Albatrosi |
Albatrosi është një shpend shtegtar dhe i takon familjes Diomedeidae.
Albatrosi redukton harxhimin e energjisë duke përdorur teknika të veçanta fluturimi.
Ky zog që 92% të jetës së tij e kalon në det ka një hapje krahësh prej 3.5 metra.
Karakteristika më kryesore e shpendit albatros është mënyra e tij e fluturimit
Ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i rrahur krahët fare. Për këtë ai shfrytëzon fuqinë e erës, duke i vendosur krahët në pozicion të përshtatshëm.
Duhet shumë energji për të mbajtur hapur vazhdimisht krahë me shtrirje 3.5 metra. Albatrosi mund të rrijë në këtë pozicion me orë të tëra. Kjo bëhet e mundur nga një sistem anatomik i veçantë që i është dhënë atij nga Zoti që në momentin e lindjes se albatrosit.
Gjatë fluturimit, krahët e albatrosit bllokohen dhe qëndrojnë të shtrira horizontalisht, prandaj ai nuk ka nevojë të përdorë forcën e muskujve për t’i mbajtur ato të hapura.
Kjo e ndihmon atë shumë gjatë fluturimit për kursimin e energjisë. Albatrosi nuk harxhon energji, sepse ai nuk i rreh krahët dhe nuk i mban hapur me forcën e muskujve.
Fluturimi me orë të tëra, duke përdorur energjinë e erës, siguron për albatrosin avantazh tepër të madh.
P.sh. trupi 10 kilogram i albatrosit humb vetëm 1% të peshës kur fluturon për 1000 km. Kjo është një humbje jashtëzakonisht e ulët.
Njeriu ka ndërtuar aeroplanë pa motorë të cilët përdorin teknikën e habitshme të albatrosit.
Çka eshte Albatrosi,ciles familje te shpendeve i takon albatrosi,si e redukton harxhimin e energjise Albatrosi,sa % te jetes e kalon ne det albatrosi,sa eshte hapja e kraheve tek albatrosi,cila eshte karakteristika me kryesore e shpendit albatros,Çka është Albatrosi ?
loading...
Lexo edhe: