Skip to main content

SHQIPTOI SHEHADETIN DUKE QENË E VDEKUR




Doktori Halid el Xhubejr, Allahu e ruajt, i cili është një kardiokirurgët më të mirë në Arabinë Saudite dhe njëkohësisht edhe thirrës në fenë e Allahut na rrëfen dhe thotë: Në ora 18 45 më lajmëruan nga emergjenca se e kanë pranuar një grua e cila ishte goditur nga infarkti dhe më thanë se na duhesh urgjentisht. Shkova dhe kur arrita te dera e emergjencës zemra e saj u ndal. Fillova t'ia fërkoj zemrën dhe vetëm se pas një apo dy minutave për çudi ajo u ngrit dhe e drejtoi shikimin e saj kah qielli sikurse i drejtohet e i flet ndokujt dhe pastaj e ngriti dorën e saj dhe tha: Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu ene Muhameden resulullah (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij). Unë u ndala dhe ajo u ndal dhe fillova prapë t'ia fërkoj zemrën edhe atë dy apo tri minuta. Ajo prapë u zgjua, shikoi kaq qielli, e ngriti dorën e saj dhe përsëri tha: Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu ene Muhameden resulullah (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij).

Herën e tretë e vërejta një gjë të çuditshme, e pashë fuqinë e Allahut të Madhëruar. Deri sa isha duke ia fërkuar zemrën e saj dhe ajo e shqiptonte shehadetin, me sytë e mi e pashë në aparatin i cili ishte i lidhur me zemrën e saj, se zemra e saj nuk kishte qenë në funksion kur gjuha e saj shqiptonte shehadetin. Pasha Allahun, gjuhën e saj e bëri të lëviz Allahu i Plotfuqishëm, Mëshiruesi, Pendimpranuesi, që të jetë argument për mua dhe për tjetrin. Edhe pse e vdekur ia mundësoi ta shqipton shehadetin. Ajo duke qenë gjallë e njihte dhe adhuronte Zotin e saj që Ai ta ruan dhe t'i ndihmon kur ajo më së shumti ka nevojë.

Shkova ta takoj burrin e saj dhe ta ngushëlloj për vdekjen e gruas së tij dhe pasi që e ngushëllova ia tregova rastin dhe çka e pashë te ajo dhe i thash: Çka ka vepruar gruaja jote që të jetë përfundimi i saj kështu?!

Mu përgjigj: Doktor, unë nuk çuditem. Ajo nga dita kur e martova para 35 viteve asnjë natë nuk e la namazin e natës përveç se kur kishte ndonjë arsye që e arsyeton feja e Allahut.

Për këtë arsye o ju vëllezër, kush nga ne ngrihet të fal namaz nate?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more