Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2012

Vjersha për shkollën

Nese doni vjersha per shkollen atehere mund ti gjeni ketu   Kliko mbi titullin e vjershës që doni Poezi per shkollen   shkruar nga Ardiana Tusha Në klasë të parë Shkolla jonë Festa e shkollës Shkolla më thërret Dita e parë e shkollës  Shkolla ime Shkolla Shkolla ime Nëse doni akoma Vjersha atëherë klikoni mbi Vjersha  

Ndjekja në ëndërr- pytje nga vizitorët

Pershendetje!!! Une ne fakt do te doja te me shpjegonit nje enderr qe kam pare mbreme jam shume kurioz ta di se cfare domethenje ka.Mbreme pashe ne enderr sikur nje shoku im po me ndiqte nga pas me nje arme dhe duke u munduar per te me vrare ,ai ishte me disa shoke te mi te tjere dhe ato me thonin ik ik ,largohu.Une Une sa me shume qe largohesha ai aq me afer me vinte ,pastaj nuk mbaj mend gje me...Ju lutem me ndihmoni me nje shpjegim tuajin se jam shume kurioz ta di . Faleminderit Pergjigja : Shpjegimi i endrres tuaj eshte si vijon: Cfardo lloj gjeje qe te ndjek simbolizon nje pjesen tuaj e cila nuk eshte e afte ose nuk do te pranoj. Eshte nje periudhe ne jeten tuaj ku ndiheni i padobishem. Nje person i çuditshem ose nje energji negative perfaqeson mesime te cilat ju duhet ti mesoni ose pranoni. Kjo lloj endrres eshte nje thirrje qe ju duhet te merni me shume kontroll ne jeten tuaj. Ndonjehere kjo enderr do te thote edhe te maresh disa vendime te veshtira. Bes

7 Marsi vjershë nga Medinë Osmani

7 Marsi vjershë nga Medinë Osmani Mësuesi im i dashur,  mësuesi im i mirë na mësove pa përtesë  edhe në kohën më të vështirë. Aeroplanët në qiell ushtarë, policë në tokë  kurrë nuk u ndalët ju bashkë me shokë. Na mësove për lirinë  për tokat shqiptare s’duhet lëshuar vendin  duhet të luftojmë. Sot në liri ditën tënde ta urojmë  Na jetofsh sa malet  i dashur mësuesi ynë   vjersha per 7 marsin, vjershe per 7 mars, vjersha 7 marsi, vjershe 7 marsi, vargje per mesuesin, vjersha per mesuesin, vjersha per mesues

Pranvera- vjershë nga Hil Mosi

Pranvera - vjershë nga Hil Mosi Me gaz përsëri Plot bukuri, Pranvera mbrrini Qe, borën shkrini, Çdo bimë gjelbron, Natyra gëzon. Nji e kandshme erë Na sjell pranverë ; Mbi peme buzëqeshun, Me lule veshun Gjithë zogjtë lodrojnë, Plot gaz këndojnë. Dallëndyshet vinë, Pranverën bijnë, E ngrohtë prej diellit, Në ajër të qiellit, Tek shkojnë fluturim, Këndojnë plot gëzim. Në fushë hieshi, Plot bukuri, Gjithë dhentë kullosin, E qengjat lozin, Bariu pas vjen E fyellit i bjen.  vjershe per pranveren, pranvera vjershe, pranvera nga Hil Mosi, Hil Mosi pranvera, Pranvere Hil Mosi, Hil Mosi pranvera, pranvera vargje, vargje per pranvere, vjershe pranvera, poezi per pranveren nga Hil Mosi vjershe per pranveren, pranvera vjershe, vjersha per pranveren, poezi per pranvere, pranvera poezi, poezi per pranveren, vjershe pranvera, pranvera vjersha, pranvere vjershe, vjersha per pranvere, pranvera vargje, vargje per pranvere shqip, vjersha shqip per pranveren

7 marsi- vjershë nga Brikenë Meha

 7 marsi- vjershë nga Brikenë Meha Dita e mësueses është ditë e shënuar mësueses së dashur kam për t’ia uruar. Gëzuar festat mësuese e nderuar do të jemi të urtë të kemi premtuar. Do të mësojmë me shumë dëshirë ta bëjmë Kosovën sa më të mirë. Na mësove A, B, C -en na mësove ta duam atdheun  na mësove ta duam lirinë ta duam Kosovën dhe Shqiperinë!    vjersha per 7 marsin, 7 marsi vjershe, vargje per 7 marsin, poezi per 7 marsin, 7 marsi vjersha, vjersha te bukura per 7 mars, vjersha per mesuesen, vjershe per mesues, 7 marsi vjer

Pranvera- vjershë nga Albina Jasiqi

Pranvera - vjershë nga Albina Jasiqi   Vendi po Iulëzon Shkolla po shndrit Në oborr të shkollës Lulet sa janë rritë. Na erdhi pranvera Zogjtë janë gëzuar Edhe bilbili këndon Këngën e paharruar.    vjershe per pranveren, pranvera vjershe, vjersha per pranveren, poezi per pranvere, pranvera poezi, poezi per pranveren, vjershe pranvera, pranvera vjersha, pranvere vjershe, vjersha per pranvere, pranvera vargje, vargje per pranvere shqip, vjersha shqip per pranveren

ADEM JASHARI - vjershë nga Laura Fazliu

Vizitorë të nderuar nëse doni '' vjersha '' apo '' poezi '' të tjera për Adem Jasharin kliko mbi titu llin e mëposhtëm: '' Vjersha për Adem Jasharin '' ADEM JASHARI - vjershë nga  Laura Fazliu Luftëtar i paepur Që dha jetën për Iiri Populli s’e harron këtë vepër S’e harron heroizmin e tij. Si hero, hero i vërtetë Si një trim, trim me fletë Bëri  vdekjen si me le E dha gjakun për atdhe P ostime t ë ngjashme: Adem Jashari - vjershë nga Albenita Gashi   Adem Jashari vjershë patriotike  vjersha per Adem Jasharin, Adem Jashari vjershe, vjershe per Adem Jasharin, Adem Jashari poezi, vargje per Adem Jasharin, vargje per Ademin, Lufta e Adem Jasharit poezi, vjershe per heroin legjendar Adem Jasharin, Heroi Legjendra Adem Jashari vjershe, Laura Fazliu, vjershe nga Laura Fazliu

Duaje tënden bleni prodhime vendore - animacion

Duaje tënden bleni prodhime vendore - animacion bleni prodhime vendore, prodhimet vendore, prodhim vendor, prodhimi vendor, prodhim vendas, prodhimi vendor, bleni prodhime vendore, prodhimet vendore

Duaje tënden bleni prodhime vendore

    Duaje tënden bleni prodhime vendore

Çfarë është qeliza ?

• Çfarë është  qeliza ? Qeliza është njësia themelore strukturale dhe funksionale e organizmit të njeriut. •   Ajo mund të ndahet në tri pjesë kryesore me qëllim të studimit më të lehtë: –   Membrana qelizore (plazmatike) – Citoplazma • – Bërthama cka eshte qeliza, cfare eshte qeliza, cka eshte qelize,ceshte qeliza, c'eshte qeliza, qka osht qeliza, qka eshte qeliza •

Sa të dua o Shqipëri - Asdreni

Sa të dua o Shqipëri - Asdreni Sa të dua o Shqipëri Sa mall ndiej e sa dëshirë Për ty gaz e dashuri Mu në zemër më ka mbirë Se për mua o Atdhe Je një lule aq e vyer Sa nuk gjendet përmbi dhe Shpirtin tim për të ushqyer. Asdreni Shqiperia, sa te dua o Shqiperi, Shqiperia dhe Kosova

Ëndërr - kur ndiqesh nga dikush (Komentimi i ëndrrave)

Ëndërr - kur ndiqesh nga dikush (Komentimi i ëndrrave) Te ndiqesh nga dikush eshte endrra me e zakonshme.  Mund te kete ndjekur nga nje kafshe, njeri ose fuqite e erreta. Cfardo lloj gjeje qe te ndjek simbolizon nje pjesen tuaj e cila nuk eshte e afte ose nuk do te pranoj. Eshte nje periudhe ne jeten tuaj ku ndiheni i padobishem. Kafsha mund te perfaqesoje pjesen me te lire te natyres tuaj. Nje person i cuditshem ose nje energji negative perfaqeson mesime te cilat ju duhet ti mesoni ose pranoni. Kjo lloj endrres eshte nje thirrje qe ju duhet te merni me shume kontrroll ne jeten tuaj. Ndonjehere kjo enderr do te thote edhe te maresh disa vendime te veshtira. endrra kur ndiqesh nga ndikush, endrra e perndjeksjes, enderr tum njek dikush, endrra e ndjeksjes, komentimi i endrrave, enderr ndjekja, enderr ndjekje, endrra ndjekja nda dikush, komento endrra, shpjegimi i endrrave

Cilat janë dialektet e gjuhës shqipe ?

Cilat janë dialektet e gjuhës shqipe  ? Gjuha shqipe ndahet në dy dialekte: gegërishtja (në veri) dhe toskërishte (në jug).  Dallimet kryesore janë në shqiptim dhe gramatikë (a-ë, n-r, vo-va, ue-ua, me punue-të punoj) dhe në fjalor (tlyn-gjalpë, katun-fshat etj.) cilat jane dialektet e gjuhes shqipe, gjuha shqipe dialektet, dialekti gege, dialekti toske, 

Çka është fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura mënyrore ?

 Çka është fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura mënyrore ? Pjesa e nënrenditur mënyrore, ashtu si rrethanori i mënyrës në fjalinë e thjeshtë, tregon mënyrën se si kryhet veprimi i shprehur në pjesën kryesore. Pjesa e nënrenditur mënyrore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse mënyrore: si, siç, sikur, ashtu si etj.  Kur pjesa e nënrenditur mënyrore qëndron pas kryesores, zakonisht, ndahet me presje. Nuk ndahet vetëm kur lidhet drejtpëdrejt me foljen e pjesës kryesore: Bërtiste sikur të ishte i marrë.

Çfare është fjalia e përbërë ?

 Çfare është fjalia e përbërë ? Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një   folje të zgjedhuar në një nga mënyrat vetore, është fjali e përbërë . Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur. Fjalitë e përbëra janë dy llojesh : me bashkërenditje dhe me nënrenditje . Fjalitë e përbëra nga dy pjesë të pavarura që lidhen me lidhëza bashkërenditëse janë fjali të përbëra me bashkërenditje Ulërimat e tyre u përhapën mbi Lumin e Madh dhe u shtinë frikën banorëve të tij. Njerëzit u trembën nga kjo ulërimë, kurse majmunët bërtisnin si të lajthitur.

Çka është fjalia e përbërë ?

Çka është fjalia e përbërë ? Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një  folje të zgjedhuar në një nga mënyrat vetore, është fjali e përbërë .   Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura.   Pjesët e pavarura dhe pjesa kryesore mund të qëndrojnë më vete , kurse pjesa e nënrenditur nuk mund të qëndrojë më vete, as nga ndërtimi, as nga kuptimi.  Ajo është e varur nga pjesa kryesore.  Fjalitë e përbëra me bashkërenditje janë shtuese, veçuese, përmbyllëse  dhe kundërshtore.

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje shtuese ?

 Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje shtuese ? Pjesët e bashkërenditura të këtyre fjalive të përbëra lidhen me lidhëza bashkërenditëse shtuese  : e, dhe, edhe, as, si edhe, edhe…edhe, as…as, jo…vetëm…por, si…ashtu edhe, jo vetëm që …por as, le që…por edhe etj.  Pjesët e fjalisë bashkërenditëse shtuese nuk ndahen me presje kur përdoren lidhëzat e, dhe, edhe, as.   Kur përdoren lidhëzat e përsëritura : edhe…edhe, as…as, jo…vetëm…por, si…ashtu edhe, jo vetëm që …por as, le që…por edhe para pjesës së dytë vihet presje . Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur. As pushkë nuk dëgjoheshin, as flakë nuk shiheshin më.

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje veçuese ?

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje veçuese ? Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje veçuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose…ose, o…o, ja…ja, qoftë…qoftë, herë…herë. Para lidhëzave bashkërenditëse veçuese nuk vihet presje. Kur përdoren lidhëzat e përsëritura para pjesës së dytë vihet presje.   Ose ia arrijmë qëllimit, ose vdesim. Ja i   arrijmë shokët,   ja plasim.

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje kundërshtuese ?

