Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Poema ,,KËNKA E SPRASME E BALËS'' - analizë letrare apo kritikë letrare ~ Rapitful Shqip

Bojkoto produktet e Serbisë

Bojkoto produktet e Serbisë

Poema ,,KËNKA E SPRASME E BALËS'' - analizë letrare apo kritikë letrare

Rëndësia:Është një ndër veprat më të njohura të romantizmit shqiptar që i shëmbëllen edhe romantizmit europian.

Mënyra e botimit:Kjo vepër është krijuar duke mbledhur këngë popullore që më pastaj autori do i fusë në ndëritm të veprës.

Tema: Subjekti trajton dy tema :

1)Dashuria ndaj atdheut

2)Dashuria ndaj gruas

Dallimi Në këtë vepër nuk zhvillohet luftë e brendshme e personazheve por kemi vetëm përpjekje për të përputhur divergjencat e ndjenjave.

Personazhet:

Skenderbeu - kryehero i shqiptarëve

Bala - rrëfimtarja që rrëfen tregimin(që aludohen në Homerin e shqiptarëve)

Nik Peta - romantik(pjesmarrës në luftërat e Skenderbeut),dashurohet në e parë,detyrën ndaj atdheut e ve mbi dashurinë,nisen në luftë për,,zulm e varr‟‟.

Pal Golemi - romantik(pjesmarrës në luftërat e Skenderbeut),dashurohet në e parë , ka tipare kalorsiake ngase kërkon që pazmorja dhe shpata ti varen mbi pemë që tua fusin zjarrin armiqëve, edhe ky niset në luftë për zulm e varr.
Mara - e dashuruara në Nikun ,trimëreshë që nuk lejon ti hidhet në dorë armikut.

Subjekti : Bëhet fjalë për trjatimin e dy temave paralel atë të dashurisë ndaj së dashurës dhe dashurisë ndaj atdheut. Tema e dashurisë shfaqet me Marën e cila është një vajzë e dashuruar në Nikun.I ati i saj ia imponon një kurthë Pal Golemit nga e cila e shpëton vetë Mara.Ajo pasi që dëgjon që Nik Peta ka vdekur në luftë bën vetëvrasje dhe vdesFlitet për një zënkë në një ndejë në mes Pal Golemit dhe Nik Petës për Marën të cilën zënkë e qetëson Skenderbeu me famën dhe trimërinë e tij.Tema e luftës paraqitet me atë se edhe Nik Peta edhe Pal Golemi merrnin pjesë në luftërat e Skenderbeut edhe atë me parollën ,,Zulm e Varr‟‟.Lufta që përmendet është ,,Lufta e Valkalit‟‟.Siç shihet në këtë vepër të marrë nga letërsia popullore flitet për : grindjen e dy të rinjëve për një femër,rrëmbimi i vazjës nga duart e armikut , kthimi i unazës nga ana e burrit që ajo të martohet , amaneti i luftëtarëve që vdesin në luftë,mbirja e pemës.Në vepër përmendet edhe Moisi Golemi që rri i vetmuar me kokë ulur për kompleksin e fjalorit.

Ndërfutje: Këtu flitet për atë se hëna , zogu i lajmërojnë personazhet për veprimet e armiqëve.

Koha e ngjarjes: Shek XV

Porosia:,,Vetëm me luftë të armatosur mund të çlirohet atdheu‟‟(ideja konsiston në atë se robëria ishte pengesë edhe në rrjedhjën normale të jetës). 


Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare 


 Poema ,,KËNKA E SPRASME E BALËS'' - analizë letrare apo kritikë letrare,kritika letrare kenga e sprasme e bales,analiza
  •