Skip to main content

Poema Andrra e jetës Zoga- kritikë apo analizë letrare

Kjo poemë dallon ngase ka procede romantike dhe realiste.Ndahen në 3 pjesë në varësi të personazheve që jan 1)Trina , 2)Zoga dhe 3)Lokja.

Në pjesën e parë paraqet tabllon romantike me përshkrimin e natyrës nëpërmjet elementeve si ,,dy qershia të lidhura në një rrëfanë ose si dy molla të kputuna nga një degë‟‟, ku qershitë janë njëra paraqet popullin shqiptar që jeton në Arbëri kurse tjetra popullin shqiptar që jeton në Shqipëri , rrëfana e paraqet atdheun e të parëve , kurse dy mollat poashtu e paraqesin njëra arbëreshët kurse tjetra shqiptarët e shqipërisë kurse dega e paraqet atdheun e të parëve.

Simbolika shfaqet edhe me këngën e gjelit në fund të pjesës së parë që tregon mbarimin e një gjëje dhe fillimin e një gjëje tjetër.

Në këngën e dytë shfaqet një vajzë e re e quajtur Trina e cila vdes.Nëna e kësaj vajze është Lokja.

Dhembjen për vdekjen e vajzës Lokja e përjeton thellë pa e shfaqur haptazi ngase kjo tragjedi nuk shprehet me nota sentimentale si elegjitë e vajtimit,referencat fetare për të vetmen arsye që të mos e brengoste vajzën e vogël të quajtur Zoga me ritualin e vdekjes. 

Kjo shfaqet me atë se Lokja prap punon , moliset , lufton për ekzistencën e familjes.

Në këtë këngë(të dytë të quajtur Zoga) shfaqet jeta e pasvdekjes së Trinës ku bartëse e veprimit bëhet Zoga.

Shfaqet përsëri natyra me bylbylat , zymbylat , dallëndyshet , zgjoi i bletëve , lëvruesi etj dhe të gjitha këto e paraqesin simbolikën e asaj se ,,jeta vazhdon‟‟.

Në vazhdim kemi paraqitjen e ëndrrës(një prej elementeve më të njohura të romantizmit) ku si ëndërrimtare është Zoga.

Zoga në ëndërr sheh dy bylbyla të vendosur njëri në degë të trëndafilit kurse tjetri në degë të zymbylit.Simbolika e kësaj ëndrre është , zogjtë janë Zoga dhe i ,,dashuri i saj i ardhshëm‟‟ d.t.th kjo simbolizon lindjen e dashurisë.

Mjeda si tipar dallues ka se i largohet folklorizmit që ishte tipar I shkrimtarëve arbëresh p.sh njohja e të rinjëve , martesa , lindja e fëmijës të gjitha këto ai i shmang. 

Në pjesën tretë paraqitet ajo se për dikë jeta është e hidhur mbaron para kohe kurse për dikë tjetër ajo është e ëmbël dhe vazhdon pa probleme.

Poashtu na del në pah mungesa e djalit që do të ishte ndihmë fizike për Loken , Zogën dhe nipin.

Trina-simbolizon rininë e papërjetuar,Zoga-simbolizon vazhdimsinë e jetës kurse Lokja - simbolizon shkallën dhe peshën e dhembjes që të sjell jeta.

Poema ska koncept kohor.(nuk mund ta vendosim në një kohë të caktuar historike), poashtu ajo nuk ka koncept komunikativ.(familja paraqitet si tepër e izoluar nga rrethi shoqëror). 

 Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare


Poema Andrra e jetës Zoga- kritikë apo analizë letrare,andrra e jetes kritike letrare,analiza andrra e jetes Zoga,Trina analiza,Analiza e Andrres se jetes Zoga,kritika letrare Andrra e jetes Zoga,Zoga analiza,kritika letrare,kritike letrare,Poema Andrra e jetes Zoga,koment,koment kritike analize 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more