Skip to main content

Rregullat e lutjes

Që lutja të jetë e pranuar tek Zoti i Madhëruar, ka disa rregulla të cilat njeriu duhet t`i plotësojë. Ato janë:

-Drejtimi nga Qabeja duke ngritur duart drejt qiellit me shuplaka nga fytyra dhe pas përfundimit të lutjes të fshish fytyrën me to. Kjo është kështu pasi bazohet në fjalën e Profetit (a.s), kur thotë: “Kur ta lutni Zoti, ktheni duart nga Ai dhe kur të mbaroni fshini me to fytyrën, sepse Zoti juaj është Bujar dhe i Pavdekshëm. Atij i vjen zor nga Vetja që robi t'i drejtojë duart nga Ai dhe Ai të mos i përgjigjet lutjes së tij”. (Transmeton Ibn Maxheh).

· Lutja duhet të bëhet me zë të ulët. Allahu i Madhëruar e di shumë mirë çfarë ke në zemër dhe çfarë kërkon. Ai e di shumë mirë nevojën tënde edhe nëse ti nuk arrin ta shqiptosh atë. Profeti (a.s) thotë: “O njerëz! Mos e mundoni veten. Uleni zërin kur ta lutni Allahun, sepse nuk po lusni dikë që nuk ju dëgjon apo ndonjë të largët. Mos harroni se jeni duke lutur Atë që dëgjon dhe di gjithçka që është afër jush dhe me ju”. ( Transmeton Muslimi).

· Lutja me shpirt dhe devotshmëri. Allahu i Madhëruar thotë në Kur`an: ((Luteni Zotin tuaj me përulshmëri dhe frikë sepse Allahu i Madhëruar nuk i do mendjemëdhenjtë)).

· Zgjedhja e kohës së volitshme. Zotit i lutemi në çdo moment, mirëpo janë disa raste më të mira si: muaji i madhëruar i Ramazanit, nata e Kadrit, dita e Arafatit, dita e Xhuma për të cilën Profeti (a.s) thotë: “Ø«shtë një orë në ditën e Xhuma në të cilën nëse njeriu falet dhe e lut Allahun e Madhëruar në të, Ai ka për t`ia plotësuar lutjen”.

*Po ashtu edhe pjesa e tretë e natës është një nga kohët më të favorshme për lutje të pranuar tek Allahu i Madhëruar, sepse në atë kohë Ai zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: “Unë jam Mbreti i mbretërve. Kush po më lutet Mua në këto momente që t`ia plotësoj lutjen atij? Kush po më kërkon ndonjë gjë që Unë t`ia jap? Kush po më kërkon falje që Unë ta fal? Dhe kjo gjë vazhdon kështu deri sa të agojë mëngjesi”. ( Transmeton Muslimi).

*Ndër kohët e përshtatëshme për lutje është edhe pas mbarimit të çdo namazi. Po ashtu edhe në kohën kur je në sexhde me ballin në tokë përpara Allahut të Madhëruar, sepse aty njeriu është më pranë dhe më i përulur ndaj Zotit të tij.

*Edhe ndërmjet ezanit dhe ikametit është po ashtu kohë për lutje të pranuar tek Allahu i Madhëruar, pasi Profeti (a.s) thotë për këtë: “Ndërmjet ezanit dhe ikametit lutja nuk kthehet mbrapsht”.

*Kur bie shi, kur je i sëmurë e të tjera kohë janë shanse të përkryera që na jepen në jetën tonë që ne ta lusim Allahun dhe Ai të na e pranojë lutjen.

Duhet të jemi të bindur se Allahu i Madhëruar do të na e pranojë lutjen duke mos e hequr shpresën në përgjigjen e Tij.

· Kur të lutesh duhet të fillosh me falenderimin e Allahut të Madhëruar, të lutesh për Profetin (a.s) dhe më pas të fillosh nga lutja jote. Këto janë disa nga udhëzimet që na jep Profeti (a.s) kur duhet të lusim Allahun.

· Kur ta lusim Allahun, është më e pëlqyeshme që të ndjekim po ato lutje me të cilat është lutur Profeti (a.s). Emri i Allahut të Madhëruar është një nga përmendjet kryesore të Profetit (a.s), i cili na lajmëron se emri më i Madh i Allahut gjendet në këto dy ajete: ((Dhe Zoti juaj është Një i Vetëm. S'ka zot tjetër veç Tij. AI është Mëshiruesi dhe Mëshirëploti)).

(( Nuk ka zot tjetër veç Allahut. Ai është i Gjallë dhe i Plotfuqishëm)). ( Transmeton Tirmidhiu).

Transmetohet gjithashtu nga Tirmidhiu se një herë Profeti (a.s) kishte dëgjuar një nga shokët e tij ta luste Allahun me këtë lutje: “O Zoti im! Unë të lutem Ty sepse Ti je Allahu veç të Cilit nuk ka zot tjetër. Je i Vetëm dhe për Ty kanë nevojë tërë krijesat. Ti je Ai i Cili nuk ka lindur askënd dhe as nuk është i lindur dhe askush nuk të përngjan Ty”.

Kur e dëgjoi atë të lutej ashtu, Profeti (a.s) tha: “Pasha Allahun! Ky e ka lutur Allahun me emrin e Tij të Madh, të cilin nëse dikush e përmend në lutjen e tij, Ai i përgjigjet asaj”. ( Transmeton Tirmidhiu).

Sigurimi i ushqimit, pijes dhe veshjes gjithmonë vetëm me hallall dhe asnjëherë me haram. Profeti (a.s) na jep për këtë një shembull të një njeriu i cili udhëtonte në rrugë të largët dhe ashtu siç ishte i pakrehur dhe tërë pluhur e lut Allahun për nevojat e tij, mirëpo ushqimi që ai hante ishte haram, po ashtu edhe veshja që ai mbante. E si do t'i pranohej lutja e tij?!”. ( Transmeton Muslimi).

· Kur të lutemi nuk duhet të nxitohemi në heqjen e shpresës për përgjigjet e lutjeve tona. Allahu i Madhëruar e di shumë mirë se për çfarë ke më shumë nevojë ti dhe çka është më parësore për ty. Prandaj nëse nuk të është pranuar ndonjë lutje, mos u nxito t'i heqësh shpresat sepse ndoshta Allahu i Madhëruar të ka shmangur me të nga ndonjë e keqe që të kanosej. Profeti (a.s) thotë: “Lutjet tuaja pranohen sikur ju të mos nxitoheni dhe nxitimi është kur thoni, Unë e luta Zotin dhe Ai nuk mu përgjigj”.

Nxitja për punë të mira dhe ndalesa nga punët e këqija. Ø«shtë kjo një tjetër rregull që duhet ta kemi parasysh pasi për këtë Profeti (a.s) na thotë : “Duhet të nxisni për në mirësi dhe të ndaloni nga e keqja, e nëse nuk e bëni këtë atëherë Allahu i Madhëruar do të zbresë mbi ju një dënim nga i cili edhe sikur të luteni nuk ka për t`ju pranuar lutja juaj”. ( Transmeton Tirmidhiu).

· Lutja nuk duhet të jetë për diçka të keqe si: përçarje, mallkim, qoftë ky për veten, fëmijët apo njerëzit e tjerë. Për këtë Profeti (a.s) thotë: “اdo lutje i pranohet njeriut netëm nëse nuk ka në të mëkat ose përçarje”. . . . “Nuk duhet ta mallkoni veten pas ndonjë fatkeqësie që ju ka rënë por duhet të thoni: O Zot! Më jep jetë nëse ajo për mua është e dobishme dhe ma merr atë nëse vdekja ka më tepër dobi për mua”. (Sigurisht kjo bëhet vetëm në rast sëmundjesh të këqija apo sprovash të mëdha në besim ndaj të cilave besimtari duhet të jetë shumë i durueshëm)

Nga lutjet më të pranueshme të njeriut është kur ai lutet për vëllain e tij kur ky i fundit nuk është prezent, sepse kështu Allahu i Madhëruar kënaqet me ne dhe na i plotëson ato kërkesa që kemi kërkuar për vëllezërit tanë. Profeti (a.s) thotë: ((Lutja e myslimanit për vëllain e tij është e pranueshme tek Allahu i Madhëruar. Aty në atë moment ndodhet një engjëll, i cili pas çdo lutje të besimtarit për vëllain e tij thotë: “ Amin! Dhe ty ta plotësoftë Allahu i Madhëruar për veten tënde si për vëllain tënd” ). ( Transmeton Muslimi).

· Një tjetër rregull për një lutje të suksesshme që Allahu i Madhëruar nuk e lë pa i`u përgjigjur është afrimiteti yt me Allahun e Madhëruar duke bërë punë të mira. Për këtë ju kujtojmë rastin e tre besimtarëve të cilët u bllokuan në shpellë nga një gur i madh që kishte zënë hyrjen e saj dhe arritën të dilnin prej saj vetëm duke iu lutur Zotit me paraqitjen e punëve që kishin kryer.

· Largimi nga gjynahet dhe shmangja e çdo vepre të papëlqyeshme. Rregull ky shumë i domosdoshëm për një lutje të pranuar. Dijetari i madh Ibrahim Ibn Ed`hem u pyet një ditë nga dikush për shkakun e mospërgjigjes së lutjeve dhe ai i tha: “Ju e njohët Allahun dhe nuk i bindeni Atij. E njohët Profetin (a.s) dhe nuk ecni me mësimet e tij. E njohët Kur`anin dhe nuk punoni me të. Hani nga mirësitë e Allahut të Madhëruar dhe nuk e falënderoni Atë për to. E besuat xhenetin dhe nuk punoni për ta fituar atë. I varrosni të vdekurit dhe harroni se edhe ju një ditë do të ktheheni aty. I latë pas dore të metat tuaja dhe u morët me të metat e të tjerëve”.

· Lutja juaj duhet të jetë këmbëngulëse dhe me shumë vendosmëri. Profeti (a.s) thotë: “Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe, por shprehe dëshirën e zemrës dhe me gjithë afsh kërkoje lutjen tënde, se Allahu i Madhëruar nuk e ka të vështirë përgjigjen e saj”. (Transmeton Muslimi).

· Lutja edhe kur je në rehati e me shëndet të plotë për vështirësitë që do të vijnë më pas. Profeti (a.s) thotë: “Kujtoje Allahun në rehati që të të kujtojë në vështirësi”.(Transmeton Ahmedi).



loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more