Skip to main content

E tashmja



E tashmja - shkrim nga Rapitful


Momenti jetësor përfshin edhe momentin e vdekjes,këto dy koncepte janë të pandara dhe si të tilla shfaqin edhe qellimin e këtij krijmi të mahnitshëm qiellor.

Unë gjithmone do të jem një përkrahës i mendimit që bota nuk është krijuar aty për aty dhe spontanisht,çdo gjë e krijuar ka krijuesin e saj përveq Zotit i cili as nuk është krijuar dhe as nuk ka lindur.
 

Pse ne bëhemi inferior apo indiferent rreth botës që na rrethon, kur e shikojm një veturë mendojmë se njeriu e ka krijuar,mirëpo kur mendojmë për gjërat tjera si botën ku jetojm(shiu,diellin,ajrin e çdo gjë natyrale që gjindet në tokë) disa ulin kokën dhe thonë fjalë që ndoshta logjika e shëndoshë nuk i pranon.Jeta në kuptimin etik është e bukur dhe jo e vështire siç e marrin disa.

Njeriu nuk është krijuar të vuajë,vuajtja vjen vet nga ai jo nga ndonjë fuqi qiellore siç pretendojnë ata.Ne jemi njerëz dhe si të tillë duhet të kemi jetë njerzore e jo jetë të shthurrurr ku bota reale futet në konflikt me botën virtuale.Ne nuk e dimë çfar ishim, e dimë çfar jemi por nuk e dimë si do të jemi.
 

Bota virtuale është duke ngadhnjyer dita ditës mbi botën reale dhe vazhdimisht bota virtuale avansohet dhe del me programe të reja të cilat e thjeshtojnë edhe më shume jetën njerëzore.

Mjekësia moderne vazhdimisht tenton ta ngulfat mjeksinë popullore po duhet ta pranojm një gjë se alfa dhe omega e mjekësise ishte e pranishme fillimisht në mjeksinë popullore e cila gradualisht filloj të tkurret dhe të zëvendsohet me një koncept tjetër modern por jo edhe shumë të pranueshëm.

Ne si shoqëri duhet të sprapsemi nga dogmat e egra njerëzore që u krijuan si rezultat i frikës nga natyra dhe bota që e rrethonte.Duhet të bëjmë një ndarje të konceptit virtual dhe real por jo edhe të kemi një hendek mes tyre ngase kjo do ti kontribonte shkatrrimit të mëtejshëm të shoqërisë dhe kështu edhe civilizimit njerëzor.

Të gjitha gjërat që dëshironi janë para juve por shtrohet pyetja si mund ti marrim,cila është metoda e cila do ti afronte nga ne.Pergjigjja ime kishte me qenë kjo:juve ju është dhënë sekreti i gjithçkaje por nuk e shfrytzoni nga megalomania juaj dhe indiferenca juaj shekullore e përcjellur nga paraardhësit e juaj.
 

Duhet të ndryshoni qëndrimet tuaja,idetë tuaja dhe botëkuptimet tuaja……kur ti bëni këto gjërat do të jenë të kthyera nga ju dhe më nuk do të ketë kufizime të qëllimeve dhe arritjeve tuaja në jetë.Kur flas me të tjerët tek ata vërej një naivitet të madh,nuk i intereson fare shkaku apo qëllimi i ksaj jetë sikur të ishin dërguar si makina të programuara për të kryer një qëllim dhe për të ikur nga kjo botë si kuklla teatri.
 

Njeriu si qenie është krijuar si i dobët në kuptimin filozofik dhe intelektual por nuk është krijuar edhe me pengesën e zhvillimit të mëtutjeshëm të tij intelektual.Ne mund ta bëjmë këtë hap dhe është para nesh.Në dhjetë apo njëzet vitet e ardhshme do të përballemi me qenie bionike pra gjysëm njeri dhe gjysëm makinë,por kjo nuk do të jete edhe fundi i këtij zhvillimi, ky zhvillim do të jetë edhe më i avancuar dhe më i sofistikuar ku do të shoqrohet edhe me një humbje apo kalim nga jeta apo bota interesante në një botë plote kontradita dhe konflikte njerzore çdo njeri do të dëshiron të ketë ato pajisje në trupin e tij sepse ndoshta e ndjen vetin inferior dhe te pa vlerë dhe dëshiron që me pajisjen me atë makinë të ndryshoje edhe konceptin mbi jeten e tij, të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen.

Një fjalë thotë e kaluara është histori mësoje e tashmja është dhuratë përqafoje kurse e ardhmja është mister zbuloje, prandaj duke i marrë para vetes këto të vërteta jetësore ne kemi ndërtuar edhe pikpamjen tonë mbi këte jetë dhe pse jo edhe jetën e ardhshme,sepse kur besojmë në jetën e tashme ne kemi pranuar edhe kuptimin mbi jetën e ardshme.

Ta qartsojmë këtë citim:a thua njeriu u krijua vetem për tu karbonizuar dhe për tu bërë një me tokën apo nuk është kështu mendojeni mirë dhe do të arrini në një përfundim real dhe të pranueshëm problemi është të mbështeteni në logjikën tuaj e cila është thesari që i është dhuruar njeriut me qëllim që të ketë një mendim të drejtë për çdo gjë që e rrethon.

Mbështetuni në fuqitë tuaja mendore dhe do të arrini thesarin dhe kuptimin e vërtetë të kësaj jete. 

e tashmja ese,ese te ndryshme shqip,ese shqip,esete,ese shqip,ese ne gjuhen shqipe,hartime shqip,hartim e tashmja,koha e tashme ese,hartim,
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more