Skip to main content

Portali Gjuhaime

Bashkatdhetarë të nderuar,

Është e drejtë themelore njerëzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar. Shenja e parëdhe më e rëndësishme e këtij identiteti është gjuha amtare. Mësimi i gjuhës amtare në shkollënënkupton edhe mësimin për kulturën e origjinës dhe përbërësit e saj. Në kushtet e jetës jashtë
 
Atdheut ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar vështirësohet dhe kjo manifestohet shumë mëtepër te brezat e rinj, posaçërisht te fëmijët e lindur atje. Prandaj, institucioni më i përshtatshëm,ku mësohen e zhvillohen kompetencat gjuhësore e kulturore me përkujdesje profesionale,është shkolla. Dhe kjo shkollë tashmë njihet me emërtimin Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në diasporë.

Portali “Gjuha ime” i dedikohet fëmijëve dhe të rinjve (nxënësve) shqiptarë të
cilët jetojnë jashtë Atdheut. Ky portal është pjesë e synimit të përhershëm për vetëdijesimin e vazhdueshëm të brezave të rinj për gjuhën dhe kulturën e origjinës, si përparësi dhe veçanti e identitetit të tyre personal e kolektiv kombëtar, në njërën anë, dhe si mbështetje e bazë e mirë për integrimin e tyre në shoqërinë ku jetojnë, në anën tjetër.

Përmes këtij portali, të gjithë fëmijëve, kudo që ndodhen në diasporë do t’iu ofrojmë mundësinë që ta mësojnë sa më lehtë gjuhën e tyre amtare. Përmes mundësive të cilat i ofron ky portal, ata do ta ndjejnë se kudo që ndodhen i përkasin një shteti që kujdeset për ta dhe kudo që ata të degëzohen, rrënjët i kanë këtu, në Kosovën e tyre.

Ky portal, si për nxënësit shqiptarë ashtu edhe për ata që dëshirojnë ta mësojnë gjuhën shqipe, përbën një mësim shtesë krahas mësimit të rregullt dhe është një mbështetje e mirë në formimin sa me të plotë të personalitetit të tyre, duke i zhvilluar dhe pasuruar kompetencat dhe potencialet intelektuale, estetike, morale dhe sociale, duke nxitur njëkohësisht komunikimin dhe bashkëpunimin në mes të kulturave të ndryshme.

Në portalin “Gjuha ime”, fëmijët e mërgimtarëve tanë përpos që do të kenë mundësinë ta mësojnë gjuhën e tyre amtare, përmes Abetares “online”, ata do të kenë mundësinë të marrin edhe njohurit të tjera, të cilat i mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në vendlindje.
 
Gjithashtu, në këtë portal me lehtësi dhe saktësisht ju do të gjeni edhe informatat për shkollat ku zhvillohet Mësimi Plotësues në Gjuhën Amtare si dhe do të njiheni për së afërmi me planprogramet mësimore.

Portali “Gjuha ime” ofron mundësinë edhe të argëtimit nëpërmjet lojërave dhe kuizeve, të cilat janë sajuar enkas për ngritjen e njohurive të fëmijëve lidhur me vendin e origjinës si dhe do të mund të gjeni edhe shumë materiale të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën.
 
Njëkohësisht, ju do të mund të njiheni edhe me të gjitha aktivitetet që do të jenë interesante për fëmijët e juaj si dhe me zhvillimet e përgjithshme kulturore në Kosovë dhe diasporë.

Per me shume vizito apo kliko http://www.gjuhaime.com
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more