Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2012

Sekuestrimi i sendeve

Sekuestrimi i sendeve apo marrja e përkohshme e sendeve është një veprim procedural që konsiston në marrjen për ruajatje të sendeve dhe mjeteve që kanë lidhje apo i përkasin veprës penale, nga ana e organit procedues. eng/en: sequestration of property

Shpallja

Shpallja është mjet për gjurmim, që lëshohet në rastet kur kërkohen të dhëna lidhur me corpora deliktin, kur kërkohet vet corpora delikti, kur duhet identifikuar kufomën e panjohur, respektivisht duhet gjetur personin e zhdukur pa lënë gjurmë. eng/en: circular

Çka është simulimi ?

 Çka është simulimi ? Simulimi është paraqitja e qëllimtë e sëmundjeve dhe të metave psikofizike, të cilat nuk i ka nga ana e personit i cili merret në pyetje .   eng/en: pretending ceshte simulimi,cfare eshte simulimi,cka eshte simuli,simulimi shqip,cka eshte simulimi,cfare eshte simulim,simulimi shqip,simulimi eshte

Simulimi i veprës penale

Simulimi i veprës penale nënkupton heshtjën dhe mbulimin e veprës penale përmes mënjanimit të gjurmëve faktike të veprës dhe krijimit, shkaktimit apo vendosjes së gjurmëve të reja. eng/en: simulation of criminal act

Taktika kriminalistike

Taktika kriminalistike është degë e kriminalistikës e cila studion të gjitha format e veprave penale, mënyrat e kryerjes së tyre, motivet dhe qëllimet e kryerësve, njohuritë profesionale të tyre, shkathtësitë, doket, botëkuptimet, mënyrën e jetesës dhe psikologjinë e kryerësve, pastaj praktikën dhe organizimin e organeve të autorizuara për luftimin e kriminalitetit.   eng/en: criminalistic tactic

Teknika hetimore

Teknika hetimore është degë e teknikës kriminalistike e cila merret me hulumtimin shkencoro- teknik, pastaj me studimin dhe trajtimin e gjurmëve dhe sendeve materiale të veprës penale.   eng/en: investigating technique

Teknika kriminalistike

Teknika kriminalistike është degë e kriminalistikës që merret me zbulimin dhe përsosjen e e metodave më të përshtatshme tekniko-shkencore për regjistrimin dhe identifikimin e personave dhe të gjesendëve si dhe për gjetjen, sigurimin dhe trajtimin material të gjurmëve e të lëndëve të veprave penale, me qëllim të ndriçimit të tyre.   eng/en: criminalistic technique

Teknika operative

Teknika operative është degë e teknikës kriminalistike, që zhvillon metodat dhe mjetet bashkëkohore teknike eshkencore, të cilat zbatohen në punët operative me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të gjurmëve që ndihmojnë në zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale.   eng/en: operational technique

Teknika regjistruese

Teknika regjistruese është degë e teknikës kriminalistike e cila gjenë e përsos mjetet dhe metodat më të përshtatshme shkencore për regjistrimin dhe identifikimin tekniko- kriminalistik të përsonave, kufomave, sendeve dhe gjurmëve.   eng/en: recording technique

Çka është Traseologjija ?

Çka është Traseologjija  ? Traseologjija është disiplinë tekniko kriminalistike, e cila merret me problemet e zbulimit, sigurimit, fiksimit dhe trajtimit të gjurmëve materiale të veprave penale.   eng/en: traceology ceshte traseologjia,cfare eshte traseologjia,traseologjia shqip,cka studion traseologjia,traseologjia eshte,cka eshte traseologjia,traseologjia ne shqip,traseologjia ne shqip

Tualetizimi i kufomës

Tualetizimi i kufomës paraqet spastrimin dhe regullimin e kufomës me përdorimin e mjeteve të ndryshme medicinale dhe kozmetike, me qëllim të njohjes dhe identifikimit të saj.   eng/en: corpse toiletry

Veprimtaria e patrullimit

Veprimtaria e patrullimit është masë operativo taktike që kryhet përmes vizitimit me plan dhe sistematik të një zone të caktuar nga ana e policisë në një periudhë të rregulltë kohore me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kriminalitetit.   eng/en: patrol activity

Verifikimi i versionit

Verifikimi i versionit paraqet kalimin nga një gjendje e besueshme mbi veprën penale dhe kryesin në një gjendje e cila i përshtatet reales.   eng/en: verification of the version

Vetëkallëzimi

Vetëkallëzimi nënkupton paraqitjën (denoncimi) me të cilën personi që e paraqet veprën penale e tregon vetën si kryerës të saj.   eng/en: self-report

Çka është vetëvrasja ?

 Çka është vetëvrasja  ? Vetëvrasja është një akt patologjik me të cilin njeriu ia merr vetës jetën.   eng/en: suicide cka eshte vetevrasja,vetrasja shqip,cfare eshte vetevrasja

Çka janë vijat papilare ?

 Çka janë vijat papilare  ? Vijat papilare janë të thelluarat dhe të dalurat (kreshtat) e lëkurës në sipërfaqën e gishtrinjëve, pëllëmbës dhe shputave të këmbëve, që formojnë figura të caktura, të cilat janë të pandryshueshme dhe individuale për çdo përson.   eng/en: friction ridges cka jane vijat papilare,cjan vijat papilare,cfare jane vijat papilare,vijat papilare shqip,

Çka është gjendja flagrante ?

 Çka është gjendja flagrante ? " Gjendja flagrante " paraqet zënjën e personit në kryerje e sipër të një vepre penale, zënjën gjatë ndjekjes menjëherë pas kryerjës së veprës penale, zënjën me sende dhe prova materiale nga të cilat shihet se e ka kryer veprën penale.   eng/en: flagrant state ceshte flagranca,cka eshte gjendja flagrante,cka paraqet flagranca,cfare eshte flagranca,cka eshte gjendje flagrante,ceshte gjendja flagrante,flagranca shqip,flagranca eshte,cfare eshte flagranca

Çka është fotogrametria ?

 Çka është fotogrametria ? Fotogrametria është teknika e fotografisë e cila mundëson matjen e të gjitha dimensioneve dhe largësive (distancave) të nevojshme për përpilimin e skicës së vendit të ngjarjes.   eng/en: photogrammetry ceshte fotogrametria,fotogrametria,cka quajme fotogrametri,fotogrametria shqip,cka paraqet fotogrametria,fotogrametri,ceshte fotogrametria ,

Fotografia kriminalistike

Fotografia kriminalistike paraqet çdo fotografi e cila përdoret (shfrytëzohet) për parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale dhe kryesit të saj.   eng/en: criminalistic photography

Fotografia sekrete

Fotografia sekrete është fotografimi i personave, objekteve dhe ngjarjeve, në rastet kur as personat që fotografohen e as personat e tjerë nuk e shohin (vërejnë) një gjë të tillë. eng/en: confidential (secret) photo

Çka është foto-roboti ?

Foto-roboti është përpilimi i portretit të përsonit në bazë të thënieve të dëshmitarit ose të të dëmtuarit, duke i radhitur pjesë të fotografive (flokëve, ballit, fytyrës, gojës, hundës etj.) që janë prerë më parë nga fotografitë e përsonave të tjerë dhe janë sistemuar në albume apo mbajtëse të posaçme.   eng/en: photo-robot ceshte fotoroboti,cka eshte foto roboti,ceshte foto roboti, foto roboti shqip,cka quajme foto robot,

Çka është falsifikimi i dokumenteve?

Çka është falsifikimi i dokumenteve? Falsifikimi i dokumenteve është paraqitja e rrethanave të rreme në dokument ose përpilimi i një dokumenti krejtësisht të rremë si dhe përdorimi i atij dokumenti për realizimin e ndonjë të drejtë të cilën personi nuk e gëzon me ligj.   eng/en: falsification of documents cka eshte falsifikimi i dokumenteve,ceshte falsifikimi i dokumenteve,dokumentet falsifikimi

Çka është evidenca MOS ?

 Çka është evidenca MOS ? Evidenca MOS është evidencë për regjistrimin e veprave penale dhe kryesve të tyre nga ana e policisë, sipas mënyrës së kryerjes së veprës penale.   eng/en: MOS record ceshte evidenca MOS,cfare eshte evidenca MOS,cka paraqet evidenca MOS,cka eshte evidenca MOS,evidence MOS shqip

Çka është eideza ?

 Çka është eideza ? Eideza është aftësia e personit për vrojtimin dhe mbajtjen mend në shkallë (nivel) shumë të lartë të personave, dukurive, objekteve dhe të ngjarjeve të përceptuara.   eng/en: eidetic cfare eshte eideza,eideza shqip,cka quajme eideze,eideza,ceshte eideza,cka paraqet eideza,eideza eshte,cfare eshte eidez,cka eshte eidetik,ceshte eidetika,

Çka është dorëza e parafinës ?

 Çka është dorëza e parafinës ? "Dorëza e parafinës" është test për fiksimin e gasërave të barotit që mbesin në dorën nga e cila është shtier me armë të zjarrit, me përdorimin e parafinës së shkrirë.   eng/en: paraffin gloves ceshte doreza e parafines,cka eshte doreza e parafines,doreza e parafines shqip,cka quajme dorez te parafines,

Çka është daktiloskopia regjistruese ?

Çka është daktiloskopia regjistruese  ? Daktiloskopia regjistruese është degë e daktiloskopisë e cila në përgjithësi merret me identifikimin e personave dhe të kufomave të panjohura, në bazë të krahasimit të njëkohësishëm të gjurmëve të të dhjetë gishtrinjëve të subjektit, identiteti i të cilit vërtetohet.   eng/en: recording fingerprinting ceshte daktiloskopia regjistruese,cfare eshte daktiloskopia regjistruese,ceshte daktiloskopia regjistruese shqip

Çka është daktiloskopia hetimore ?

Çka është daktiloskopia hetimore ? Daktiloskopia hetimore është degë e daktiloskopisë e cila merret me identifikimin e kryerësve të panjohur të veprave penale, në bazë të krahasimit të gjurmëve individuale të gishtrinjëve të personave të caktuar me gjurmët e gishtrinjëve të gjetura në vendin e ngjarjes.   eng/en: investigative fingerprinting cka eshte daktiloskopia hetimore,daktiloskopi hetimore shqip,cfare eshte daktiloskopia hetimore shqip,daktiloskopi shqip,cka quajme daktiloskopi

Çka është daktiloskopia ?

 Çka është daktiloskopia ? Daktiloskopia është metodë për regjistrimin dhe identifikimin kriminalistik të personave në bazë të studimit, krahasimit dhe klasifikimit të figurave të vijave papilare në lëkurën e gishtërinjve, pëllëmbëve dhe shputave të njeriut.   eng/en: fingerprinting cka eshte daktiloskopia,cfare eshte daktiloskopia,daktiloskopia shqip,ceshte daktiloskopia,cka quajme daktiloskopi,daktiloskopia ne shqip,cka paraqet daktiloskopia,cfare paraqet daktiloskopia,cka eshte daktiloskopi,cfare eshte daktiloskopi, daktiloskopi shqip

Çka është Corpora Delicti ?

 Çka është Corpora Delicti ? Corpora Delicti është sendi i cili ka çfarëdo lidhjeje me veprën penale, qoftë si mjet i kryerjes, send gjurmëlënës, send gjurmë marrës, send që rezulton nga vepra penale, send- objekt i veprës penale.   eng/en: corpora delikti ceshte corpora delicti,cka eshte corpora delicti,cfare eshte corpora delicti, korpora delicti shqip,corpora delicti shqip

Çka paraqet ballafaqimi në kriminalistikë ?

 Çka paraqet ballafaqimi në kriminalistikë ? Ballafaqimi paraqet veprimin me të cilin njëkohësisht merren në pyetje, dy persona që janë marrë në pyetje edhe më parë, në lidhje me faktet e rëndësishme për të cilat kanë dhënë deklarata të ndryshme dhe kundërthënëse.   eng/en: confrontation (criminalistics) cka paraqet ballafaqimi ne kriminalistike,ballafaqimi shqip,

Çka është Balistika kriminalistike ?

Balistika kriminalistike është disiplinë shkencore që studion metodat dhe mjetet teknike shkencore për zbulimin, fiksimin, ekzaminimin e gjurmëve të lëna nga armët e zjarrit dhe municioni i përdorur, më qëllim të identifikimit të tyre.   eng/en: criminalistic ballistics cka eshte balistika kriminalistike,cfare eshte balistika kriminalistike,cka studion balistika kriminalistike,balistika kriminalistike,balistike kriminalistike shqip,balistika kriminalistike shqip

Çka është Balistika e jashtme ?

 Çka është Balistika e jashtme  ? Balistika e jashtme është degë e balistikës, që merret me lëvizjen e predhës pasi të dalë nga gryka e tytës, kur ndaj kësaj predhe ushtron ndikim gravitacioni i tokës dhe rezistenca e ajrit.   eng/en: external ballistics cfare eshte balistika e jashtme, balistika e jashtme, cka eshte balistika e jashtme shqip, cka quajme balistike e jashtme, balistikat, ceshte balistika e jashtme,cfare paraqet balistika e jashtme,

Çka është Balistika e brendshme ?

 Çka është Balistika e brendshme  ? Balistika e brendshme është degë e balistikës e cila merret më lëvizjen e predhës brenda tytës së armës së zjarrit, të shtyrë nga trysnia e gazrave të barotit.   eng/en: interior ballistics ceshte balistika,cka eshte balistika e brendshme,cfare eshte balistika e brendshme, balistike e brendshme,balistika e brendshme,cka quajme balistike e brendshme, cfare eshte balistika e brendshme,balistika e brendshme,

Çka është Antropometria ?

Çka është Antropometria ? Antropometria është metodë për regjistrimin dhe identifikimin e personave, në bazë të matjeve kockore të trupit të tyre, si gjatësisë së shtatit, gjatësisë dhe gjerësisë së kokës, gjatësisë së ekstremiteteve, gishtërinjve dhe pjesëve të tjera të trupit.   eng/en: anthropometry ceshte antropometria,cfare eshte antropometria,antropometria shqip,cka paraqet antropometria, cka studion antropometria, antropometri, c'eshte antropometria, cfare paraqet antropometria,

Çka është Alibia ?

Çka është Alibia ? Alibia është provë mbi mospraninë e personit të dyshimtë në vendin e ngjarjes në kohën e kryerjes së veprës penal. eng/en: alibi Alibi /a lat. alibi ka kuptimin gjetiu, tjetërkund, ndodhja e një personi në një vend tjetër në çastin kur është kryer një krim, mungesa vlen si dëshmi se ai nuk ka marrë pjesë në atë krim, ai është dirigjuesi vetë, krimineli, organizuesi ( alibi e plotë ).   ceshte alibi,cfare eshte alibi,cka eshte alibi,alibi shqip,cka quajme alibi,cka paraqet alibi,cka eshte alibia,ceshte alibia,cfare eshte alibia, alibia shqip

Çka është "Akti i freskët" ?

 Çka është "Akti i freskët" ? "Akti i freskët" nënkupton veprën penale e cila është zbuluar në momentin e kryerjes së saj apo menjëherë pas kryerjes. eng/en: fresh act ceshte akti i fresket,cka eshte akti i fresket, akt i fresket, akti i fresket shqip

Çka është agrafia ?

 Çka është agrafia ? Agrafia është humbja e aftësisë së personit për të shkruar.   eng/en: agraphia ceshte agrafia,cfare eshte agrafia,agrafia shqip, ceshte agrafia, agrafi shqip,cka quajme agrafia, cka paraqet agrafia,cfare paraqet agrafia,

Parimi metodik dhe i planifikimit të procedurës

Parimi metodik dhe i planifikimit të procedurës Zbatimi i kriminalistikës është i lidhurpashkputshëm me sendertimin e mesimit mbi planifikimin,si metodëpunë të shkallës së lartë në nivelin shkencor bashkohor. Parimi metodik dhi i planifikimit të procedurës nënkupton krijimin e tërë veprimtarisë që nga qasti i parë metodikisht dhe sipas planit kërkohet zbulimi i së vërtetës, domethën përcaktimii veprës penale i rrethanave në të cilat ka ndodhur dhe i personave që e kanë kryer atë. Për kapërcimin e pengesave dhe vështirësive ndihmon metoda e organizimit të punës, e planifikimit të hetimit te veprave penale, në përputhje të plotë me kodin penal me atë procedural penaldhe me rekkomandimet teknike-taktike kriminalistike. Poqëse do të punohet pa system dhe pa plan, do të bëhen gabime të mrdha që vështirë përmirësohen dhe pasojat nuk mund të menjanohen.

Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit

Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit Parimi i lirisë teknike gjatë kryerjes së veprimëve operative-taktike dhe hetimore mbështetet në zgjedhjen e lirisë së veprimeve që janë më të përshtatshme për të zbuluar të vërtetën. Veprimtaria operative taktike gjenë bazën e saj juridike në legjislacionin penal (në kodin e procedurës penale). Veprimi operativ jo vetëm që paraprinë procedurën penale por ai përcjellë zhvillimin e tërsishëm të saj. Parimi i proporcionalitetit kërkon që ndërrmarrja e përmasës të shtrihet aq sa lejojnë sfera, përmbajtja dhe intensiteti i qëlllimit në procedurën konkrete penale.

Parimi i shqyrtimit kritik të veprimit

Parimi i shqyrtimit kritik të veprimit Secila punë kriminaliste nis me dyshime. Të dyshoshë do të thotë të supozosh më shumë e më ndryshe nga ajo që tregon pamja e jashtme. Edhe gjatë punës më të shkathtë dhe më të kujdesëshme bëhen gabime.Mirpo nëse këto vërehen me kohë do të sherbejnë më mirë për punë të drejtë në të ardhmense sa suksesi i arritur rastësisht. Qëndrimi kritik ndaj pjesmarrsëve në procedurë dhe ndaj të gjitha mjeteve provuese e bëjnë punën më të frytshme.

Parimi i shpejtësisë dhe i befasisë

Parimi i shpejtësisë dhe i befasisë Shpejtësia dhe befasia jane parime të lidhura mjaftë ngushtë. Veprimet dhe masat e shpejta kriminalistike e befasojnë fajtorin, e bejne atë të pa aftë për luftën e më tejshme me dinakri dhe me mjete të pandershme.fajtori llogarit se nuk do të zbulohet ose nuk do të ju provohet faji. Gati të gjitha masat operative-teknike dhe veprimet hetimore pak a shumë mundë të kenë sukses të plotë vetëm duke zbatuar parimin e befasisë. Ky parim kërkon reagim të shpejtë, të urtë energjik, të drejtpërdrejt dhe me vendë kundër dukurive, të cilat bartin në vete elemente të veprës penale dhe të ngjarjeve të tjera të ngjajshme.

Parimi i themelsisë dhe i këmbëguljes

Parimi i themelsisë dhe i këmbëguljes Për shkak të energjisë dhe të shpejtësisë të cilat e karakterizojnë veprmtarin e policisë të gjitha operacionet duhet të jenë të themelta dhe të plota. Parimi i punës me themel dhe me ngulm kërkon hulumtimin e barabart të të gjitha faktëve që kanë të bejnë me veprën penale dhe sado që disa hollësi duken të parëndesishme qyshë në fillim të punës. Në qdo qështje penale duhet të mblidhen veqmas të gjitha provat, pa përjashtime.Durimi dhe këmbegulja janë veti të qmueshme, të cilat kriminalisti duhet t’i zhvilloj dhe kultivoj në vetvete.

PARIMET THEMELORE TË KRIMINALISTIKËS

PARIMET THEMELORE TË KRIMINALISTIKËS Vetëm me përfilljen e këtyre parimëve mundë të kryhen masat dhe veprimet kriminalistike në mënyrë të organizuar, sistematike, metodike të vazhdueshme dhe efikase në zbulimin dhe ndriqimin e veprave penale. Këto parime kanë për qëllim drejtimin e të gjithë kriminalistëve me rastin e marrjes së masave operative-teknike dhe veprimtarive të tjera. Njekohësisht duke vepruar sipas këtyre parimëve themelore të kriminalistikës zbulohen, gjurmohen, ekzaminohen më me sukses edhe provat materiale. Parimet themelore të kriminalistikës janë: 1) Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit 2) Parimi metodik dhe planifikimit të procedurës 3) Parimi i shqyrtimit kritik të veprimit 4) Parimi i shpejtësis dhe i befasisë 5) Parimi i themelsis dhe këmguljes 6) Parimi i objektivitetit 7) Parimi i drejtimit unik të veprimtarive operative-teknike për qdo qështje penale veq e veq 8) Parimi i kordinimit dhe bashkpunimit 9) Parimi i ekonomizimit në

DETEKTORI I GENJESHTRËS

DETEKTORI I GENJESHTRËS Njohurit e para në këtë drejtim paraqiten në fundë të shekullit XIX dhe lidhen me punën e shkenctarëve Italian: Moso. Lombrozo. Kjo në shek. XX prefeksionohet në SHBA si aparaturë teknik ndihmëse policore e cila është emërtuar “LIE DECECTOR”(zbuluesi i gënjeshtrës). Kjo në qarqet nacionale e mori emrin “POLYGRAPH” . Poligrafi është një mjet i ndërtuar për të përcaktuar gjëja të vërtëten në thënjet, në bazë të fiksimit të reaksioneve fiziologjike që prodhohen te njeriu në kohën e pyetjeve (ndryshimet e shpejtësisë dhe thellësis së frymarrjes të pulsit të tensionit arterial të gjakut,të refleksionit galvanic të lëkurës, të biorrymave të trurit, të zgjerimit ose të ngushtimit të enëve të gjakut). Shkenctari- Lovrence Ferveil ka zbuluar praktikën e matjes së impulsëve celebral. I dyshuari ndodhet i ulur në një dhomë dhe mbanë në kokë një helmet elektrodash e cila është e lidhur me një kompjuter. Ne ekranin e tij regjistrohen me anë të një grafiku,impulse ele

Parimi i objektivitetit

Parimi i objektivitetit Parimi i objektivitetit duket të jetë i pranishëm te kriminalisti gjatë kryejes së të gjitha masave kriminalistike dhe hetimore. Parimi i objektivitetit në punë është kushti themelor për verifikimin e së vërtetës materiale e cila mundë të jetë vetëm një, qoft kurë është fjala për vepër penale, qoftë kurë është fjala për kryesin e saj. Kjo e vërtetë si e këtillë mundë të dihet vetëm kur e tërë veprimtaria kriminalistike është e mbështetur në objektivitet (paanësi) që nga zbulimi i veprës penale, e deri te shqiptimi i dënimit. Ti hysh një pune me objektivitet do të thotë të mbledhësh të dhënat, gjurmë, shënime, gjësende dhe elemente të tjera përkitazi më vepër penale dhe kryersin, madje jo vetëm ato që e rëndojnë kryersin por me të njejtin kujdes edhe ato që janë në favor të kryesit. Me ndihmën e masave operative-teknike kriminalistike dhe të veprimeve hetimore zbulohet e vërteta.  Me këtë nënkuptohet përputhja e rezultateve të procedurave me qështjen pena

Parimi i drejtimit unik të veprimëve operative-taktike për qdo qështje penale veq e veq

  Parimi i drejtimit unik të veprimëve operative-taktike për qdo qështje penale veq e veq Parimi i drejtimit unik ka rëndësi të veqantë në organizimin e punës operative në rastet kur duhet marrë shumë masa operative-taktike kur duhet të angazhohet numër më i madhë i punojsëve të policisë dhe mjete të konsiderushme teknike. Këto aksione udhëheqen nga një vendë i caktuar. Parimi i drejtimit unik është i domosdoshëm edhe për shkak të lidhshmërisë së aksionit të përbashkët në marrjen e masave dhe të veprimëve të pergjithshme operative-taktike nga ana e policisë dhe të gjyqtarit hetues. Në këtë aksion zakonisht përfshihet edhe prokurori publik.   Udhëheqësi i aksionit operativ miraton planin, cakton detyrat dhe njerzit për kryerjen e tij.  Me masat operative-taktike zbulohen gjurmët dhe mjetet e veprës penale dhe provat e tjera. Ndërsa me veprime procesuale ato fiksohen, vërtetohen dhe vlersohen.

Parimi i koordinimit dhe i bashkpunimit

Parimi i koordinimit dhe i bashkpunimit Lufta kundër kriminalitetit duhet të jetë e bashkërenditur në këtë luftë duhet të organizohen njekohesisht dhe në të gjitha fushat të gjithë ata pjesmarrës që mundë të ndihmojnë arritjen e suksesit. Në rastet kur vepra penale kryhet në një territory tëcaktuar apo më të gjerë atëher për zbulimin e saj duhet të kordinohen punët, këtë kordinim të punve duhet ta marrë qendra përkatëse e policisë.  Duhet të ekzistoj bashkpunimi dhe bashkërendimi i përhershëm dhe intensiv i të gjithë pjesmarrësve në punët rreth luftimit të kriminalitetit. Pra mos bashkpunimi dhe mos bashkrenditja e punës mund të jetë pengesë në luftimin e kriminalitetit.

Parimi i ekonomizimit në të vepruarit

Parimi i ekonomizimit në të vepruarit Parimi i ekonomizimit në kryerjen e masave kriminalistike dhe të veprimëve hetimore në zbulimin dhe luftimin e veprave penale nënkupton që këto veprime duhet të kryhen shpejtë dhe të kushtojnë sa më lirë. Duhet ndaliar zbatimin e masave dhe veprimëve që nuk janë të domosdoshme. Zbatimi i parimit të ekonomizimit nuk duhet ta dëmtojë interesin e së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të lirisë së personit.

