Kjo është një llambë e cila duke i filtruar rrezet ultraviolete nëpër nikel oksid lëshon vetëm ato rreze të cilat janë përgjegjëse për fluoreshencë.
Lëndë të tilla fluoreshente prodhojnë shkaktuesit e favusit, eritrazmës, P. versicolor, etj.
Vatrat e këtyre sëmundjeve kur u ekspozohen dritës së Wood-it në dhomën e errët do të emitojnë dritë të dukshme fluoreshente.
Në këtë mënyrë mund të caktohen edhe porfirinet në urinë.
Duhet të kemi parasysh që fluoreshencën mund ta shkaktojnë edhe disa lëndë të cilat rastësisht gjenden në lëkurë: sebumi, sapuni, ngjyrat, skuama, yndyra e aplikuar, etj.
loading...
Lexo edhe: