Skip to main content

Vlera e nënës

Është mirë të kesh grua të bukur dhe pasuri të madhe por më së miri është të kesh nënën, të cilën e puth çdo ditë ndërsa ajo të uron: Qoftë i kënaqur Allahu me ty o biri im! 


Disa prej nesh turpërohen nëse shoqërojnë nënat e tyre në ndonjë vend ndërsa nëna ndihet plotësisht ndryshe. Ajo krenohet nëse i biri e merr me vete tek ndonjë i afërm…Sa të mira janë nënat e sa të vrazhdë janë të bijtë!


Para se ta martosh vajzën mos harro ta pyesësh dhëndrin, jo vetëm për fenë, moralin, nderin, pasurinë dhe punën e tij por edhe për respektin që ka ndaj prindërve. Çdokush planifikon t’i bëjë një surprizë gruas, shokut apo mikut, por të paktë janë ata që mendojnë ta bëjnë këtë për nënën e tyre.

Ndoshta sot nuk e di sa e madhe është dashuria e nënës për ty, por vetëm atëherë kur të martohesh dhe të kesh fëmijë do ta kuptosh një gjë të tillë.


Bindu se zemra jote është tamam sikur një gur i shurdhër. Në fakt, kjo është një nënë e cila vdes në duart e birit të saj, dhe siç e shihni asgjë nuk mund ta bëjë atë që ta harrojë të birin, madje as në momentet kur jep shpirt. Ajo fshin lotët e të birit për të shkruar kështu në histori rrëfimin e dashurisë së vërtetë.


Ah sa shumë do të donte sikur edhe toka ta përpinte e i biri të mos e shihte në atë gjendje. Ka ngritur dorën dhe sikur thotë: Biri im, ti je me rëndësi! Kush do të kujdeset për ty, kush do t’i dëgjojë hallet, kush do të gatuaj për ty sonte, kush do t’i pastroj rrobat biri im?


Lamtumirë, bukuri e jetës, lamtumirë! Çdo gjë në këtë botë mund të zëvendësohet, vetëm nëna jo. Asgjë nuk mund të gjesh që mund ta mbush boshllëkun e saj. Pasuria shkon e vjen ndërsa nëna nuk kthehet kurrë! Asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë!


Disa bijë mendojnë se nëna është vetëm një shërbëtore e cila gatuan, pastron, të zgjon në mëngjes, dhe ndoshta dallimi i vetëm ndërmjet saj dhe shërbëtores është se kjo e fundit për punën e saj kërkon shpërblim material ndërsa nëna jo. Disa bijë nuk ia dinë vlerën nënës së tyre vetëm se atëherë kur t’ju vdes nëna dhe të mbesin nën përkujdesjen e njerkës…


Cili prej nesh ia puth dorën nënës së vet?!

Cili prej nesh ia puth kokën nënës së vet?!

Cili prej nesh i flet me respekt nënës së vet?!


Po të bënim një shqyrtim kritik të gjendjes, do të gjenim se shumica jemi të pasjellshëm ndaj saj. Sa i përbuzur është ky njeri! Historia ka dëshmuar se çdokush që ka qenë arrogant ndaj prindërve nuk ka kaluar jetë të qetë dhe nuk ka gjetur respekt as prej bijve të tij…Pasi të kesh lexuar këto fjalë, atëherë lexoja (ose nisja) dhe të tjerëve që të fitosh shpërblime dhe të arrihet dobia e përgjithshme.Mos harro se Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“من دعا إلى هدىً، كان له من الأجر مثل أجور من تبعه لا ينقص ذلك من أجورهم شيئاً، ومن دعا إلى ضلالةٍ، كان عليه من الإثم مثل آثام من تبعه لا ينقص من آثامهم شيئاً


Kush thërret në udhëzim ka shpërblim sikur shpërblimin e atyre që e pasojnë ata, duke mos i pakësuar shpërblimi i atyre. Kush thërret në humbje ka mëkat sikur mëkati i atyre që e pasojnë duke mos iu pakësuar mëkati i tyre fare”.

 
O Zot! Fali dhe mëshiroji prindërit tanë!


vlera e nenes, nena dhe vlera e saj, rendesia e nenes,nena dhe rendesia e saj, rendesia e prinderve,prinderit dhe rendesia e tyre, vlere e nenes,rendesi e prinderve,  
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more