Shtigjeve drejt pavarësisë
S”duruan dot robërinë,
S’duruan ushtritë barbare,
S’i trembi gjylja e topit,
Se i lindi nëna shqiptare.
Qysh kur linden vranë vdekjen,
Edhe frikën e tmerrruan,
Brez pas brezi gjysh pas gjyshi,
Armikun shekullor e luftuan.
Armikut grusht të rëndë i dhanë,
Më 28 Nëntor të vitit 1912,
Kur Ismaili Qemali në Vlorë,
Mëmë Shqipërinë e shpalli shtet.
Gjithë shqiptarët kudo që janë,
Këtë ditë bashkë e festojnë,
Plakun e urtë, Ismail Qemalin,
Kurrë nuk e harrojnë.
Poezi nga Fatlinda Koraqi - Kaçanik
poezi per pavaresine,pavaresia
loading...
Lexo edhe: