Skip to main content

Kujtimi për nënën - shkruar nga Lirona Bela - Kaçanik


Kujtimi për nënën

Jeta është një labirinth. Jeta ka edhe momente të hidhura dhe jo gjithkush mund ta kalojë atë labirinth.
Buzë lumit Nerodimja  jetonte një familje e varfër. Vajzën e asaj familje e kisha në klasë. Çdo ditë e shihja duke shkruar letër. Bëhesha kurioze dhe sa herë doja ta pyesja,  unë ndalesha dhe mendoja. Ndoshta ajo dëshironte ta bezdisja .Gjithmonë rrinte e veçuar nga të gjithë dhe me një letër në pëllëmbë të dorës në qoshen e dritares. Një ditë, megjithatë, vendosa ta pyes. Dhe sapo iu  afrova, ajo ma lëshoi letrën në dorë dhe iku. Ajo iku, ndërsa unë mbeta e shtangur. E hapa letrën dhe fillova ta lexoj. “Kujtimi për nënën” – mbante titullin letra.

“Linda në një familje të varfër. Rrallë ndodhte që të kishim ushqim. Ndonjëherë na qëllonte ndonje copëz bukë. Unë e haja timen, por meqë isha e uritur, kërkoja akoma.. Nëna ime më jepte edhe  pjesën e vet, duke më thenë “Haje bija ime, unë nuk jam e uritur”. Kështu më thoshte çdo herë. Një ditë erdha e lodhur nga shkolla. Pashë nënën time të shtrirë. U afrova pranë saj dhe nisa të qaj. Ajo ma shtrëngoi dorën dhe më tha “Mos qaj bija ime, unë vetëm po pushoj”.  Mbylli sytë dhe nuk  hapi kurrë më “.
Fjalët e shoqes më prekën shumë. Mbylla letrën dhe mendoja. A është nëna ime mirë në këto momente? Dhe në fund të letrës shkruante: “Çfarë do të bëj pa nënën time? A thua do të me kuptojë ndokush?” Këto fjalë më prekën edhe më shumë. U nisa drejt shtëpisë. Përqafova  nënën dhe  falënderova  Zotin që kam një nënë që e dua shumë.

Shkruar nga Lirona Bela - Kaçanik


ese per nenen,hartime per nënën,hartime te bukura per nenen,nena hartim,hartime per mamin,tregime per mamin,nenen,ese per nenen
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more