Skip to main content

Sputumi si material diagnostik


       

Sputumi tajitet prej rrugëve të frymëmarrjes me anë të nxjerrjes së saj.Ky përbëhet prej jargëve,epiteleve,bakterieve dhe prej materialit I cili prej ambientit të jashtëm depërton në rrugët e frymëmarrjes.
    Përshkak të sëmundjes së organeve të frymëmarrjes(pneumonia,bronkoekstazisë,abcesit të mushkërive etj)bëhet edhe zmadhimi i sasisë së këlbazës,e cila grumbullohet,kjo sasi matet dhe dërgohet në analiza laboratorike.
   Për kontrollime(analiza)laboratorike sputumi merret me anë të enëve speciale,prej qelqi(filxhanat e Pjetrievit).
    Motra ia shpjegon të sëmurit se si të merret sputumi,duke e përkujtuar këtë se sputumi merret prej rrugëve të frymëmarrjes pas kollitjes dhe nxjerrjes së këlbazës jashtë,e jo prej grykës së gojës.
   Këlbaza merret në mëngjes para ngrënies së mëngjesit.I sëmuri më parë e shpërlan grykën e gojës me ujë,e pastaj kollitet thellë dhe e nxjerrë kështu këlbazën jashtë drejt e në filxhanin e Petrievit.
   Motra e mbyll filxhanin e Petrievit me anë të kapakut prej qelqi ndërsa skajet e filxhanit i ngjet me letër ngjitëse.Në udhëzimin që e vënë në filxhan e shkruan emrin dhe mbiemrin e të sëmurit,repartin dhe të dhëna tjera të nevojshme,duke i dërguar që të gjitha kështu së bashku në laborator për t'u analizuar.
   Kur motra e dërgon sputumin për të mbjellë në ushqimore(kultura sipas Levenshtajnit).Procesi i marrjes dhe i ekspeditimit bëhet në një mënyrë të rreptë sterile.
    
                Përgatitja e materialit

Me këtë rast bëhet përgatitja e këtij materiali:
* epruveta sterile e gjatë dhe e shkurtër ose filxhani i Petrievit,
* ena me ujë të zier të freskët për të shpërlarë gojën dhe disa shtresa për të fshirë buzët,
* dy deri në tri lecka sterile ose garza për të fshirë trysat,
* ena veshkore,kandili dhe shkrepsa për ta ndezur grykën e epruvetës,respektivisht të kapakut të filxhanit të Petrievit,
* maska për motrën dhe për mjekun(mbrojtja e hundës dhe e gojës),
* udhëzimi për dërgimin e materialit në laborator si dhe ngjitësja për epruvetën ose për filxhanin e Petrievit.
   Në momentin  kur bëhet përgatitja e të sëmurit,njëkohësisht këtij i shpjegohet edhe teknika e të kolliturit si dhe e mënyrës së hedhjes së këlbazës:i sëmuri e shpërlan gojën me ujë të ziier,ndërsa trysat dhe dhëmbët ia fshin motra me fshirëse sterile ose me garzë.
  
               Teknika e punës

Në repart bëhet mbledhja e sputumit të të sëmurit i cili vëhet në enën për sputum,të cilat lahen rregullisht,në fundin e të cilave vihet Lizoli 3%,për t'u bërë kështu dezinfektimi.Por,kur sputumi merret për analiza laboratorike,atëherë procedura është ndryshe.Kështu nga i sëmuri merret më së shpeshti në mëngjes,parase ky të ketë marrë ushqim ose lëngje të ndryshme.Këlbaza mblidhet në enë të pastërta kimike dhe sterile,varësisht nga analizat që do të bëhen(lloji i analizave),në rast se sputumi dërgohet në analiza makroskopike dhe mikroskopike,atëherë në enë të pastra kimike(më së shpeshti filxhanat e Petrievit)ndërsa nëse është fjala për analiza bakteriologjike,atëherë duhet dërguar(është e detyrueshme)në filxhanat e Petrievit të cilat janë sterile.
 

  Të sëmurin e vëmë në pozitën e ulur,rreth qafës i vihet vala prej idre pasi e ka shpërlarë dy tri herë grykën e gojës me ujë të vluar,i sëmuri kollitet thellë dhe me fuqi,duke hedhur kështu sekretin në filxhanin e Petrievit kështuqë këlbazën e marrim prej rrugëve të poshtme të frymëmarrjes,pastaj e nxezim kapakun në flakën e llambës dhe e mbyllim filxhanin e petrievit ndërsa rreth e përqark i ngjesim letër në të cilën shkruhet emri dhe mbiemri i të sëmurit dhe numri i dhomës e sputumit në udhëzimin i dërgojmë në laborator.pas marrjes së këlbazës.i sëmuri e shpërlan gojën me ujë dhe e vazhdon pushimin në shtrat.Materiali i përdorur digjet ose dezinfektohet në 10% të Lizolit.

            Punoi: Festim Bislimi

Mjekesi,materiali laboratorik per diagnoze,materiali biologjik,marrja e materialit per analiza, marrja e mostrave per analiza,marrja e gjakut,marrja e urines per analiza,marrja e fecesit per nalaiza punime nga Festim Bislimi,shkrime nga Festim Bislimi,punime shkencore nga Festim Bislimi,punime shqip nga Festim Bislimi,marrja e sputimit per analiza diagnostike,sputumi si material diagnostik
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more