Skip to main content

Fjalimi origjinal i ditës së çlirimit të Vërbanit më 28 maj 1943 nga Bugari

Fjalimi origjinal i ditës së çlirimit të Vërbanit më 28 maj 1943 nga Bugari



Lexoi para masës letrën e shkruar nga dora vetë me ni entuziazëm dhe krenari të madhe kombtare për një Shqipëri etnike Jetish Bislimi - Vishi.

Vëllezër shqiptarë, sot po e kremtojm ditën e çlirimit fshatit: Vërban, Sodovinë, Goshicë dhe Begracë, nga okupatori Bugarë; i cili nuk zgjedhë mjet për torturat për popullin shqiptarë, sa që kaloi çdo kufi me krimet e tija të pa numerta që bëri ndaj popullit shqiptarë në përgjithësi, veçanarisht, në fëshatrat rreth kufirit, duke paraqitë si motiv kalimin e kufirit, e tjera arsye të pa baza.

Këtë teror që e bëri Bugari gjatë këtyre dy vjetëve të okupimit të tij, nuk e mban mend Historija, as në kohen e AVARVE, HUNVE, VIZIGOTVE, as të XHINGZKHANIT. Për këto tortura ua kemi venë dijeni Aleatve të tyre, si dhe opinionit botërorë, për të cilën gjë edhe i ka ra autoriteti në maksimum!

Te dashur vëllezër, populli shqiptar me tortura e vuajtje është kalitur shekuj me radhë, qysh para erës re, që kan fillu që nga Romaket e Bizantet, më se 15shekuj me radhë, mandej më vonë me rastin e dyndjeve Sllave, mëse dy shekuj, nën sundimin dinastisë NEMANLIÇVE. Mandej edhe nga sundimi Anadollakve pesë shekuj me radhë, e në fillim të shekullit 20 nën zgjedhën e Jugosllavisë Borgjeze dhe asaj Bullgare.

Nga këto tortura, vuajtje dhe skllavërim i gjatë me shekuj, numri më i madh i popullit u shkri në Romanizëm, Skllavizëm e Turqizëm. Nga ky skllavërim i gjatë, populli i jonë ishte në rrezik edhe me u eleminu nga harta. Mirëpo duke iu falenderu qendresës së fortë si graniti, populli ynë iu përballoi shtypjeve mizore, disa me gjak, disa me strehime në viset pasive, ku s'mujti me i shkelë as këmba e kalit, dikush me emigrime nëpër shtetet Ballkanike, nepër Europë e kontinente tjera të botës, me lloj-lloj sakrificash, e ruajtën gjuhën, zakonet dhe traditat, sa që tani popullin tonë e njeh bota mbarë.

Flamuri i jonë tani valon në krye të njëqind e sa flamujve të botës, pranë pallatit madhështorë të organizatës së kombeve të bashkuara në NJU–YORK.

Dita e flamurit është dita më e shënuar në historinë e kombit tonë. Duke kremtuar këtë ditë, i pari kujtim, që na bie në mend, është se një popull ka shpëtuar prej kurthit të robrisë dhe nisi të shijoj jetën e lirë duke u përfaqësuar prej shenjës kombtare, Flamurit. Shenja e kombit tonë: Flamuri kuq e zi, me shqiponjen dy krenare!

Këtë flamur, i cili për herën e parë në historinë e popullit tonë, sot po valon në fshatin tonë, me mburrje, madhështi, nderim dhe gaz, e shikon çdo atdhetarë! Vetem një tradhtarë, një shpirt lig e veshtron me smirë, me urrejtje e me frigë.

Te ky flamur nuk shohim vetëm bukurinë e kohes dhe të ngjyrës, po edhe bukurinë e një atdheu, të nji kombi, me tërë cilësitë, parimet, ndenjat dhe historinë e një populli, që ka luftuar, për një jetë madhështore, për njoftime të larta, të shtrejta e të lira.



Flamuri jonë tregon qëndrimin e njëherëshëm, të patundur dhe burrërorë të atyre ushtarëve fisnik, që i ka udhëhequr në ngadhënjime, mes luftrave të rrepta, jo për sulme, po për mbrojtje. Flamuri jonë tregon jeten e atyre trimave të kombit, që luftuan për të mbrojtur atdheun. Nën këtë flamur trimat e Gegrisë dhe të Toskrisë munden të mbajnë të panjolluar prej armiqëve nderin e lartë të tyre. Nën këtë flamur kemi dhënë besën të rrojmë ne, bijtë e shqiponjes.


Te ky flamur i hapur, që fërfrinë në erë, shikojmë më shkronja të arta Shqiprinë e re dhe të lirë; shikojmë jeten e s'ardhmes së këtij kombi autokton, që është dergjur për kaq kohë në kurth, i mbuluar me plafin e robrisë, po që kurr nuk ka qenë i përulur e i mundur për vdekje.

Flamuri jonë është shenja e trimërisë dhe e lirisë.

Për trimri ka kapërcyer male, ka kapërcyer lumej, ka shëtitur pyje, ka vetitur mbi dete dhe ka valuar mbi fusha. Për liri ka bërë therorira të mëdha, beteja të përgjakshme me romaket, Bizantet, Sllavet dhe me Turqit 5 shekuj.

Për liri, si tani dhe kështu e tutje, ky dhe vetëm ky flamur do të fërflloi mbi kulmet e shtëpijave, do të shëndrinjë mbi majet e qukave, do të valojnë mbi sheshet e lendinat e gjelbrta. Vetm nn këtë flamur do të prehen në qetësi eshtrat e atyre dëshmorve që venë therorin ma të madhe duke luftuar dhe vdekur me nderë e me lavdi, të cilet edhe i mbushen faqet e historisë mijë vjeçare.

Vetem nen këtë mundë të rrojmë ne bijtë, niprit dhe stërniprit në liri, në fatbardhësi më vete dhe në paqë e në miqësi me fëqinjet.

Po sa do i mirë, sa do i bukur dhe i kendëshëm të jetë ky flamur, bukuria e tijë prishet, vyshket, venitet, po të mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dijmë, që ne e bajme flamurin, e jo flamuri neve. Po të jemi ne trima, besnik, të drejtë, të lirë, të ndërshëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shenja e nji populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhëtarë, ashtu do të jet edhe flamuri, shenja e roberve dhe e tradhëtarve. FUNDI I FJALIMIT ÇLIRIMIT VËRBANIT 28 Maj 1943

Rroftë flamuri kombëtar! Rroftë populli shqiptar! 


fjalim per flamurin,Jetish Bislimi -Vishi, thenie filozofike per flamurin, kombin,jeten,krenarine,luften kombetare,vepren e trimave shqiptare, deshmoreve, shkrime nga Jetish Vishi-Bislimi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more