Skip to main content

Hurmat dhe përfitimet shëndetësore!


Hurma është një pemë e viseve të ngrohta arabe ndërsa në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët.

Në mjekësinë tradicionale arabe e kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarre dhe shumë të tjerë. Hurmat janë shumë të pasura për nga ndërtimi i tyre i brendshëm. Ato i tejkalojnë frutat e tjera për nga shumëllojshmëria e përbërjes.

Ato përmbajnë sheqer, proteina, yndyrë, kalcium, sulfur, hekur, kalium, fosfor, mangan, bakër, magnezium dhe vitamina te rendesishme(hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës A dhe C).
Me fjalë të tjera, një hurmë është minimumi i një diete të shëndoshë.

Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina. Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti.

Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Kjo pemë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekur, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i kësaj frute ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Hurmat janë të pasura me kalcium dhe për këtë ndihmojnë në formimin e eshtrave.
Ato janë gjithashtu të rëndësishme në mbajtjen e shëndetit të syve.
Mjekësia moderne ka treguar se ato janë mbrojtës nga kanceri abdominal.

Shkenca ka vërtetuar efektshmërinë e hurmës si mbrojtës nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes dhe institutet bashkëkohore për dietë rekomandojnë që fëmijët të cilët ankojnë nga nervoziteti natyror apo hiperaktiviteti të konsumojne hurma.

Eksperimentet tregojnë se hurmat jane te dobishme per grate shatzëna, pasi përmbajnë stimulues që fuqizojnë muskujt e uterusit në muajin e fundit të shtatzanisë.
Kjo ndihmon në dilatacionin (zgjerimin) e uteruesit dhe në të njëjtën kohë zvogëlon gjakderdhjen pas një lindjeje në tjetrën.

Dietikët konsiderojnë se hurmat janë ushqimi më i mirë për lehonat dhe ato që janë duke u dhënë gji fëmijëve.
Kjo sepse, hurmat përmbajnë elemente që asistojnë në lehtësimin e depresionit te nënat dhe pasurojnë qumështin e nënës me të gjitha elementet e nevojshme për t’a bërë fëmijën të shëndoshë dhe rezistent ndaj sëmundjeve.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.

Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.
Disa këshilla profetike për dobit e hurmës!

Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. ka shënuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia.”

Xhabiri dhe Ebu Seidi r.a. kanë shënuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidote (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur në rritjen e sasisë së spermës , ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn Maxhxhe, Tirmidhiu, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn Maxhxhe, 3453)

Përzgjodhi dhe përshati
Dr. Rexhep Etemi




Hurmat dhe përfitimet shëndetësore,hurma dhe shendetesia,rendesia e hurmes,hurma dhe rendesia e saj,rendesia e hurmes,hurma dhe rendesia e saj,hurma,Hurmat,hurma dhe rendesia e saj,hurma shendetesia

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more