Fenomeni i Auspitz-it ose fenomeni i pikës hemorragjike është fenomen i gjakosjes punktiforme, fenomen i vesës së gjakosur.
Te gërryerja e vazhduar me kiretë (e skuamave tek psoriaza) do të largohet edhe një cipë.
Kjo është cipa e fundit e epidermës, e cila është e hollë gati e tejdukshme me ngjyrë të kuqe të çeltë e pastaj do të shfaqen pika të vogla të gjakut.
Me largimin e kësaj cipe dëmtohen papillat dermale, që janë të zgjatura te psoriaza dhe me këtë formë lëndohen kapilarët që gjenden në këto papilla me ç’rast shfaqet gjakosja punktiforme, e cila nuk e haset te dermatozat e tjera, prandaj ky fenomen ka vlerë diagnostike.
testi auspitz,shenja,fenomeni,
loading...
Lexo edhe: