Skip to main content

Ebu Hanifja dhe Ebu Jusufi

Me nje rast Ebu Jusufi, nxenesi i Ebu Hanifes dhe me von dijetar i madh Islam dhe hafiz i hadithit, ishte i semur, andaj Ebu Hanifja, duke u frikesuar se mos i ndodhte diçka, sepse tek ai shihte nje dijetar te madh, disa shkokeve te tij u kishte thene i brengosur:
Nese humbim kete djalosh, veshtir se mund ti gjendet shoku per dituri!
Allahu xh.sh beri qe Ebu Jusufi te sherohej shpejt, dhe duke e ditur se çkishte deklaruar mesuesi i tij per te, filloi te mburrej e te krenohej deri ne at masë, saqe filloi te mos merrte pjes ne ligjeratat e mesuesit te vet, por organizoi vet grupe (studimore) dhe filloi te mbante ligjerata te veçanta ne lemin e se drejtes se Sheriatit.
Ebu Hanifja, kur e hetoi se Ebu Jusufi e kishte kaluar kufirin dhe u be mendjemadh dhe ne at menyre nuk do te arrinte shum ne shkenc, e dergoi nje njeri qe ta pyeste Ebu Jusufin per nje zgjidhje juridike (fetare) ne lidhje me rrobaqepesin. Kur ky njeri shkoi tek Ebu Jusufi, u soll siç i kishte thene Ebu Hanifja. I shtroi kete pyetje:
Nje klient i rregullt nje dit i sjell rrobaqepesit te tij stof te mjaftueshem per ti qepur nje palë rroba. U moren vesh qe tia qepte per dy dërhem. Kur erdhi koha per ti marr rrobat, klienti erdhi, por rrobaqepesi mohoi qe ai i kishte sjell stof per rroba! Pastaj rrobaqepesi u pendua thell qe per aq pak para refuzoi klientin e rregullt, dhe vendosi tia kthente rrobat, mori hakun per punen e vet dhe i kerkoi falje njerezisht dhe ia kerkoi hallallin!
Ç'mendoni ju, a ka te drejt rrobaqepsi, sipas Sheriatit, ti marr ata dy derhem per meriten e vet?
Imam Ebu Jusufi, pa u hamendur, u pergjigj:
- Ka te drejt!
Njeriu i tha:
- Nuk ia keni qelluar !
Ateher Ebu Jusufi e permirsoi shpejt:
- Nuk ka te drejt
Tash njeriu i tha:
- Nuk ia keni qelluar as kesaj here !
Ateher imam Ebu Jusufin e mbuluan djerset. Si te mos e mbulonin kur ate, intelektualin e ditur para nje numri kaq te madh njerezish ne ligjerat, e poshteroi nje njeri i thjesht! Pra, nuk ishte e sakte as pergjigja e par e as e dyta, kurse ai nuk e dinte te treten!!! Vetem tash i ra ne mend se nje pytje te till mund ta shtronte vetem mesuesi i tij Ebu Hanifja! Menjeher shkoi tek Ebu Hanifja, per tu bindur per kete.
Kur u paraqit ne dyert e shtepis se Ebu Hanifes, ai iu drejtua me fjalet:
- Prej nga ne kete koh, mos te ka ndjekur rastesisht ndonje rrobaqepes ?!
Ebu Jusufi iu pergjigj:
- Ia keni qelluar, sikur e keni shtyr ate njeri te me pyeste!
Ebu Jusufi iu lut t'ia sqaronte ate pyetje te komplikuar.
Ebu Hanifja i thot:
- Çeshtja eshte e qart, por mendjemadhsia jote te ka penguar te mendoje mir e mire per at pyetje!
Nese rrobaqepesi ka menduar qe rrobat t'i merrte per vete, para se ti qepte, ateher nuk e ka te drejten e shperblimit dhe fitimit, sepse i ka qepur per vete, mirpo nese kete e ka menduar pasi ti kete qepur rrobat, ateher klienti eshte i detyruar ta paguaj
Ne fund imam Ebu Hanifja konstatoi:
- Kush konsideron se nuk ka nevoj te mesoj me teper, le ta qaj vetveten e vet.

Burimi: tuuba7
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more