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje kundërshtuese ? Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje kundërshtuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse kundërshtuese: po, por, kurse, mirëpo, megjithatë, megjithëkëtë, ndërsa, teksa, porsa, veç, veçse, vetëm se. Para lidhëzës bashkërenditëse kundërshtuese vihet gjithmonë presje.                  Meshkujt hapnin flegrat, kurse femrat nuhatnin tokën.                  Dy shoqet e saj e ndoqën, ndërsa meshkujt qëndruan prapa.                  Fustani ishte shumë i bukur, po nuk më rrinte mirë.

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje përmbyllëse ?

 Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje përmbyllëse   ? Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse lidhen me lidhëza bashkërenditëse përmbyllëse: andaj, ndaj, prandaj, pra.     Para lidhëzës bashkërenditëse përmbyllëse vihet gjithmonë presje..            Vera kishte ditëlindjen, prandaj i ftoi të gjithë shokët dhe shoqet e klasës.   cka jane fjalite e perbera me bashkerenditje, cka jane fjalite me bashkerenditje, cka jane fjalite bashkerenditese

Mendime të urta nga Mehmet Bislimi

 Mendime të urta nga Mehmet Bislimi 1.       Heshtja jo gjithherë është ar! 2.       Ka shumë veta që vezullojnë në formë, por që janë të brishtë në përmbajtje! 3.       Shoku i vërtetë t’i zbulon dobësitë me kohë. Ka “shokë” që dobësitë t’i mbulojnë, përderisa ato të bëhen shumë, pastaj bëhet vonë! 4.       Ata që vetvetes i shkaktojnë me dashje probleme në jetë, nuk kanë kujt t’i ankohen! 5.       Të ligjtë gjithmonë gjuajnë nga pusia, ata kurrë nuk dalin përballë! 6.       Çdokush ka të drejtën e fjalës. Lum ai që ka durim t’i dëgjojë llafazanët! 7.       Njerëzit kanë të drejtën e fjalës, kjo s’nënkupton se të gjithë janë të zotët e saj! 8.       Ata që kritikën kanë në rend të parë -   punën e kanë të fundit! 9.       Njeriu duke folur për një çështje të caktuar, ngërthen në vete aftësinë, kulturën, diturinë...Ka disa që nuk flasin, duke dashur që me heshtje të mbulojnë paaftësinë e tyre! 10.   Sinqeriteti mbrohet me fuqinë e shpirtit, p

Mehmet Bislimi - Biografia dhe veprat

 Mehmet Bislimi - Biografia  dhe veprat Mehmet Bislimi , publicist dhe poet nga Prekazi, i burgosur dhe i përndjekur politik, në rrethana të caktuara më 1994 emigroi në Zvicër ku edhe jeton e vepron përkohësisht. Deri me tani, ka publikuar shkrime të shumta në mediet e shkruara dhe elektronike, si: në gazetën “Bota e re”, Prishtinë, në revistën “Alternativa”, Lubjanë, në gazetën “Rilindja”, Zvicër, në gazetën “Zëri i Kosovës”, Zvicër, në revistën “Rruga jonë”, Francë, në gazetën “Epoka e re”, Prishtinë, në gazetën, “Infopress”, Prishtinë, në gazetën “Shekulli”, Tiranë, në revistën, “Ars Petika”, si dhe në dhjetëra ueb faqet. Radiokosovaelire, kosovapress, albaniapress, neneshqiperi, shqiperiebashkuar, albanur, pashtraku, besiana, radiodrenica, skenderajlive etj. Për një kohë të gjatë krijuesi Bislimi, ka mbajtur edhe rubrikën e humorit në gazetën “Zëri i Kosovës”, në Zvicër me nofkën “Ngucakeqi”, si dhe në revistën, “Rruga jonë”, në Francë me nofkën “Gjembi”. Mehmet Bislimi, deri me ta

Çka janë antibiotikët ?

Çka janë antibiotikët ? Antibiotikët janë substanca kimike të cilat kanë aftësi të ndalojnë rritjen, shumimin dhe t'i shkatrrojnë mikroorganizmat. cka eshte antibiotiku, cka jane antibiotiket, qka jane antibiotiket, cfare jane antibiotiket, cka eshte antibiotik, antibiotiku shqip, terma mjekesore, fjalor mjekesor, fjale mjekesore, antibiotiku kuptimi, qka quajme antibiotik, ceshte antibiotiku, c'eshte antibiotiku , cfare roli ka antibiotiku, per perdorim, roli i antibiotikeve

Çka është ndajshtimi ?

