Një popull që ka dëshmorë, nuk njeh robëri
Sytë e mi të mbuluar me pluhur nuk shihnin asgjë.Pastaj mjegulla e zezë e pluhurit që kishte mbuluar vendin,filloi dalëngadalë të hiqej.Ç'të shihje!
Maja e malit qëndronte prore, ndërsa gjaku rridhte rrëke, e mbi të fluturonte pëllumbi që sillte lirinë.
Dëshmorët që ranë për liri u bënë lule e luftës dhe e gjakut.Jo vetëm kaq, ata u bënë edhe shkronja të arta të lirisë, të ngulitura në zemrën e çdo shqiptari.
Vendin e përgjakur e mbuluan lotët, por thellë në zemër shfaqej gëzimi i paskaj.Nënlokja as nuk qante,as nuk rënkonte,por bekonte Shqipërinë, Kosovën dhe dëshmorët që ranë për lirinë.
Një lapidar i lirisë u ndërtua në krahët e shqiponjës.Aty u shkruan emrat e dëshmorëve, e pastaj shqiponja fluturoi në kaltërsi.
Ne, shqiptarët, me shekuj nuk e njohëm robërinë.Nuk thuhet kot se ku ka dëshmorë, nuk ka robëri.Dëshmorët tanë gjithmonë do të jetojnë në zemrat tona si fitimtarë.
Shkruar nga: Arlena Krivanjeva - Kaçanik
hartime per luften,ese per luften ne KOSOVE,ese per deshmoret e lirise,hartim per deshmoret e lirise,deshmoret ese,hartime shqip,hartim shqip,hartime te bukura shqip
loading...
Lexo edhe: