Skip to main content

Në Kosovë ende ka probleme ---Dr.Shefqet Krasniqi

Ndonëse kaluan dymbëdhjetë vite që nga çlirimi i vendit nga  okupatori, kaluan edhe tri vite nga pavarësia e Kosovës, me gjithë atë  problemet ende nuk u zgjodhën. Ani pse problemet në tërësi asnjëherë nuk  do të zgjidhen, jo vetëm në vendin tonë, por askund në tërë botën,  ngase jeta është e tillë, ligjet e kësaj bote janë të atij lloji dhe të asaj natyre që nuk  pranojnë rahati dhe qetësi absolute, apo thuaj nëse do: është e pa  mundur që njeriu çoftë si individ, apo anëtarë i një familjeje, apo  anëtarë i një shoqërie të jetoj pa probleme, në mënyrë absolute.


Dhe kjo vlen për çdo individ, familje e shoqëri, vlen për mysliman  dhe për jo mysliman, të gjithë janë të barabartë në këtu ligje. Për atë  arsye gjejmë edhe shtetet e mëdha dhe më të zhvilluara të cilat nuk  shpëtojnë pa probleme, e që shumë herë janë aq të mëdha saqë ju kanoset  edhe rreziku për ndonjë falimentim apo diç të ngjashëm.


Të njëjtën gjë e gjen edhe tek individët, çoftë i pasur, e çoftë i  varfër, çoftë me pozitë e çoftë pa pozitë. Që të gjithë kanë telashe,  kanë probleme, kanë sfida me të cilat ballafaqohen, dhe jo rastësisht  thotë populli “ska rahat në këtë dynja”, po të nderuar, ashtu është nuk e  luan topi.


E kjo çka u cekë është një argument shumë i fortë logjik se pa qare  duhet të ekzistoj bota tjetër, duhet të ekzistoj xheneti ku atje do të  kënaqemi, atje do ti shijojmë kënaqësitë absolute, atje do të jetojmë pa  brenga e pa telashe. Për ndryshe vërtet do të ishte njeriu krijesa më e  mjerë në këtë planet, që kurrë nuk ju hoqën gajlet, nuk ju hoqën  telashet. Dhe do të kishte të drejt plotësisht që të pyes: pse erdha unë  në këtë botë, kush më solli mua këtu, që vetëm me vuajtje e me mundime  po e kalojmë këtë jetë, e tjerë e tjerë?!


Kthehemi në temë, tek problemet e  Kosovës ndaj të cilave nuk mundë të qëndrojmë duar kryq, apo të heshtim e  të vëzhgojmë se çka po bëhet, sepse që nga presidenti i vendit e deri  te qytetari i thjesht, që të gjithë kanë përgjegjësin ndaj shtetit dhe  ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin e tij, me jetën e tij në atë  vend. Edhe më tej spektri politik në Kosovë si duket ende nuk është  pjekur sa duhet, edhe më tej partitë politike nuk e kanë dëshmuar çartë  dhe bindshëm se më shumë e donë vatanin sesa partinë e vet. Këtë bindje  mendoj se e kanë shumica dërmuese e qytetarëve tanë. Për atë arsye edhe e  kanë humbur bukur shumë besimin e tyre tek populli. Dhe mendoj se shumë  vështirë e kanë ta kthejnë këtë besim.


Pastaj dhjetë vite  gati nën  administrimin e UN-it – Kombeve të bashkuara, të cilat mjerisht kanë  lënë një pasqyrë të keqe tek qytetarët tanë, thuajse në çdo segment të  jetës. Pas tyre erdhi Eulexi i cili edhe ky nuk po dallon fortë nga para  ardhësit e tyre. Problemi i veriut të vendit është dëshmia më e çartë  për një dështim të plotë të faktorit ndërkombëtarë për ta zgjedhur këtë  problem.


Ku ta dimë ne, nëse është duke u shtyrë  problemi i veriut me qëllim nga ndërkombëtarët për ta lënë një vegës e  cila ndoshta do ju duhet për ma vonë?! Është e vërtetë se vendorët tanë  nuk e kanë krejt në dorë çështjen e veriut, por gjithsesi është dashur  të bëhet edhe ma shumë për këtë çështje. Ta shohim nga sot se ç’po ndodh  pas vendimit të qeverisë për shtrirjen e pushtetit të plotë në veri të  vendit dhe dërgimit të policisë dhe doganierëve në dy pikat kufitare të  veriut. Ta shohim sa jemi seriozë në këtë çështje.


Një gjë duhet ta dimë se pa qenë seriozë  dhe me bërë tërë atë çka është e mundur, nuk do ti zgjidhim problemet  tona asnjëherë, jo vetëm të veriut, por edhe probleme tjera. Unë mendoj  se qeveria jonë duhet ta mobilizoi popullin dhe ta lë të gatshëm për çdo  eventualitet, ngase ne de-fakto ne ende nuk jemi çliruar krejtësisht,  ende një pjesë e vendit tonë qëndron e okupuar.


Problemi i energjisë elektrike është një  problem mjaft i madh, pastaj korrupsioni, apo keqpërdorimi i pasurisë  shoqërore. Çështja e pensionistëve dhe shtresave sociale janë gjithashtu  probleme mjaft të theksuara dhe të rënda. Asnjëherë nuk mundë të  anashkalohet diskriminimi fetar që është një problem tjetër social, në  veçanti i femrës myslimane së cilës i ndalohet shkollimi dhe punësimi me  mbulesë. Problem ky i cili vërtet ka ndodhur pa pasur nevojë fare dhe i  cili i ka prekur shumë njerëzit për çka kanë filluar edhe të iritohën  nga ekzekutivi i vendit.


Vërtet nëse shteti nuk i ka në dorë  mundësitë për zgjedhjen e tona problemeve të mëdha të vendit, ai i ka në  dorë shumicën e tyre. Apo nëse do thuaj ndryshe: ai duhet të bëjë çmos  që ti zgjidhe aty që mundet dhe që nuk i kushtojnë asgjë dhe që nuk i  përzihet faktori ndërkombëtar në to. Ngase nuk ka kush që na bind se  ndërkombëtarët na thonë: vidhni, plaçkitni. Nuk ka kush që na bind se  ndërkombëtarët ju thonë qeveritarëve: mos i lejoni vajzat me shkuar me  mbulesë në shkolla. Sepse ata vet në vendet e tyre nuk i kanë këtu  probleme, e si mundë ta krijojnë tek ne! Por, faji në shumicë është i  yni, e ne kemi nevojë shumë që të vetëdijesohemi edhe më tej, në veçanti  partitë politike, apo ata të cilët i lakmojnë “karrigat”, sepse atje  nuk është aq vështir me hyp në tu, sa është vështir me i mbajt atu, apo  me ua dhanë hakun.


Mbesim me shpresë që disa nga këtu  probleme të zgjidhen sa ma shpejt e më mirë, në veçanti çështja e  veriut, e më pas edhe shamia si një problem mjaft shqetësues për  shoqërinë tonë.


Burimi:  https://www.facebook.com/Hoxha.Dr.Shefqet.Krasniqi

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more