Çka është ndajshtimi ? Ndajshtimi është një lloj përcaktori i emrit .  Ndajshtimi , zakonisht, është një grup emëror ose një emër  që shënon të njëjtën qenie ose të njëjtin send që shënon edhe emri që plotëson.  Ndajshtimi mund të jetë i  paveçuar dhe i veçuar. cka eshte ndajshtimi,cfare eshte ndajshtimi, cka eshte fjala ndajshtim,ndajshtimi kuptim, qka eshte fjala ndajshtim, qka kuptojm me ndajshtimi, ceshte ndajshtimi, ndajshtimi gjuhe shqipe, ndajshtimi gramatike gjuhe shqipe, qka kuptojme me ndajshtim, ndajshtimi shqip, ndajshtim, qka quajme ndajshtim, qfare quajme ndajshtim  

Raporti i sociologjise me ekonomine politike

Raporti i sociologjise me ekonomine politike Qe te dy keto shkenca merren me studimin e kategorive te aferta shoqerore.  Ekonomia si shkence merret me analizen e fenomeneve ekonomike.  Socilogjia definohet si shkence mbi zhvillimin e ligjsive te ndryshme shoqerore.  Afersia eshte e madhe ne mes te ekonomise dhe sociologjise por ajo nuk eshte e njejte psh ne nje organizate prodhuese me shume punetor ne te cilen punojne ekonomisti dhe sociologu, secili nga keti dy profile e ka kendin e veshtrimit te problemit te vete shkencor.  Ekonomisti aty e studion menyren e organizimit te punes, lenden e pare racionalizimin e procesit te punes strukturen kualifikuese te prodhuesve dhe te atyre qe nuk jane ne prodhim direkt- puntoret ne administrate.  Dallimi me i madh ndermjet ketyre dy shkencave qendron ne faktin se ekonomisti i studion pjeset e veqanta te punes ne organizate si lenden e punes strukturen e punetoreve dhe te tjera, kurse sociologu qe te gjitha keto perpiqet ti studioje si t

Cilat janë Sociologjite e veqanta ?

Cilat janë Sociologjite e veqanta ?  Jane: sociologjia industriale, rurale, e punes, politike, e religjionit, e familjes, e artit, e filmit, gjeografike, ekonomike etj.  Disa prej sociologjive te veqanta dalengadale kane zene vend te duhur keshtu qe kane hasur edhe rezultate ne hulumtimet e veta dhe keshtu asnje klasifikim i shkencave shoqerore s`mund te kaloje anash.  Sociologjia me zhvillimin e saj i eshte nenshtruar degezimit ne keto disiplina te veqanta.  Procesi i atomizimit te sociologjise ne shume dege te veqanta te sociologjise qe ne menyre implicite ne vete mban nje rrezik te reduktimit te socilogjise se pergjithshme ne sociologji te veqante, duke nenqmuar dhe lene pas dore ligjet e pergjithshme sociologjike.  Keto tendenca shkojne aq larg sa qe sociologjite e veqanta i konsiderojne qe jane ne gjendje te perfshijne ne suazat e veta te gjitha dukurite shoqerore, aq me teper perpiqen tia zene vendin sociologjise se pergjithshme.  Rezultatet e sociologjive te veqanta dhe

Çka është metoda ?

Çka është metoda ? Me konceptin e metodes ne shkence kuptohet rruga ose menyra e studimit te asaj shkence per njohjen e ligjshmerive te cilat vlejne dhe te cilat ajo i studion. Fjala metode rrjedh prej gjuhes greke methodos qe ne perkthim do te thote menyre, rruge, veprim, qendrim qe perdoret per arritjen e nje qellimi te caktuar per te zbuluar te verteten. Me metoden shkencore mund te kuptohet “grumbullimi i parimeve kryesore te cilat caktojne qarkun analitik te nje shkence, se bashku me te gjitha menyrat hulumtuese me ndihmen e te cilave shkenca orvatet te zgjidhe probleme te cilat para saj parashtrohen” Ndersa “rruga respektivisht menyra per te arritur gjere te e verteta shkencore quhet metode” ndersa shkenca mbi metoden quhet metodologji .  cka eshte metoda, cfare eshte metoda, ceshte metoda, c'eshte metoda, metoda shqip

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more