Parimi i diskrecionit ( Konspiracionit)

Parimi i diskrecionit ( Konspiracionit) Çdo aksion i organizuar në zbatimin e masave kriminalistike duhet të përgaditet në atë mënyrë që ta befasojë kundërshtarin, pra të mos e dijë ai këtë para kohës së duhur. Masat operative-taktike mundë të jenë publike dhe të fshehta (konspirative). Ndër ato publike janë: përdorimi i qenit të kërkimit, ruajtja e vendit të ngjarjes, kqyerja e vendit të ngjarjes, vërtetimi i alibis, ndjekja e menjëhershme e kryersit pas gjurmëve të freskëta, racia, patrullimi i puntorve të policisë në uniformë etj.  Masat konspirative (jo publike) operative-taktive janë: përdorimi i të dhënave nga evidencat operative (policore) observim special, përcjellja sekrete, shfrytëzimi i informatorit, pritat, vënja e kurthave mekanike, kimike e kurthave të tjera, qarkorja, pyetjet informative.  Zbatimi i parimit të diskrecionit nënkupton që për fakte të dhëna mas dhe synime të planifikuara ne nje rastë konkret kriminalistik duhet të dinë vetëm puntorët që e udhëheqin r

Parimi i ligjshmërisë

Parimi i ligjshmërisë Ky parim do të thotë së gjitha organet gjatë kryerjes së detyrave kriminalistike duhet t’u permbahen me përpikmëri shumë të lartë dispozitave pozitive ligjore. Kriminalistika ka si bazë ligjore legjislacionin procedural penal dhe aktëve nënligjore që rregullojnë zbatimin e metodave kriminalistike. Jashtë këtyre kufijëve nuk mundë të përdoret asnjë metodë e mjetë kriminalistik për zbulimin e së vertetës në qështjet penale.

Parimi i humanizmit

Parimi i humanizmit Personalitetii njeriut, të drejtat e tij kushtetuese dhe të drejtat e tjera janë të mirat më të rëndësishme që i mbron shoqëria.  Ky parim është në lidhje të ngushtë me parimet e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë. Respektimi i parimit të humanitetit nënkupton zbatimin e autorizimeve të caktuara të policisë të bazuar në ligje, duke i aplikuar edhe masat e dhunshme me sa më pak pasoja të dëmshme ndaj qytetarëve. Parimi i humanitetit nuk duhet ta vështirsojë zbulimin e së vertetës por duhet të jetë në përputhje me të gjitha parimet e tjera kriminalistike dhe tërsisht në funksion të parandalimit dhe të luftimit të kriminalitetit. Në luftë kundër kriminalitetit ndërkombëtar rëndësi të veqantë ka bashkpunimi i organëve të bashkpunimit të drejtësis penale në përgjithësi dhe i policisë në veqanti, me vendet e tjera antare.  Bashkpunimi bëhet në mes byros qëndrore kombëtare të poicisë me byrot qëndrore kombëtare të vendëve tjera me Sekretarin e Pergjithshëm të I

POLICIA

POLICIA Lufta kundër kriminalitetit nënkupton angazhim,përfshirje dhë bashkpunim të ndërsjellët të subjektëve të ndryshm shtetror dhe shoqëror. Ndër ta gjithësesi, rëndësi më të madhe kanë organet e specializuara shtetrore: policia, gjyqësia, prokurorit publike, organet për ekzekutimin e sanksioneve penale (sistemi i judikaturës penale) Policia është organ shtetëror që kujdeset për mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti,mbajtjen e rendit dhe qetësis, si dhe sigurinë e rendit përkatës juridik. Policia është një institucion tradicional i njohur për mbrojtjen e rendit shoqëror. Në disa vende të zhvilluara (SHBA,Angli) ekzistoj organizma privatë të sigurimit (policët privat) që kanë për detyrë të mbrojnë pasuritë private,sidomos ndërrmarrjet komerciale private nga grupet dhe bandat kriminale. Aktiviteti i kësaj policie është i kufizuar në ruajtjen e pasuris dhe parandalimin e kriminalitetit, kurse heqjen nga liria dhe punët e hetuesisë ikryen policia shtetrore. Policia llogaritet

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more