Skip to main content

Shërimi i magjisë




Ndër specifikat me të cilat karakterizohet Kurani është edhe ajo se është shërues për njerëzit, gjegjësisht për besimtarët. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne të shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.” (Isra, 72)

Prandaj leximi i Kuranit me qëllim të mbrojtjes nga magjia, mësyshi, cytjet e shejtanit dhe të xhinëve është forma më e mirë për besimtarin. Nuk do të zgjerohem shumë në çështjen e shërimit nga sihri, pasi në disa raste të tjera kemi folur për këtë, por dëshiroj t`i bëj me dije lexuesit se kur Muhamedit salallahu alejhi ue selem i kishin bërë magji, ai është shëruar me Kuran. Tregohet se ky ishte edhe shkaku i zbritjes së dy sureve të fundit të Kuranit, kapitujt “Felek” dhe “Nas”.

Udhëzimi të cilin duhet ta pasojë muslimani në të gjitha gjërat duhet të jetë ai i Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Sot ekzistojnë njerëz të dijshëm të cilët bëjnë shërimin e sihrit me anë të “rukjes” , prandaj nga ne kërkohet të shkojmë tek ata, nëse ndiejmë nevojë. Këta njerëz më së pari janë hoxhallarë të vërtetë, pastaj njihen te njerëzit për mirësi dhe praktikim të denjë të Islamit. Gjithashtu këta njerëz nuk përdorin metoda të ndaluara për shërim, por bëjnë shërimin duke lexuar Kuran dhe duke i lexuar lutjet e Muhamedit salallahu alejhi ue selem.

Në anën tjetër, duhet të kemi kujdes nga shkuarja te njerëzit të cilët pretendojnë se shërojnë nga magjia.

Fatkeqësisht shumë nga ata që pretendojnë se shërojnë njerëzit nga magjia janë njerëz mashtrues që punojnë me xhinë. Ata vetëquhen “hoxhallarë” dhe muslimanë, por me praktikat të cilat i përdorin dhe me realitetin e tyre në raport me praktikën islame shohim se janë njerëz mashtrues. Qëllimi i tyre është përfitimi material dhe më së lehti arrihet kjo nga njerëzit që kanë nevojë, janë në vështirësi dhe janë të sëmurë.

Alaudin Abazi

Shërimi i magjisë,Si sherohet magjia,Magjia dhe sherimi i saj,magjia si sherohet
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more