Ali Aliu |
Lindi më 1934 në Prespë (Kranjë).
Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955.
Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Beograd në vitin 1960.
Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973.
Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet.
Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë.
Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë.
Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj.
Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra.
Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995.
Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
loading...
Lexo edhe: