Skip to main content

Historiku i mbulesës - Dr. Shefqet Krasniqi

Edhe më tej po flitet e po shkruhet rreth ndalesave të cilat i aprovuan kuvendarët tanë me 29 gushtë 2011 , në parlamentin e Kosovës e që kishin të bëjnë kryesisht me çështje të fesë si edukata fetare dhe bartja e shamisë nëpër shkolla publike. Të gjithë thuajse po shkruajnë e po flasin, kush pozitiv e kush negativ, varësisht si po e shohin dhe nga cili kënd po e vështrojnë.  Mjerisht shumica e shkrimeve dhe debateve janë në disfavor të shamisë dhe çdo gjëje që ka të bëjë me Islam, e për mendimin tim nuk është shumë e çuditshme, ngase shumica e tyre janë injorantë ndaj Islamit në përgjithësi, dhe ndaj mbulesës në veçanti.      
Është interesat se pjesa dërmuese e atyre që po e kundërshtojnë shaminë ne shkolla publike, apo mbulesën e femrës myslimane po e lidhin atë me “arabizëm”, me “radikalizëm” , me “një veshë të re për vendin tonë” e tjerë, tjerë. E herë, herë duke e konsideruar atë si “simbol të skllavërimit të femrës”, apo “shtypjes dhe burgimit” të saj, "propagandës fetare", e deri te lidhja me "imazhin e vendit" dhe "islamin politik". Shqetësues është fakti qe pothuajse te gjitha debatet ku u vene ne pah këto arsyetime te ndalesës se mbulesës ne shkolla publike qene jo produktive për faktin se mungonte maturia, edukata, kultura njerëzore, qëllimi i mire dhe sinqeriteti për drejtësi. Qasja dhe trajtimi qe ju be kësaj çështje ishte aq negative, e ngushte dhe e papërgjegjshme sa qe demaskoheshin nga vet kundër argumentet e tyre. Si mund te pretendohet qe luftohet ekstremizmi kur ne vend te ndërtimit te urave te njohjes reciproke, urtësisë, racionalitetit, tolerancës dhe shtrimit te rrugës se mesme përdoret gjuha e ofendimeve, e urrejtjes, islamofobise, paragjykimit, diskriminimit etj qe është padyshim një ekstremizëm ne vete. Edhe nëse vërtete janë te preokupuar me ruajtjen e laicitetit te shtetit ne te cilën shpesh thirren ku për këtë do flasim me shume javën e ardhshme inshAllah, nuk duhet ta shfaqin këtë komoditet absolut derisa janë ne pyetje te drejtat elementare te njeriut. Sepse nuk duhet harruar qe kushtetuta jone e garanton te drejtën e besimit dhe shpërfaqjes se saj ne publik dhe kur përmendet mundësia e kufizimit te kësaj te drejte po ashtu potencohet qe kjo assesi nuk duhet ta tejkaloje qëllimin e mire ashtu qe duke dashur te evitoj një "problem" te behet shkak i me shume problemeve. Prandaj është me te vërtetë e vështire te shpjegohet nxitimi i qeveritareve tone ne këtë drejtim pa analizuar pasojat, gjë qe shkakton irritim dhe mosbesim te masa e gjere qe do ti vuaj ato duke i lenë hapësire përçarjes, urrejtjes, abuzimit me te drejtat e njeriut dhe thellimit te krizave te identitetit larg vlerave te diversitetit, multikulturalizmit, tolerancës dhe harmonisë se përgjithshme. Prandaj në të premten e kaluar u patë paralajmëruar një protestë para qeverisë, nga shoqëritë civile për shkak të ndalesës së shamisë, e që si duket do të mbahet sot pas faljes së namazit të gjumasë. E kjo jep me kuptua se vërtetë besimtarët e ndjejnë vetëm shumë të fyer, te diskriminuar ne baza fetare dhe të privuar nga një pjesë e madhe e lirisë, e që është liria fetare andaj edhe duan ta shprehin atë pakënaqësi para organeve qeveritare qe ta rishqyrtojnë këtë çështje te rëndësishme duke ndjekur modelin amerikan dhe atë te shumicës se vendeve perëndimore. Konsideroj se këtu nuk ka asgjë të keqe, në veçanti kur të protestuarit është legjitim edhe me kushtetutën e vendit. E natyrisht ne nuk dyshojmë në maturinë dhe urtësinë e besimtarëve, sepse arroganca dhe sjellja jo e mirë nuk i takon askujt, e më së paku besimtarëve të devotshëm. Mirëpo ne nuk duam tani te flasim për pasojat e vendimeve qe janë marre për mbulesën por dëshirojmë te fokusohemi me shume te historiku i mbulesës qe si duket është i panjohur për shume ke. Ajo qe duhet ta kuptojmë është se mbulesa nuk është vetëm e shqiptarëve, e as vetëm e turqve, apo arabëve, bile nuk është vetëm e myslimanëve. Hulumtuesit dhe studiuesit e sinqertë mundë ta gjejnë se mbulesa është praktikuar që nga kohët e lashta ndër popuj të ndryshëm. Bile në Kuran tregohet qartë se edhe gruaja e parë –Hava-  në një farë mënyre ka qenë e mbuluar me një lloj drite –nuri nga i Madhi Zot. E më pas mbulesa është përcill nëpërmjet të gjithë profetëve gjatë historisë së njerëzimit.  Librat hyjnorë si Tevrati (Tora), Inxhili (Ungjilli) dhe në fund Kurani, në mënyrë të qartë urdhërojnë femrën që të mbulohet.
Tek hebrenjtë shfaqja e femrës në publik me kokë zbuluar konsiderohej gjynah, e në disa raste edhe lakuriqësi, bile femra pa mbulesë tek ta mundë edhe të ndëshkohej. Të vetmet femra të cilat nuk kishin të drejt të mbuloheshin ishin prostitutat, në mënyrë që mos ti njollosin femrat e mbuluara e që konsideroheshin të ndershme e të moralshme.  E njëjta gjë ishte edhe tek të krishterët , të cilët gratë dhe bijat e tyre i urdhëronin që ta mbulonin tërë trupin, duke futur edhe kokën këtu, bile edhe fytyrën dhe zbulimi i kokës konsiderohej shenjë turpërimi dhe nënçmimi. Dhe jo vetëm tek shoqëritë me fe qiellore që ka qenë prezentë shamia, por edhe tek shumica absolute e shoqërive tjera, për mos me thënë të gjitha shoqëritë anë e këndë botës. P.sh: në periudhën e faraonëve në Egjiptin e lashtë, femra detyrohej të mbulohej, pastaj në Romën e lashtë çdo pjesë e femrës ju mbulohej saqë as zogu i këmbës nuk i dukej. Ngjashëm ka qenë edhe në Greqinë e vjetër, pastaj në Persi, Indi dhe shoqëri tjera. E shoqëria e fundit e cila ka legjitimuar mbulesën është shoqëria islame, pra nuk e ka shpikur atë, ngase ajo veç ka qenë, por e ka bërë atë legjitime si veshje te modestisë, bile edhe obligim për çdo femër të moshrritur.
Lirisht mundë të themi se mbulesa ka vazhduar të jetë si pjesë e identitetit të femrës, në veçanti asaj myslimane, evreje dhe  të krishtere me shekuj deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit njëzet, ku femrat evropiane kanë filluar gradualisht ta heqin mbulesën. E me përfundimin e luftës së dytë botërore mbulesa ka filluar të bëhet gati se e pa njohur dhe e huaj gjithë andej nëpër Evropë, për tu përdorur vetëm në kishë kur edhe bëhet adhurimi i Zotit. Me përjashtim të motrave të nderit (murgeshave) të cilat edhe sot e kësaj dite e kanë mbulesën ashtu siç kërkohet nga to. Kanë bërë përjashtim edhe një numër i grave të vjetra, atyre ortodokse dhe katolike të cilat deri krejt vonë para pak viteve nuk e kanë hequr mbulesën, bile diku, diku ka ende. Ndërsa tek evrenjtë mbulesa është shumë ma prezentë sesa tek gratë e të krishterëve. Edhe tek myslimanët në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit njëzetë është luftuar me të madhe mbulesa dhe kanë arritur mjaft “sukses” në këtë drejtim gjithandej nëpër botën islame. Madje edhe tek ne shqiptarët deri në luftën e dytë botërore mbulesa ka qenë thuajse e domosdoshme, jo vetëm nga ana fetare, por edhe nga ana tradicionale, ashtu që është konsideruar marre e madhe me qenë një grua pa mbulesë. E pushteti komunist si armik i përbetuar jo vetëm i Islamit, por i çdo feje, bëri të vetën dhe na solli në këtë gjendje ku jemi ne sot. E mos të flasim se çka na gjeti me ardhjen e “demokracisë”, ku vajzat tona thua se na u zhveshën krejt. Sido që të jetë,  kush e mban e kush jo është çështje tjetër, por realiteti qëndron se shamia nuk është diçka e re tek populli shqiptar, por se ne si njerëz me përkatësi Islame duam ta mbajmë shaminë, pa u ndikuar nga asnjë kulturë apo popull, por thjesht e konsiderojmë obligim qiellor me të cilën plotësohet personaliteti i një femre. Andaj ju lutemi mos na pengoni, sepse fundja fundjes jemi në një shtet ku të gjithë duhet ti gëzojmë të drejtat e barabarta, pa e dëmtuar askënd. E që nuk kam dyshim se këtë do ta bëjmë me emër të Allahut, herët apo vonë, inshallah sa ma shpejt. Amin dhe deri javën e ardhshme selam alejkum.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more