Skip to main content

Ushqimi në këtë shekull – pro dhe kundër

Ushqimi i shekullit tonë është karakterizuar si jo i shëndetshëm. Sipas asaj që kemi lexuar në raportin e fundit të Shërbimit Special për Mbrojtje në Sh.B.A, sëmundjet që janë si pasojë e ushqimit të tepruar dhe jo të rregullt, gjenden në shkallë më të lartë të vdekjeve në Amerikë.

Sëmundjet e arterieve koronare [1] është shkaku më i shpeshtë i vdekjeve. Gjatë një viti 1,5 milion amerikanë kanë sulme në zemër, kurse prej tyre gjysmë milioni e humbin jetën.

Po ashtu, ushqimi luan rol të rëndësishëm në disa forma të sëmundjeve kancerogjene, siç është kanceri në zorrën e trashë, në gji dhe prostatë[2].

Raporti më i ri i Shoqatës Nacionale për Tension të Lartë të Gjakut në Amerikë flet se edhe tensioni i lartë është njëra nga sëmundjet që kanë lidhje me ushqimin, dhe kjo sëmundje vuajnë 85 milionë në Amerikë.

Shkencërisht është vërtetuar se mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm në paraqitjen e sheqerit në gjak, të zënët kaps[3], në dobësimin të eshtrave deh sëmundjet e dhëmbëve. Kështu diabeti[4] i godet më tepër se 11 milion amerikanë, kurse prej tij janë të sëmurë më tepër se 200 milion njerëz në planetin tonë. Nga ana tjetër, prej të zënurit kaps sëmuren me tepër se 3.5 milion amerikanë në vit, por kjo sëmundje rrallë mund të haset në Afrikë.

Hulumtimet kanë konstatuar se kariesi[5] i dhëmbëve i cili lajmërohet për shkak të konsumit të tepruar të sheqerit, i godet më së shumti fëmijët nën moshën nëntë vjeçare në Amerikë. Fëmiu shtatëvjeçarë më së paku i ka shtatë dhëmbë të prishur.
 
Çfarë ka ndodhur me ushqimin e këtij shekulli? E kemi tepruar me konsumimin e një lloji të ushqimit, kurse e kemi pakësuar konsumimin e disa llojeve të tjera të ushqimit. Të shohim se ç’kemi bërë me konsumimin e disa llojeve të ushqimeve.


[1] Lat. Arteria coronaria: arteria kunorore(koronare).(Shën. i redektorit)
[2] Lat. Prostata: prostatë gjëndër seksuale e vendosur në sisteemin reproduktiv tek meshkujt, e cila merr pjesë në krijimin e spermes. (Shën. i redektorit)
[3] Lat. Obstipatio: kapsllëk, gjendje kur nuk del dot jashtë(për nevojën e madhe) ose el jashtë me vështirësi dhe me vonesë. . (Shën. i redektorit)
[4] Diabetes ose sëmundja e sheqerit, është çrregullimi më shpeshtë i sistemit endokrin, prej së cilës sëmuren nga 1 individ në çdo 70 persona.
[5] Lat.Caries:kalbje, prishje në dhëmbë ose asht. (Shën. i redektorit)



rreziku nga ushqimi,ushqimi dhe rreziqet, rreziku nga ushqimi, diabeti,cka eshte diabeti, diabeti, ushqimi dhe kanceri i zorres se trashe,ushqimi dhe kariesi i dhembeve,dhembet dhe kariesi, semundjet koronare, semundjet e zemres, ushqimi dhe zemra,   
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more