Në cilat raste kemi dobësim të
frymëmarrjes vezikulare apo alveolare ?
Dobësim apo zvogëlim të
frymëmarrjes vezikulare ose alveolare kemi në këto raste:
1.Kur ndalohet hyrja e
ajrit mbi një lob ose në një sektor të lobit pulmonar për shkak të obturacionit
ose të shtypjes së bronkut(p.sh. nga një tumor).
2.Kur zhvendoset një pjesë e
mushkërisë p.sh. nga eksudati ose ajri i grumbulluar në kavitetin pleural;në
këtë rast indi pulmonar largohet në thellësi dhe alveolat nuk fryhen gjatë
inspiracionit.
3. kur indi pulmonar humb elasticitetin e vet dhe nuk është në
gjendje të fryhet d.m.th në rigjidetin e mureve alveolare (gjë që shihet në
emfizemin pulmonar).
4. kur indi pulmonar, në fazat e ndryshme të
inflamacionit, trashet (kompaktsohet) e ashtuquajtur faza e hepatizimit.
5.kur
trashen dhe ngjiten fletët e pleurës etj.
frymemarrja vezikulare,frymemarrjet vezikulare,alveolare
loading...
Lexo edhe: