sё sportit e bёnё Kristof Stoche, pёrfaqёsues i Zyrёs ndёrlidhёse tё komisinit Evropian, bashkё me pёrfaqёsues komunal, qeveritar dhe tё OJQ-ve.
loading...
Lexo edhe: