Skip to main content

Materiali laboratoriko-diagnostik

             
 Materiali laboratoriko-diagnostik

Parimet themelore me rastin e marrjes dhe të dërgimit të materialit për analiza laboratorike

-Për diagnostikën e sëmundjeve kirurgjike dhe të sëmundjeve të tjera në kohën e sotme aplikohen analiza laboratorike si metoda plotëesuese diagnostike.Materiali i marrë në mënyrë jot ë pëlqyeshme dhe që nuk përket me rregullat mjekësore mundëson paraqitjen e gabimeve në analiza ose e bën të pamundshme kryerjen e analizave,e me këtë e vështirëson edhe mundësinë e përcaktimit të diagnozës së sëmundjes
  

  Materiali për analiza laboratorike merret prej të sëmurit në këtë mënyrë:
* në dhomën e të sëmurit
*  në bllokun e operacionit
*  në ambulancë
  

Materialin e merr mjeku,por me urdhër të tij këtë e merr edhe motra medicinale.
  

  Gjatë punës duhet pasur kujdes:
* për kohën se kur merret materiali,
* për mënyrën në të cilën merret materiali
* ku bëhet dorëzimi i materialit në laborator
* si veprohet me materialin para se ky t’i dorëzohet laboratorit për analiza.
   Për analiza laboratorike merret ky material prej të sëmurit:
•    gjaku
•    urina
•    këlbaza
•    sekrecioni nga plaga dhe sekretet e zgavrave të trupit
•    jashtqitjet (fecesi)

  Gjatë marrjes së gjakut,të urinës dhe të materialit tjetër për analiza laboratorike roli i mjekut dhe i motrës medicinale është i shumëfishtë,përpos përgaditjes së të sëmurit për marrjen e këtyre analizave mjeku ose motra(në bazë të urdhërit të mjekut)e mbledhin dhe e dërgojnë materialin për kontrollim(analiza).Prej mënyrës së marrjes si dhe të ekspeditimit në kohën e duhur të gjakut,urinës dhe të materialit tjetër varet edhe saktësia e rezultatit të analizave të bëra,si dhe rezultati i vet punës së laboratorit.


 Për  marrjen e materialit laboratorio përgaditen enë për futjen e materialit të marrë prej momentit kur ky merret dhe deri në momentin e përpunimit laboratorik.Këto enë janë të punuara prej qelqi,ndërsa formën e kanë ndryshme,varësisht nga lloji dhe nga destinimi:enët duhet të jenë të thata dhe sterile(e sidomos tek hemokultura,urinokultura etj).Prania edhe e një shtrese fare të vogël-materie organike apo inorganike,e cila mbetet në enë,mund të fitohet një rezultat i gabueshëm psh :
* në qoftë se në enën e bëjmë futjen e jashtëqitjeve(fecesit),për të bërë analiza laboratorike,ndodhet një koagulum gjaku(i cili ka arritur këtu për shkak të pakujdesisë),rezultati nuk do të jetë i saktë
*gjithashtu në enën në të cilën ndodhen mbeturina të ujit të destiluar shkaktohet hemoliza e pjesërishme e eritrociteve e cila intereferon direkt në rezultat.


Saktësia e rezultatit varet edhe nga profesionalizmi i puntorit shëndetsor që e bën marrjen e materialit.Me rastin e marrjes së gjakut për të bërë analiza në eletrolite duhet patur kujdes që gjaku nga vena duhet të rrjedhë spontanisht e jo të bëhet kjo me dhunë ose nën shtypjen negative,pasi që për shkak të hemolizës së eritrociteve rezultati do të jetë i pasaktë:gjatë marrjes së gjakut për sedimentim duhet patur kujdes për raportin në mes të sasisë së gjakut të marrë dhe të antikoagulantit,pasi që rezultati do të jetë i pasaktë,nëse veprojmë ndryshe.


  Te disa lloje sëmundjesh marrja e materialit është e kushtëzuar(e lidhur)për një kohë të caktuar:për analiza: për analizat që bëhen në rastet e materieve marrja e gjakut bëhet vetëm në kohën e sulmit,në rastet e hemokulturës vetëm në kohën e shfaqjes së temperaturas së lartë etj.


  Do të përmendim edhe disa faktorë të cilët ndikojnë në saktësinë e analizas së bërë:
* duhet patur kujdes që materiali të merret sipas rregullave përkatëse,pra në një sasi të mjaftueshme prej vatrave në të cilat ndodhen shkaktarët e sëmundjeve,të cilët këtu janë në një numër mjaft të madh.
* materialin e marrë duhet ekspedituar në laborator në një kohë sa më të shpejtë,duke e ruajtur kështu prej veprimeve të jashtme që mund t’i bëjnë(faktorëve meteorologjikë),pasi që disa mikroorganizma ngordhin,nëse janë nën ndikimin e rrezeve të diellit,ndërsa në një ambient të lagësht shumëzohen,kështuqë rezultati I analizës nuk do të jetë i saktë.
* kur është rasti për marrrjen e materialit nga terreni dhe kur duhet ky të ekspeditohet në laboratorë që janë mjaft larg terrenit,atëherë materialit të marrë i kushtohet kujdes në pikëpamje të sigurimit të tij,në material nuk guxon të lejohet depërtimi I bakterieve nga ambienti i jashtëm,pasi që po të ndodhë kjo nuk mund të zbulohet shkaktari kryesor i sëmundjes,gjithashtu materiali nuk guxon të depërtojë në ambientin e jashtëm,meqë kështu kanoset rreziku i shfaqjes së infeksionit dhe i përhapjes së saj në lëndë të ndryshme si dhe në gjallesa të cilat vijnë në kontakt me materialin e infektuar.

               Punoi: Festim Bislimi

Mjekesi,materiali laboratorik per diagnoze,materiali biologjik,marrja e materialit per analiza, marrja e mostrave per analiza,marrja e gjakut,marrja e urines per analiza,marrja e fecesit per nalaiza punime nga Festim Bislimi,shkrime nga Festim Bislimi,punime shkencore nga Festim Bislimi,punime shqip nga Festim Bislimi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more