Aparati i riprodhimit te mashkulli

Aparati i riprodhimit mashkullor përbëhet nga:
- Dy testikujt, që janë gjendra seksuale mashkullore dhe përbëhen nga
- Gypat seminifere që prodhojnë spermatozoidet dhe përfundojnë në:
- Epididimë, ku maganizohen spermatozoidet e sapoformuar të cilët nëpërmjet 
- Dy kanaleve deferente kalojnë në:
- Vezikulat seminale të cilat nëpërmjet një gypi lidhen me
- Gjëndrën e prostatës 

Aty ku bashkohen dhe dy kanalet deferente hapet edhe gypi që vjen nga fshikëza e urinës e që quhet
- Uretra, me të cilën lidhen edhe
- Gjendrat e Cuperit, sekretet e të cilave kanë funksion lubrifikues. Fshikëzat(vezikulat) seminale, prostata dhe gjendrat e Cuperit marrin pjesë në formimin e lëngut spermatik funksioni i të cilit është të mbajë në gjendje aktive spermatozoidet.

Sperma e njeriut përbëhet nga:
a) Spermatozoidet
b) Lëngu spermatik   

Testikujt prodhojnë:
a) spermatozoide dhe
b) hormone seksuale mashkullore(më kryesori testosteroni) të cilat përcaktojnë tiparet seksuale dytësore.

Një spermatozoid përbëhet nga:
a) koka-pjesën më të madhe të së cilës e zë bërthama. Para saj ndodhet një qeskë e mbushur me enzima tretëse që quhet
a) Akrozoma.
b) Qafa - e pasur me mitokondri.
c) Bishti - që shërben për lëvizje.

Koha e prodhimit të një spermatozoidi të rritur përcaktohet me 74 ditë dhe zhvillimi e pjekja e spermatozoidëve të rritur bëhet në kontroll të disa gjendrave të caktuara me qendër në tru. Këto gjendra prodhojnë lëndën e quajtur “hormone” që sillen nëpër gjak, dhe disa prej tyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë në gypat e lindjes së spermatozoideve. Zhvillimi i spermatozoidit pa një sasi të përshtatshme hormonesh në gjak është i pamundur, dhe po kështu, sasia e ulët e hormoneve përbëjnë përqindje shumë të vogël spermatozoidësh, dhe që të dyja këto çojnë në sterilitet.


Postime të ngjashme

Disqus for Rapitful Shqip

  •